KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Gusht 2017

Ky numër përmban artikujt e studimit për periudhën 25 shtator deri 22 tetor 2017.

A je i gatshëm të presësh me durim?

Shërbëtorët besnikë të Jehovait në lashtësi pyetën deri kur do t’u duhej të duronin sprova, dhe Ai nuk i qortoi për këtë.

«Paqja e Perëndisë . . . kapërcen çdo mendim»

Ndoshta pyet veten pse Perëndia lejoi disa sprova të papritura në jetën tënde. Nëse është kështu, ç’mund të të ndihmojë të tregosh qëndrueshmëri me besim të plotë te Jehovai?

JETËSHKRIM

Qëndrueshmëria nën sprova sjell bekime

Pse Dëshmitarët në Siberi i pyesnin njerëzit për lopë, kur në të vërtetë kërkonin dele? Përgjigjen mund ta gjejmë te jetëshkrimi i Pavel dhe Maria Sivulskijit që të bën për vete.

Si ta zhveshim e ta mbajmë zhveshur personalitetin e vjetër

Të zhveshim personalitetin e vjetër është një gjë, por ta mbajmë zhveshur është një gjë krejt tjetër. Si mund t’ia dalim t’i bëjmë të dyja këto, pavarësisht sa thellë mund të jemi zhytur në praktika të gabuara?

Si ta veshim e ta mbajmë veshur personalitetin e ri

Me ndihmën e Jehovait, mund t’ia dalësh të bëhesh ai lloj njeriu që dëshiron Jehovai. Ja disa mënyra praktike si të shfaqësh dhembshuri, mirëdashje, përulësi dhe butësi.

Dashuria​—Një cilësi e çmuar

Shkrimet e bëjnë të qartë se dashuria është rezultat i veprimit të frymës së shenjtë të Jehovait. Çfarë është konkretisht dashuria? Si mund ta kultivojmë? Dhe si ta shfaqim çdo ditë?

NGA ARKIVAT TANË

«Kur do ta kemi asamblenë tjetër?»

Pse iu kushtua aq vëmendje një kongresi të vogël që u mbajt në qytetin e Meksikos më 1932?

Pyetje nga lexuesit

Pse ndryshojnë mes tyre tregimet e Lukës dhe të Mateut për fëmijërinë dhe gjenealogjinë e Jezuit?