Mos u infekto nga fryma egoiste e botës
A E KE vënë re se shumë njerëz sot mendojnë që u takojnë privilegje, të drejta ose një trajtim special? E sado të marrin, prapë mendojnë se meritojnë më shumë. Ky mentalitet i ka rrënjët tek egoizmi dhe mosmirënjohja që karakterizojnë këto ditë të fundit.—2 Tim. 3:2.
Sigurisht, njerëz egoistë ka pasur gjithmonë. Adami dhe Eva zgjodhën të vendosnin vetë ç’ishte e mirë dhe e keqe, e pasojat qenë katastrofike. Shekuj më vonë, Uziahu, një mbret i Judës, mendoi se i takonte të paraqiste temjan në tempull, por ky ishte gabim i rëndë. (2 Kron. 26:18, 19) Po ashtu, farisenjtë dhe saducenjtë pandehnin se e meritonin që Perëndia t’i trajtonte në mënyrë speciale thjesht ngaqë ishin pasardhës të Abrahamit.—Mat. 3:9.
Sot kemi përreth plot njerëz egoistë që mendojnë vetëm për veten, dhe mund të infektohemi nga qëndrimi i tyre. (Gal. 5:26) Mund të fillojmë të mendojmë se na takon një privilegj i caktuar ose një trajtim special. Ç’mund të bëjmë që të mos ndikohemi nga ky mentalitet? Duhet të përpiqemi t’i shohim gjërat me syrin e Jehovait. Të ndalemi te dy parime nga Bibla që do të na ndihmojnë.
Jehovai e përcakton se çfarë na takon të marrim. Ja disa shembuj:
-
Efes. 5:33) Bashkëshortët duhet të shfaqin dashuri romantike vetëm për njëri-tjetrin. (1 Kor. 7:3) Gjithashtu, prindërit kanë të drejtë të presin që fëmijët t’u binden, dhe fëmijëve u takon që prindërit t’u tregojnë dashuri e të kujdesen për ta.—2 Kor. 12:14; Efes. 6:2.
Në familje, burri ka nevojë të ndiejë se gruaja e respekton, ndërsa gruaja ka nevojë të ndiejë se burri e do. ( -
Në kongregacion, pleqtë e papërtuar meritojnë gjithë respektin tonë. (1 Sel. 5:12) Gjithsesi, nuk u është dhënë autoriteti të kenë nën kontroll vëllezërit e motrat.—1 Pjet. 5:2, 3.
-
Perëndia u ka dhënë qeverive njerëzore të drejtën të kërkojnë taksa dhe nderim nga nënshtetasit e tyre.—Rom. 13:1, 6, 7.
Jehovai na jep me dashuri ku e ku më tepër nga ç’meritojmë. Ngaqë kemi trashëguar mëkatin, ne meritojmë vdekjen. (Rom. 6:23) Ama, dashuria besnike e shtyn Jehovain të na bekojë dorëhapur. (Psal. 103:10, 11) Çdo bekim a privilegj e kemi falë mirësisë së tij të pamerituar.—Rom. 12:6-8; Efes. 2:8.
SI TË MOS ZHVILLOSH NJË FRYMË EGOISTE
Bëj kujdes të mos përvetësosh mentalitetin e botës. Si pa e kuptuar, mund të fillojmë të mendojmë se meritojmë më shumë sesa të tjerët. Jezui tregoi sa kollaj mund të hedhë rrënjë kjo mënyrë të menduari me anë të ilustrimit për punëtorët që u paguan një denar. Disa punëtorë e nisën punën herët në mëngjes dhe u rraskapitën tërë ditën në piskun e vapës, kurse të tjerë punuan vetëm një orë. Punëtorët e grupit të parë menduan se u takonte një pagë më e lartë për punën që kishin bërë. (Mat. 20:1-16) Nëpërmjet këtij ilustrimi, Jezui theksoi se dishepujt e tij duhet të gëzojnë për gjithçka që Perëndia u jep me kënaqësi.
Ji mirënjohës, jo pretendues. (1 Sel. 5:18) Imito apostullin Pavël, i cili nuk kërkoi që vëllezërit në Korint ta mbështetnin ekonomikisht, ndonëse e kishte këtë të drejtë. (1 Kor. 9:11-14) Duhet ta vlerësojmë çdo të mirë që na bëjnë të tjerët e të mos kemi një qëndrim pretendues.
Zhvillo përulësinë. Kur dikush mendon tepër për veten, zakonisht fillon edhe të mendojë se meriton më shumë. Kundërhelmi për këtë mënyrë të menduari helmuese është përulësia.
Profeti Daniel është një shembull i shkëlqyer përulësie. Ai vinte nga familje fisnike, ishte i pashëm, inteligjent e kishte goxha aftësi, prandaj mund të mendonte se i meritonte trajtimin dhe privilegjet speciale që mori. (Dan. 1:3, 4, 19, 20) Por Danieli mbeti i përulur, dhe kjo cilësi e bëri të vyer për Jehovain.—Dan. 2:30; 10:11, 12.
Të mos lejojmë të na infektojë fryma egoiste që mbizotëron sot në botë. Në vend të kësaj, të vazhdojmë të gëzojmë për çdo bekim që na jep Jehovai me mirësinë e tij të pamerituar.