PROJEKT STUDIMI
Trego guxim kur je nën presion
Lexo Jereminë 38:1-13 që të mësosh për guximin që shfaqën profeti Jeremia dhe eunuku Ebed-Melek.
Analizo kontekstin. Si tregoi guxim Jeremia kur shpalli mesazhet e Jehovait? (Jer. 27:12-14; 28:15-17; 37:6-10) Çfarë reagimi ngjalli veprimi i tij?—Jer. 37:15, 16.
Gërmo më thellë. Çfarë presioni i bënë Jeremisë? (jr 26-27 20-22) Zbulo çfarë ishin sternat në kohët e lashta dhe për çfarë përdoreshin. (w11 1/1 19 ¶1-4) Si mund të jetë ndier Jeremia kur e hodhën në sternën me baltë? Çfarë frike iu desh të kapërcente Ebed-Melekut?—w12 1/5 31 ¶2-3.
Nxirr mësime. Pyet veten:
-
«Çfarë më mëson ky tregim për mënyrën si i mbron Jehovai shërbëtorët e tij besnikë?» (Psal. 97:10; Jer. 39:15-18)
-
«Në cilat situata do të më duhet të tregoj guxim?»
-
«Si mund të jem më i guximshëm për të bërë atë që është e drejtë edhe nën presion?» (w11 1/3 30) a
a Për projekte studimi, shih artikullin «Ide për studimin» në Kullën e Rojës të korrikut 2023.