Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë thotë Bibla?

Çfarë thotë Bibla?

Kush ose çfarë është Djalli?

A MENDON se Djalli është . . .

  • krijesë e padukshme?

  • e keqja brenda njeriut?

  • pjellë e imagjinatës?

BIBLA THOTË:

Djalli foli me Jezuin dhe ‘e tundoi’. (Mateu 4:1-4) Pra, Djalli nuk është person imagjinar, as thjesht e keqja. Ai është engjëll i lig.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Në fillim Djalli ishte një engjëll i shenjtë, mirëpo «nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën». (Gjoni 8:44) U bë gënjeshtar dhe u rebelua kundër Zotit.

  • Edhe engjëj të tjerë u rebeluan dhe u bashkuan me Satanain.​—Zbulesa 12:9.

  • Djalli ua ka verbuar mendjen shumë vetave që të mos besojnë se ai ekziston.​—2 Korintasve 4:4.

A mund t’i mbajë nën kontroll Djalli njerëzit?

DISA THONË se kjo është një përrallë, ndërsa të tjerë tmerrohen nga ideja se mos i pushtojnë demonët. Si mendon ti?

BIBLA THOTË:

«E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.» (1 Gjonit 5:19) Djalli ka pushtet të madh mbi njerëzit, ama jo mbi çdo njeri.

Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?

  • Djalli përdor mashtrimin që të ndikojë më tepër te njerëzit.​—2 Korintasve 11:14.

  • Ka raste që frymërat e liga i komandojnë njerëzit.​—Mateu 12:22.

  • Me ndihmën e Zotit, mund t’ia dalësh ‘t’i kundërvihesh Djallit’.​—Jakovi 4:7.