Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

IDE PËR STUDIMIN

Ji mendjehapur ndërsa studion

Ji mendjehapur ndërsa studion

Ndërsa përgatitemi të studiojmë, mund të pyesim veten: «Çfarë pres të mësoj nga ky material?» Gjithsesi duhet të bëjmë kujdes që ajo çfarë presim, të mos na pengojë të shohim gjërat e reja që po na mëson Jehovai. Si mund të jemi mendjehapur kur studiojmë?

Lutu për mençuri. Kërkoji Jehovait të të ndihmojë të dallosh mësimet që ai dëshiron të nxjerrësh tani. (Jak. 1:5) Mos u mjafto vetëm me atë që di tashmë.—Prov. 3:5, 6.

Lejoje fuqinë e Biblës të ndikojë në jetën tënde. «Fjala e Perëndisë është e gjallë.» (Hebr. 4:12) Sa herë lexojmë Biblën, Fjalën e gjallë të Perëndisë, mund të mësojmë diçka të re që na përmirëson jetën. Mirëpo kjo ndodh vetëm nëse e pranojmë se kemi nevojë të mësohemi nga Perëndia.

Çmo gjithçka në tryezën e Jehovait. Ushqimi besimforcues që na siguron Jehovai është si «një gosti me ushqime të zgjedhura». (Isa. 25:6) Mos i anashkalo ato «ushqime» që mendon se nuk do të të pëlqejnë. Në këtë mënyrë do ta lejosh Jehovain të të modelojë e do ta shijosh vërtet studimin.