Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë shprese ka për të vdekurit?

Çfarë shprese ka për të vdekurit?

Vdekja na prek të gjithëve, por a mbaron gjithçka me të? A mbeten përgjithmonë në harresë të vdekurit? Apo kanë shpresë?

SHIKO ÇFARË THOTË BIBLA:

TË VDEKURIT NUK LIHEN NË HARRESË

«Të gjithë ata që janë në varre . . . do të dalin.»​—Gjoni 5:28, 29.

Perëndia nuk i harron të vdekurit; ata që janë në kujtesën e tij, do të kthehen në jetë.

NË TOKË DO TË KETË RINGJALLJE

«Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.»​—Veprat 24:15.

Miliarda njerëz do të rikthehen në jetë, me shpresën që të jetojnë përgjithmonë në paqe të plotë.

SHPRESA E RINGJALLJES ËSHTË E BESUESHME

«[Perëndia] numëron yjet dhe i thërret të gjitha me emër.»​—Psalmi 147:4.

Meqë Zoti i thërret me emër të gjitha yjet, është i aftë t’i kujtojë kollaj njerëzit që do të ringjallë.