TEMA KRYESORE | BIBLA—HISTORIA E SAJ E MBIJETESËS
Pse ka mbijetuar Bibla?
Bibla ka mbijetuar. Prandaj, edhe ti mund të kesh një kopje e ta lexosh. Dhe, kur zgjedh një përkthim të mirë të Shkrimeve, të jesh i sigurt se po lexon një kopje të besueshme të shkrimeve origjinale. * Por pse ka mbijetuar Bibla pavarësisht nga dekompozimi natyror, nga kundërshtimi i egër dhe nga ndryshimi i qëllimshëm i mesazhit të saj, pas së cilave shpesh ka histori mbijetese të mahnitshme? Çfarë ka të veçantë ky libër?
«Tani jam i bindur se Bibla që kam, është dhuratë nga Perëndia»
Shumë studentë të Biblës kanë arritur në të njëjtin përfundim si apostulli Pavël: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia.» (2 Timoteut 3:16) Ata besojnë se Bibla ka mbijetuar sepse është Fjala unike e Perëndisë dhe sepse Ai e ka mbrojtur deri më sot. Faizali, që përmendëm në artikullin e parë të kësaj serie, vendosi t’i analizonte vetë ato që thuhen për Biblën, duke e studiuar. U habit nga ajo që zbuloi. Shpejt kuptoi se shumë nga mësimet tipike të krishterimit nuk gjenden në Bibël. Për më tepër, e preku thellë qëllimi i Perëndisë për tokën, siç tregohet në Fjalën e tij.
Ai shprehet: «Tani jam i bindur se Bibla që kam, është dhuratë nga Perëndia. Në fund të fundit, nëse Zoti ka bërë universin, a nuk ka fuqi të na japë një libër e ta mbrojë atë? Po të thosha të kundërtën, do t’i vija kufi fuqisë së Perëndisë. E kush jam unë që t’i vë kufi fuqisë së të Plotfuqishmit?!»—Isaia 40:8.
^ par. 3 Shih artikullin «Si të zgjedhësh një version të mirë të përkthimit të Biblës?» në numrin e 1 majit 2008 të kësaj reviste.