Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

IDE PËR STUDIMIN

Krijo një atmosferë të këndshme

Krijo një atmosferë të këndshme

A dëshiron të nxjerrësh sa më shumë dobi nga studimi personal? Sugjerimet e mëposhtme mund të të ndihmojnë të krijosh një atmosferë ku e ke më të lehtë të studiosh.

  • Gjej një ambient të përshtatshëm. Nëse është e mundur, gjej një vend të pastër, të rregullt dhe të ndriçuar mirë. Mund të studiosh në tavolinë ose të zgjedhësh një ambient të rehatshëm në natyrë.

  • Zgjidh një vend ku mund të jesh vetëm. Në një rast, Jezui zgjodhi të lutej «herët në mëngjes» në «një vend të veçuar». (Mar. 1:35) Nëse nuk është e mundur të jesh vetëm, mund t’u thuash familjarëve ose atyre me të cilët jeton në çfarë orari do të studiosh, që të tregojnë konsideratë.

  • Shmang shpërqendrimet. Nëse përdor telefonin ose tabletin për të studiuar, vendose në modalitetin avion ose fiki njoftimet që të mos shpërqendrohesh. Nëse gjatë studimit kujtohesh se duhet të bësh diçka, mbaj një shënim që ta bësh më vonë. Në rast se e ke të vështirë të përqendrohesh, bëj një pushim që të ecësh pak ose që të bësh nja dy ushtrime.