Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Krahasimi më me vlerë që mund të bësh

Krahasimi më me vlerë që mund të bësh

A E KONSIDERON veten të krishterë? Nëse po, je ndër më tepër se 2 miliardë njerëz në tokë, gati 1 në 3 veta, që pohojnë se ndjekin Krishtin. Sot ka mijëra fe që quhen të krishtere, e megjithatë janë të ndara për shkak të doktrinave kontradiktore dhe pikëpamjeve të ndryshme. Kështu që bindjet e tua mund të ndryshojnë shumë nga bindjet e të krishterëve të tjerë. A ka vërtet rëndësi se çfarë beson? Po, ka​—nëse do të praktikosh krishterimin që mëson vetë Bibla.

Dishepujt e hershëm të Jezu Krishtit u bënë të njohur si «të krishterë». (Veprat 11:26) Nuk kishte nevojë për emra të tjerë që të identifikoheshin, meqë ekzistonte vetëm një besim i krishterë. Të gjithë të krishterët ndiqnin mësimet dhe udhëzimet e Themeluesit të Krishterimit, Jezu Krishtit. Po kisha jote? A beson se të mëson atë që mësoi Krishti dhe atë që besuan dishepujt e tij të hershëm? Si mund të sigurohesh për këtë? Ka vetëm një mënyrë: të përdorësh Biblën si etalon.

Mendo për këtë: Jezu Krishti kishte respekt të thellë për Shkrimet si Fjala e Perëndisë. Ai nuk i miratoi ata që zbehnin kuptimin e mësimeve të Biblës, ngaqë u dhanë përparësi traditave njerëzore. (Marku 7:9-13) Pra mund të themi me siguri se dishepujt e vërtetë të Jezuit i bazonin bindjet e tyre në Bibël. Prandaj, çdo i krishterë bën mirë të pyesë veten: «A përputhen me Biblën mësimet e kishës sime?» Që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, pse të mos krahasosh atë që mëson kisha jote me atë çfarë thotë vërtet Bibla?

Jezui tha se adhurimi i Perëndisë duhet bazuar tek e vërteta, e vërteta që gjendet në Bibël. (Gjoni 4:24; 17:17) Apostulli Pavël tha se shpëtimi ynë varet nga marrja e ‘njohurisë së saktë të së vërtetës’. (1 Timoteut 2:4) Ndaj është jetësore që bindjet tona të mbështeten tek e vërteta e saktë e Biblës. Po, është në lojë vetë jeta jonë!

SI T’I KRAHASOJMË BINDJET TONA ME BIBLËN

Të ftojmë të lexosh gjashtë pyetjet më poshtë dhe të shohësh si u jep përgjigje Bibla. Lexo në Bibël vargjet e përmendura dhe ndalu të mendosh rreth përgjigjeve. Pastaj pyet veten: «A përputhen mësimet e kishës sime me atë që thotë Bibla?»

Ky pyetësor i shkurtër do të të ndihmojë të bësh krahasimin më me vlerë që mund të bësh. A ke dëshirë të krahasosh mësime të tjera të kishës sate me atë që thotë Bibla? Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të lumtur të të ndihmojnë që të analizosh të vërtetën e qartë biblike. Pse të mos i kërkosh një Dëshmitari një studim biblik falas? Ose mund të vizitosh sitin tonë jw.org.