Çfarë thotë Bibla?
A mund të të ndihmojë Bibla të përballosh ankthin?
Si mendon?
Po
Jo
Ndoshta
Bibla thotë:
«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Perëndinë], sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:7) Bibla na siguron se Zoti mund të të ndihmojë të gjesh lehtësim nga ankthi.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Duke u lutur, mund të kesh ‘paqen e Perëndisë’ që pakëson ankthin.—Filipianëve 4:6, 7.
Përveç kësaj, leximi i Fjalës së Perëndisë mund të të ndihmojë të përballosh stresin.—Mateu 11:28-30.
A do të zhduket ndonjëherë ankthi?
Disa mendojnë . . . se ankthi dhe stresi janë pjesë e jetës, ndërsa të tjerë besojnë se vetëm në jetën tjetër do të shpëtojmë nga ankthi. Po ti, si mendon?
Bibla thotë:
Zoti do të zhdukë shkaqet e ankthit. «Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:4.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Nën qeverisjen e Mbretërisë së Perëndisë njerëzit do të jetojnë në paqe dhe qetësi.—Isaia 32:18.
Ankthi dhe stresi i kotë do të harrohen.—Isaia 65:17.