Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve të bazuara në Kullën e Rojës të vitit 2019?

Cili është kuptimi i premtimit të Perëndisë «asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses»? (Isa. 54:17)

Kemi besim se ‘kur tiranët të shfryjnë’, Perëndia do të na mbrojë nga këto forca shkatërrimtare. (Isa. 25:4, 5) Armiqtë tanë nuk do të na shkaktojnë dot as edhe një dëm të përhershëm.​—w19.01, f. 6-7.

Si e pasqyroi drejtësinë e Perëndisë mënyra si veproi ai me kananitët dhe izraelitët rebelë?

Perëndia ekzekutoi gjykimin kundër atyre që përziheshin në praktika të fëlliqura seksuale ose që bënin pre gratë dhe fëmijët. Ai i bekonte shërbëtorët e tij kur i bindeshin dhe e trajtonin njëri-tjetrin me drejtësi.​—w19.02, f. 22-23.

Çfarë duhet të bëjmë nëse jemi të pranishëm kur lutet një jobesimtar?

Mund të rrimë në heshtje e të sillemi me respekt. Por nuk themi «amin» dhe as kapemi për dore me të tjerët gjatë lutjes. Mund të bëjmë vetë një lutje në heshtje.​—w19.03, f. 31.

Sa i rëndë është mëkati i abuzimit me fëmijët?

Abuzimi me fëmijët është mëkat ndaj viktimës, ndaj kongregacionit, ndaj autoriteteve qeveritare dhe ndaj Perëndisë. Kur ligjet e vendit kërkojnë të raportohen akuzat për abuzim, pleqtë u binden.​—w19.05, f. 9-10.

Si mund ta ndryshosh a ta përmirësosh prirjen mendore?

Disa hapa të rëndësishëm janë: fol me Jehovain në lutje, medito me synimin që të analizosh veten dhe zgjidhe shoqërinë me mençuri.​—w19.06, f. 11.

Ç’mund të bësh tani që të përgatitesh për përndjekjen?

Forco lidhjen me Jehovain. Ki besim se Jehovai të do dhe s’ka për të të braktisur kurrë. Lexoje Biblën çdo ditë dhe lutu rregullisht. Ji i bindur se bekimet e Mbretërisë do të bëhen realitet. Mëso përmendsh shkrime dhe këngë që lëvdojnë Jehovain.​—w19.07, f. 2-4.

Si t’i ndihmojmë të afërmit tanë të shpëtojnë?

Është e rëndësishme të tregojmë empati, të lejojmë që sjellja jonë të japë dëshmi të mirë, të jemi të duruar dhe të tregojmë takt.​—w19.08, f. 15-17.

Pse na sjell freskim vepra që na ka ngarkuar Jezui? (Mat. 11:28)

Ne kemi mbikëqyrës të dashur, miqtë më të shkëlqyer dhe veprën më të shkëlqyer.​—w19.09, f. 23.

Si mund të na japë Perëndia dëshirën dhe fuqinë për të vepruar? (Filip. 2:13)

Ndërsa lexojmë Fjalën e tij dhe meditojmë rreth saj, Perëndia mund të na fuqizojë, duke na dhënë dëshirën për të bërë vullnetin e tij dhe fuqinë për të vepruar. Fryma e tij mund të na i përmirësojë aftësitë.​—w19.10, f. 21.

Çfarë hapash është e mençur të bëjmë para një vendimi të rëndësishëm?

Ja pesë hapa: lutu për mençuri, bëj kërkime të hollësishme, analizo motivet, ji specifik dhe ji realist.​—w19.11, f. 27-29.

A zuri fill ideja e shpirtit të pavdekshëm me fjalët që i tha Satanai Evës?

Me sa duket, jo. Satanai i tha Evës se nuk do të vdiste, jo se do të dukej sikur kishte vdekur. Asnjë ide e rreme fetare nuk ka sesi t’i ketë mbijetuar Përmbytjes. Besimi në një shpirt të pavdekshëm ka të ngjarë të ketë zënë fill përpara se Perëndia të shpërndante njerëzit që po ndërtonin kullën e Babelit.​—w19.12, f. 15.