3 Ndihmë për të përballuar problemet
Për momentin, disa probleme as mund të shmangen, as mund të zgjidhen. Për shembull, nëse vdekja të ka rrëmbyer një person të dashur, ose nëse vuan nga një sëmundje kronike, mund të mos kesh zgjidhje tjetër përveçse të gjesh mënyra si ta përballosh dhimbjen. A mund të na ndihmojë Bibla në këto situata tejet të vështira?
SËMUNDJET KRONIKE
Roza thotë: «Vuaj nga një çrregullim gjenetik që më shkakton dhimbje të forta dhe të vazhdueshme. Jeta më është vështirësuar sa më s’ka.» Një nga gjërat që e merakoste më tepër ishte se hera-herës nuk arrinte të përqendrohej në studimin e Biblës ose në aktivitetet që lidhen me adhurimin e Perëndisë. Por mori shumë zemër nga fjalët e Jezuit te Mateu 19:26: «[Me] Perëndinë gjithçka është e mundur.» Roza mësoi se studimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Nganjëherë e kishte thuajse të pamundur të lexonte për shkak të dhimbjeve, prandaj nisi të dëgjonte incizimet e Biblës e të literaturës biblike. * Ajo thotë: «Pa këto mundësi, nuk e di si do ta kisha ruajtur miqësinë me Perëndinë.»
Kur Roza trishtohet ngaqë nuk arrin të bëjë gjërat e dikurshme, merr zemër nga 2 Korintasve 8:12: «Nëse ekziston së pari gatishmëria, kjo është veçanërisht e pranueshme, me aq sa një njeri ka, dhe jo me atë që nuk ka.» Këto fjalë i kujtojnë se Perëndia kënaqet me atë që ajo arrin të bëjë, sepse po bën më të mirën brenda kufizimeve të saj.
PIKËLLIMI
Delfina, që e përmendëm më parë, kujton: «Pasi më vdiq vajza 18-vjeçare, dhimbja ishte aq e madhe, Psalmit 94:19, ku shkrimtari i tha Perëndisë: «Kur pata përbrenda shumë mendime turbulluese, ngushëllimet e tua nisën të ma ledhatonin shpirtin.» Ajo thotë: «Iu luta Jehovait të më ndihmonte si ta lehtësoja dhimbjen.»
sa m’u duk se jeta ime mori fund. Asgjë s’do të ishte si më parë.» Gjithsesi u ngushëllua shumë nga fjalët eDelfina u angazhua në punë vullnetare domethënëse. Me kalimin e kohës, nisi ta krahasonte veten me një shkumës—mund të shkruash edhe me atë që është thyer. Në mënyrë të ngjashme, ndonëse ndihej e thyer shpirtërisht, mësoi se mund t’i ndihmonte ende të tjerët. Delfina kujton: «Shpejt kuptova se Jehovai po më qetësonte e po më ngushëllonte nëpërmjet parimeve dhe mendimeve biblike me të cilat ngushëlloja studentët.» Ajo bëri një listë me personazhe biblike që kaluan periudha pikëllimi të thellë dhe nxori këtë përfundim: «Të gjithë pa përjashtim luteshin rregullisht.» Gjithashtu mësoi se, «nëse e mban Biblën mbyllur, nuk mund të gjesh përgjigje».
Delfina ka mësuar edhe diçka tjetër nga studimi i Biblës: të përqendrohet tek e ardhmja, jo tek e shkuara. Atë e ngushëllon shpresa që përshkruhet te Veprat 24:15: «Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.» Sa e sigurt është se Jehovai do t’ia ringjallë të bijën? Ja si përgjigjet: «Arrij ta përfytyroj vajzën në të ardhmen. Takimi ynë i radhës është përcaktuar tashmë, si të ishte shkruar në kalendarin e Atit tim qiellor. Takimin me të në kopshtin tonë e kam kaq të gjallë në mendje, sa ç’kam edhe fytyrën e saj ditën që lindi dhe dashurinë që ndjeva për të.»
^ par. 4 Shumë nga këto incizime disponohen në sitin jw.org.
Bibla mund të të ngushëllojë edhe në ditët më të errëta të jetës