Çfarë thotë Bibla?
A i shkakton Zoti vuajtjet?
Si mendon?
Po
Jo
Ndoshta
Bibla thotë:
«Larg qoftë që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi, që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!» (Jobi 34:10) Perëndia nuk shkakton kurrë as të këqijat dhe as vuajtjet që shohim në botë.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Satana Djalli, «sundimtari i kësaj bote», është shkaku kryesor i vuajtjeve.—Gjoni 14:30.
Vuajtjet dhe ligësitë shpesh vijnë edhe si rezultat i zgjedhjeve të gabuara të njerëzve.—Jakovi 1:14, 15.
A do të marrin ndonjëherë fund vuajtjet?
Disa mendojnë se njerëzit mund t’i zhdukin vuajtjet me anë të përpjekjeve të tyre të përbashkëta, ndërsa të tjerë nuk kanë edhe aq shpresë se kushtet botërore do të përmirësohen kaq shumë. Po ti, si mendon?
Bibla thotë:
Zoti do t’i zhdukë vuajtjet. «Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:3, 4.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Me anë të Jezuit, Zoti do t’u japë fund vuajtjeve që ka shkaktuar Djalli.—1 Gjonit 3:8.
Njerëzit e mirë do të jetojnë në paqe përgjithmonë në tokë.—Psalmi 37:9-11, 29.