Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e Kullës së Rojës të këtij viti? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Si duhet t’i trajtojmë të mirosurit?

I vlerësojmë për besimin e tyre; megjithatë, nuk u kushtojmë vëmendje të tepruar. Ne bëjmë kujdes të mos ‘admirojmë njerëzit e shquar’. (Jud. 16, shën.) Nuk u bëjmë pyetje personale për shpresën që kanë.—w20.01, f. 29.

Cilat të vërteta të sigurojnë se Jehovai të vëren personalisht?

Bibla tregon se ai të kushtoi vëmendje që para se të lindje. Ai i dëgjon lutjet e tua. E di mirë çfarë mendon e çfarë ke në zemër; veprimet e tua ndikojnë te ndjenjat e Jehovait. (1 Kron. 28:9; Prov. 27:11) Ai të ka tërhequr drejt vetes.—w20.02, f. 12.

Cilat janë disa raste kur duhet të flasim e kur duhet të heshtim?

Ne flasim me kënaqësi për Jehovain. Flasim nëse shohim dikë që po merr një rrugë të gabuar. Pleqtë flasin kur dikush ka nevojë për këshilla. Nuk flasim për të ditur (ose për të treguar) si kryhet shërbimi në vende ku vepra është e ndaluar. Nuk zbulojmë çështje konfidenciale.—w20.03, f. 20-21.

Cilat janë ndryshimet mes karkalecave te Joeli kapitulli 2 dhe karkalecave te Zbulesa kapitulli 9?

Joeli 2:20-29 thotë se Perëndia i dëbon karkalecat; Ai premton se ‘do të dëmshpërblejë’ për dëmin që kanë shkaktuar. Pas kësaj, pra pasi karkalecat përfundojnë detyrën e tyre, Perëndia derdh frymën e tij. Këto aspekte të profecisë u plotësuan kur babilonasit sulmuan Izraelin, si edhe kohë më vonë. Zbulesa 9:1-11 flet për të mirosurit sot që, si një re karkalecash, shpallin gjykimet e Perëndisë kundër këtij sistemi të lig, e kjo u shkakton vuajtje përkrahësve të tij.—w20.04, f. 3-6.

Kush është sot mbreti i veriut?

Rusia dhe aleatët e saj. Ata kanë ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë te populli i Perëndisë, duke ndaluar veprën e predikimit dhe duke treguar urrejtje për Dëshmitarët. Mbreti i veriut vazhdon të konkurrojë me mbretin e jugut.—w20.05, f. 13.

A janë nëntë cilësitë e renditura te Galatasve 5:22, 23 lista e plotë e aspekteve të ‘frytit të frymës’?

Jo. Fryma e shenjtë na ndihmon të zhvillojmë cilësi të tjera të bukura, siç është drejtësia. (Efes. 5:8, 9)—w20.06, f. 17.

Cili është një rrezik kur poston materiale online për veten?

Ajo që poston, mund të krijojë përshtypjen se po mburresh dhe se nuk je i përulur.—w20.07, f. 6-7.

Çfarë mund të mësojmë nga peshkatarët e zotë?

Ata punojnë në atë kohë e në ato vende ku ka më shumë gjasa të gjejnë peshq. Dinë të përdorin pajisjet e duhura. Gjithashtu punojnë me guxim në çfarëdo rrethane. Ne mund t’i imitojmë në shërbimin tonë.—w20.09, f. 5.

Si mund t’i ndihmojmë studentët e Biblës të thellojnë dashurinë për Jehovain?

Mund t’i inkurajojmë të lexojnë Biblën çdo ditë dhe të meditojnë për atë që kanë lexuar. Gjithashtu mund t’i mësojmë të luten.—w20.11, f. 4.

Cilët përfshihen te «të gjithë» ata që ‘do të marrin jetë falë Krishtit’?—1 Kor. 15:22.

Apostulli Pavël nuk po thoshte se do të ringjallej çdo njeri. Tek ata «të gjithë» përfshihen të mirosurit, të cilët janë «shenjtëruar në unitet me Krishtin Jezu». (1 Kor. 1:2; 15:18)—w20.12, f. 5-6.

Cila detyrë i pret në qiell të mirosurit e ringjallur?—1 Kor. 15:51-53.

Ata do të luftojnë përkrah Krishtit që të mbretërojnë mbi kombet me një shkop të hekurt. (Zbul. 2:26, 27)—w20.12, f. 12-13.