Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Për ç’lloj mëkati e kishte fjalën Jezui në këshillën që gjejmë te Mateu 18:15-17?

Ai e kishte fjalën për çështje që mund të zgjidhen mes individëve të përfshirë. Por njëkohësisht bëhet fjalë për një mëkat aq serioz sa, po të mos zgjidhet, meriton përjashtimin. Për shembull, mëkati mund të jetë një shpifje ose mund të përfshijë mashtrim.​—w16.05, f. 7.

Ç’mund të bësh që të nxjerrësh më shumë dobi nga leximi i Biblës?

Mund të bësh këto gjëra: lexo me mendje të hapur duke kërkuar mësime që mund t’i zbatosh; bëj pyetje të tilla si «në ç’mënyrë mund ta përdor këtë informacion për të ndihmuar të tjerët?»; dhe përdor mjetet që ke në dispozicion për të bërë kërkime rreth materialit që sapo lexove.​—w16.05, f. 24-26.

A është e gabuar që një i krishterë të pikëllohet edhe pse beson te ringjallja?

Besimi te ringjallja nuk e zhduk humbjen e thellë që mund të ndiejë një i krishterë. Abrahami vajtoi për vdekjen e Sarës. (Zan. 23:2) Me kalimin e kohës, do të ndihesh më pak i pikëlluar.​—wp16.3, f. 4.

Cilët simbolizojnë burri me kallamarin e sekretarit dhe gjashtë burrat me armë që përmenden në kapitullin 9 të Ezekielit?

Ata paraqesin ushtrinë qiellore që mori pjesë në shkatërrimin e Jerusalemit dhe që do të marrë pjesë edhe në shkatërrimin në Harmagedon. Në përmbushjen e sotme, burri me kallamar paraqet Jezu Krishtin që do t’u vërë shenjën atyre që do të shpëtojnë.​—w16.06, f. 16-17.

Cilave rreziqe u mbijetoi Bibla?

Ajo i mbijetoi (1) rrezikut të prishjes së materialeve ku u shkrua, të tilla si papirusi dhe pergamena; (2) kundërshtimit nga udhëheqës politikë e fetarë që u munduan ta shkatërronin; dhe (3) përpjekjeve të disave për t’ia ndryshuar mesazhin.​—wp16.4, f. 4-7.

Cilat janë disa mënyra si mund ta thjeshtosh jetën si i krishterë?

Dallo nevojat e tua reale dhe elimino shpenzimet e panevojshme. Përgatit një buxhet realist. Hiq gjërat që nuk i përdor dhe shlyej borxhet. Pakëso kohën që harxhon në punë dhe planifiko si ta zgjerosh shërbimin.​—w16.07, f. 10.

Sipas Biblës, ç’gjë ka më shumë vlerë se ari ose argjendi?

Jobi 28:12, 15 tregon se mençuria hyjnore është më e mirë se ari ose argjendi. Teksa e kërkon, bëj çmos të qëndrosh i përulur e i fortë në besim.​—w16.08, f. 18-19.

A është e përshtatshme që një vëlla sot të mbajë mjekër?

Në disa kultura, një mjekër e rregullt mund të jetë e pranueshme dhe mund të mos i shpërqendrojë njerëzit nga mesazhi për Mbretërinë. Gjithsesi, disa vëllezër mund të vendosin të mos mbajnë mjekër. (1 Kor. 8:9) Në disa kultura e vende, mjekra nuk konsiderohet e pranueshme për shërbëtorët e Jehovait.​—w16.09, f. 21.

Pse mund të besojmë se tregimi biblik për Davidin kundër Goliadit është i vërtetë?

Sipas tregimit, gjatësia e Goliadit ishte vetëm 15 centimetra më shumë se njeriu më i gjatë i dokumentuar në ditët e sotme. Davidi ka ekzistuar vërtet. Këtë e provon një mbishkrim i lashtë ku përmendet shtëpia e Davidit, si edhe fjalët që tha Jezui. Hollësitë gjeografike që janë dokumentuar në Bibël përputhen me faktet e njohura.​—wp16.5, f. 13.

Ku ndryshojnë njohuria, aftësia për të kuptuar dhe mençuria?

Njeriu që ka njohuri grumbullon informacione ose fakte. Dikush që ka aftësi për të kuptuar mund të dallojë si lidhet një fakt me një tjetër. Por ai që ka mençuri arrin ta ndërthurë njohurinë me aftësinë për të kuptuar dhe t’i përdorë mirë.​—w16.10, f. 18.