Çfarë thotë Bibla?
Çfarë është Harmagedoni?
Disa mendojnë se . . .
do të jetë një shkatërrim global nga armët bërthamore ose nga rrënimi i mjedisit. Po ti, si mendon?
Bibla thotë:
Harmagedoni është vendi simbolik i ‘luftës së ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’, pra lufta kundër të ligjve.—Zbulesa 16:14, 16.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Zoti do të bëjë luftën e Harmagedonit që ta shpëtojë tokën nga rrënimi që i kanë shkaktuar njerëzit, jo që ta rrënojë.—Zbulesa 11:18.
Lufta e Harmagedonit do t’u japë fund të gjitha luftërave.—Psalmi 46:8, 9.
A mund të mbijetojmë nga lufta e Harmagedonit?
Si mendon?
Po
Jo
Ndoshta
Bibla thotë:
‘Një shumicë e madhe’ njerëzish nga të gjitha kombet do t’i mbijetojë ‘shtrëngimit të madh’ që do të mbarojë me luftën e Harmagedonit.—Zbulesa 7:9, 14.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Zoti do që në Harmagedon të shpëtojnë sa më shumë veta të jetë e mundur. Ai i shkatërron të ligjtë vetëm kur s’ka zgjidhje tjetër.—Ezekieli 18:32.
Bibla shpjegon si të mbijetojmë në Harmagedon.—Sofonia 2:3.