Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PIKËPAMJA E BIBLËS

Kurorëshkelja

Kurorëshkelja

Edhe pse besnikëria në martesë vlerësohet gjerësisht, kurorëshkelja vazhdon të rrënojë shumë familje.

Ç’është kurorëshkelja?

ÇFARË THONË NJERËZIT:

Në disa kultura seksi jashtë martese nuk shihet si veprim i gabuar, sidomos kur tradhton burri. Në disa të tjera, martesa nuk konsiderohet si lidhje e përhershme.

ÇFARË THOTË BIBLA:

Në përgjithësi, Bibla e përcakton kurorëshkeljen si marrëdhënie jashtë martese, si nga gruaja, si nga burri. (Jobi 24:15; Proverbat 30:20) Tradhtia është e pështirë në sytë e Zotit. Në Izraelin e lashtë tradhtia dënohej me vdekje. (Levitiku 18:20, 22, 29) Jezui u tha dishepujve të tij të mos kryenin kurorëshkelje.Mateu 5:27, 28; Luka 18:18-20.

PSE KA RËNDËSI:

Kurorëshkelësit thyejnë betimin solemn që i kanë bërë bashkëshortit ditën e martesës. Gjithashtu ‘mëkatojnë kundër Perëndisë’. (Zanafilla 39:7-9) Tradhtia mund t’i ndajë mizorisht fëmijët nga prindërit. Për më tepër, Bibla paralajmëron se «Perëndia do të gjykojë . . . kurorëshkelësit».Hebrenjve 13:4.

«Martesa të nderohet nga të gjithë dhe shtrati martesor të jetë pa ndyrësi.»Hebrenjve 13:4.

A e prish kurorëshkelja lidhjen martesore?

ÇFARË THOTË BIBLA:

Sipas Biblës, e vetmja bazë për t’i dhënë fund lidhjes martesore është imoraliteti. (Mateu 19:9) Kjo nënkupton se pas tradhtisë, bashkëshorti i pafajshëm ka të drejtë të vendosë nëse do të divorcohet apo jo. Ky është vendim personal.Galatasve 6:5.

Nga ana tjetër, në sytë e Zotit martesa është një lidhje e shenjtë për gjithë jetën. (1 Korintasve 7:39) Zoti e urren divorcin për arsye të parëndësishme, si: «Thjesht nuk jam i kënaqur me bashkëshortin.» Pra, vendimi për t’u divorcuar nuk duhet marrë lehtë.Malakia 2:16; Mateu 19:3-6.

«Unë po ju them se ai që divorcohet nga gruaja, përveç rastit kur ajo ka kryer kurvëri, e vë atë në rrezik që të kryejë kurorëshkelje.»Mateu 5:32.

A është mëkat i pafalshëm kurorëshkelja?

ÇFARË THOTË BIBLA:

Jo. Bibla thotë se Perëndia u tregon mëshirë atyre që pendohen dhe kthejnë rrugë, edhe kur kryejnë kurorëshkelje. (Veprat 3:19; Galatasve 5:19-21) Në fakt, Bibla flet për burra e gra kurorëshkelës që ndryshuan rrugë e u bënë miq të Zotit.1 Korintasve 6:9-11.

Zoti i tregoi mëshirë Davidit, një prej mbretërve të Izraelit të lashtë. Davidi kreu kurorëshkelje me gruan e një prej oficerëve të ushtrisë së tij. (2 Samuelit 11:2-4) Bibla thotë qartë se «kjo që kishte bërë Davidi ishte e keqe në sytë» e Perëndisë. (2 Samuelit 11:27) Pasi pranoi qortimin, Davidi u pendua dhe Perëndia e fali. Megjithatë vuajti pasojat e hidhura të veprimeve të tij. (2 Samuelit 12:13, 14) Më vonë mbreti i mençur Solomon tha se «kushdo që kryen kurorëshkelje . . . ka një zemër pa gjykim të mirë».Proverbat 6:32.

Ç’MUND TË BËSH:

Nëse ke kryer kurvëri, duhet t’i kërkosh të falur edhe Zotit, edhe bashkëshortit. (Psalmi 51:1-5) Mëso ta urresh kurorëshkeljen ashtu si Perëndia. (Psalmi 97:10) Ji i vendosur të shmangësh pornografinë, fantazitë seksuale, flirtimin ose çdo gjë që do të të ngjallte interes për dikë tjetër, përveç bashkëshortit.Mateu 5:27, 28; Jakovi 1:14, 15.

Nëse të ka tradhtuar bashkëshorti, ji i sigurt se Zoti e kupton mirë si ndihesh. (Malakia 2:13, 14) Kërko drejtimin dhe mbështetjen e tij të butë dhe «ai vetë do të të mbështetë». (Psalmi 55:22) Nëse vendos ta falësh dhe të mos divorcohesh, të dy duhet të punoni fort që të rindërtoni lidhjen e martesës.Efesianëve 4:32.

Profeti Natan i tha Davidit të penduar pas kurorëshkeljes: «Zoti ta ka falur këtë mëkat.»2 Samuelit 12:13, përkthimi Simon Filipaj.