ARTIKULLI I STUDIMIT 32
Ji i përulur dhe modest ndërsa ecën me Perëndinë tënd
‘Ji modest ndërsa ecën me Perëndinë tënd!’—MIK. 6:8.
KËNGA 31 Ec me Perëndinë!
PËRMBLEDHJE *
1. Çfarë tha Davidi për përulësinë e Jehovait?
A MUND të themi vërtet se Jehovai është i përulur? Po! Një herë Davidi tha për Perëndinë: «Me mburojën tënde të shpëtimit ti më mbron; përulësia jote më bën të madh.» (2 Sam. 22:36; Psal. 18:35) Ndoshta Davidit i kujtohej dita kur profeti Samuel shkoi në shtëpinë e babait të tij për të mirosur mbretin e ardhshëm të Izraelit. Davidi ishte më i vogli nga tetë djemtë e shtëpisë, por Jehovai zgjodhi tamam atë që të zëvendësonte mbretin Saul.—1 Sam. 16:1, 10-13.
2. Çfarë do të shqyrtojmë në këtë artikull?
2 Pa dyshim, Davidi bashkohej me ndjenjat e psalmistit që tha për Jehovain: «Ai përkulet për të vështruar qiellin dhe tokën, për ta ngritur të përvuajturin nga pluhuri. E merr të varfrin . . . dhe e larton që ta vërë të ulet me fisnikët.» (Psal. 113:6-8) Në këtë artikull do të ndalemi në fillim te disa gjëra të rëndësishme që mësojmë për përulësinë nga mënyra si e ka treguar Jehovai këtë cilësi. Më pas do të shqyrtojmë se ç’mund të mësojmë për përulësinë e modestinë nga mbreti Saul, profeti Daniel dhe Jezui.
ÇFARË MUND TË MËSOJMË NGA SHEMBULLI I JEHOVAIT?
3. Si na trajton Jehovai, dhe çfarë tregon kjo?
3 Jehovai tregon se është i përulur me mënyrën si i trajton adhuruesit e tij që janë njerëz të papërsosur. Ai jo vetëm e pranon adhurimin tonë, por edhe na quan miq. (Psal. 25:14) Për të na dhënë mundësinë të jemi miq me të, Jehovai mori iniciativën duke dhënë Birin e tij si flijim për mëkatet tona. Çfarë mëshire, çfarë dhembshurie, na ka treguar Jehovai!
4. Çfarë na ka dhuruar Jehovai, dhe pse?
Ligj. 10:12; Isa. 48:17, 18) Na gufon zemra nga mirënjohja kur mendojmë për këtë mënyrë si ka treguar përulësi Jehovai!
4 Të mendojmë edhe për një mënyrë tjetër si ka treguar përulësi Jehovai. Si Krijuesi, Jehovai mund të mos na kishte krijuar me aftësinë për të zgjedhur çfarë udhe të ndjekim në jetë. Por ai veproi ndryshe. Na krijoi sipas imazhit të tij dhe na dhuroi vullnetin e lirë. Edhe pse jemi kaq të vegjël para tij, Jehovai dëshiron t’i shërbejmë me gjithë zemër, ngaqë e duam dhe e kuptojmë se është për të mirën tonë t’i bindemi. (5. Si na mëson Jehovai të jemi të përulur? (Shih figurën e kopertinës.)
5 Jehovai na mëson të jemi të përulur me mënyrën si na trajton. Ai është Personi më i mençur në univers. Megjithatë, është i gatshëm të pranojë sugjerime nga të tjerët. Për shembull, Jehovai i dha mundësinë Birit të tij ta ndihmonte për të krijuar gjithçka. (Prov. 8:27-30; Kolos. 1:15, 16) Dhe ndonëse është i plotfuqishëm, Jehovai u beson autoritet të tjerëve. Për shembull, ai emëroi Jezuin si Mbret të Mbretërisë e u dha autoritet 144.000 njerëzve që do të qeverisin me Jezuin. (Luka 12:32) S’ka dyshim se Jehovai e stërviti Jezuin për të qenë Mbret dhe Kryeprift. (Hebr. 5:8, 9) Edhe ata që do të mbretërojnë me Jezuin, i stërvit që të kryejnë caktimin e tyre, ama nuk do të kontrollojë me imtësi si do ta përmbushin atë caktim. Përkundrazi, ka besim se ata do të bëjnë vullnetin e tij.—Zbul. 5:10.
6-7. Si mund ta imitojmë shembullin e Atit tonë që u beson autoritet të tjerëve?
6 Nëse Ati ynë qiellor—që nuk ka nevojë Isa. 41:10) Çfarë mund të mësojnë tjetër nga Jehovai ata që kanë njëfarë autoriteti?
për ndihmë nga askush—u beson autoritet të tjerëve, aq më shumë duhet ta bëjmë ne këtë! Për shembull, a je kryefamiljar ose plak në kongregacion? Nëse po, ndiq shembullin e Jehovait duke u besuar detyra të tjerëve dhe duke i rezistuar prirjes për t’u ndenjur mbi kokë që t’i kontrollosh si e bëjnë punën. Kur imiton Jehovain, jo vetëm që puna do të bëhet, por edhe do të stërvitësh të tjerët e do t’i ndihmosh të fitojnë më shumë siguri. (7 Bibla tregon se Jehovai ka dëshirë të dijë çfarë mendojnë bijtë e tij engjëllorë. (1 Mbret. 22:19-22) Prindër, si mund ta imitoni shembullin e Jehovait? Nëse është e përshtatshme, pyete fëmijën cila i duket mënyra më e mirë për të kryer një punë që i ke dhënë. Dhe, po të jetë me vend, lëre ta bëjë punën ashtu siç sugjeroi.
8. Si tregoi durim Jehovai me Abrahamin dhe Sarën?
8 Një mënyrë tjetër si tregon përulësi Jehovai është duke qenë i duruar. Për shembull, Jehovai tregon durim kur shërbëtorët e vet me respekt ngrenë pyetje për vendimet e tij. Ai e dëgjoi Abrahamin kur i shprehu shqetësimin për vendimin që Sodoma dhe Gomorra të shkatërrohej. (Zan. 18:22-33) Të mos harrojmë edhe si u soll me gruan e Abrahamit, Sarën. Kur ajo qeshi me premtimin e tij se do të mbetej shtatzënë në moshë të shkuar, Jehovai nuk u ofendua dhe as u inatos. (Zan. 18:10-14) Përkundrazi, e trajtoi me dinjitet Sarën.
9. Çfarë mund të mësojnë prindërit dhe pleqtë nga shembulli i Jehovait?
9 Prindër dhe pleq, çfarë mund të mësoni nga shembulli i Jehovait? Si reagoni kur ata që janë nën autoritetin tuaj kanë dyshime për vendimet që merrni? A hidheni menjëherë për t’i ndrequr duke mbrojtur vendimin tuaj? Apo përpiqeni të kuptoni pikëpamjen e tyre? Pa dyshim, familjet dhe kongregacionet nxjerrin dobi kur ata që kanë autoritet imitojnë Jehovain. Deri tani, kemi parë çfarë mund të mësojmë për përulësinë nga shembulli i Jehovait. Tani do të mësojmë nga shembuj të tjerë në Bibël si të tregojmë përulësi dhe modesti.
ÇFARË MUND TË MËSOJMË NGA SHEMBULLI I TË TJERËVE?
10. Si e përdor Jehovai shembullin e të tjerëve për të na mësuar?
10 Si ‘Mësuesi ynë i Madh’, Jehovai ka ruajtur në Fjalën e tij shembuj për të na mësuar. (Isa. 30:20, 21) Ndërsa meditojmë për tregimet e Biblës, mësojmë nga ata që shfaqën cilësi që e kënaqin Perëndinë, si përulësia dhe modestia. Mësojmë edhe nga ata që nuk i shfaqën cilësi të tilla të bukura.—Psal. 37:37; 1 Kor. 10:11.
11. Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i keq i Saulit?
11 Të mendojmë pak çfarë ndodhi me mbretin Saul. Në fillim ai ishte një djalosh modest. I dinte mirë kufizimet e veta e madje ngurronte të merrte përsipër përgjegjësi. (1 Sam. 9:21; 10:20-22) Por me kohë, Sauli u bë arrogant dhe i kaloi caqet e autoritetit të tij. Ky qëndrim i gabuar nxori kokë pak pasi u bë mbret. Në një rast, ai e humbi durimin ndërsa priste profetin Samuel. Në vend që të tregohej modest e të kishte besim se Jehovai do ta mbronte popullin, Sauli paraqiti një flijim të djegur edhe pse nuk e kishte atë të drejtë. Për pasojë, humbi miratimin e Jehovait, e si përfundim edhe fronin. (1 Sam. 13:8-14) Tregohemi të mençur nëse mësojmë nga ky shembull paralajmërues dhe nuk i kalojmë caqet me arrogancë.
12. Si tregoi modesti Danieli?
12 Në kontrast me shembullin e keq të Saulit, në Bibël gjejmë shembullin e mirë të profetit Daniel. Gjatë gjithë jetës së tij, Danieli mbeti i përulur e modest dhe gjithnjë mbështetej te Jehovai për drejtim. Për shembull, kur Jehovai e përdori të interpretonte ëndrrën e Nabukodonosorit, Danieli nuk e mori meritën për atë interpretim. Përkundrazi, me modesti ia dha gjithë meritën dhe lavdinë Jehovait. (Dan. 2:26-28) Çfarë mësimi nxjerrim? Nëse vëllezërit i dëgjojnë me qejf fjalimet tona ose kemi rezultate të mira në shërbim, të mos harrojmë t’ia japim gjithë lavdinë Jehovait. Me modesti duhet të pranojmë se, pa ndihmën e Jehovait, nuk mund t’i bëjmë dot këto gjëra. (Filip. 4:13) Kur kemi këtë qëndrim, imitojmë edhe shembullin e shkëlqyer të Jezuit. Në ç’mënyrë?
13. Çfarë mësojmë për modestinë nga fjalët e Jezuit te Gjoni 5:19, 30?
13 Edhe pse ishte Biri i përsosur i Perëndisë, Jezui mbështetej plotësisht te Jehovai. (Lexo Gjonin 5:19, 30.) Ai kurrë nuk u përpoq t’ia rrëmbente autoritetin Atit të tij qiellor. Filipianëve 2:6 thotë se Jezui «as që e çoi nëpër mend të merrte diçka që nuk i takonte, domethënë të ishte i barabartë me Perëndinë». Si një Bir i nënshtruar, Jezui i kuptonte kufizimet e veta dhe respektonte autoritetin e të Atit.
14. Si reagoi Jezui kur i kërkuan të bënte diçka që nuk i takonte?
14 Të mendojmë si reagoi Jezui kur dishepujt Jakov dhe Gjon, bashkë me mamanë e tyre, iu afruan dhe i kërkuan një privilegj që Jezuit nuk i takonte t’ua jepte. Pa ngurruar, Jezui tha se vetëm Ati i tij qiellor mund të vendoste kush do të ulej në të djathtën dhe në të majtën e Jezuit në Mbretëri. (Mat. 20:20-23) Jezui tregoi se i respektonte kufizimet e veta. Ai ishte modest dhe kurrë nuk thoshte e nuk bënte diçka që s’e kishte urdhëruar Jehovai. (Gjoni 12:49) Si mund ta imitojmë shembullin e shkëlqyer të Jezuit?
15-16. Si mund ta zbatojmë këshillën që gjejmë te 1 Korintasve 4:6?
15 Imitojmë modestinë e Jezuit kur zbatojmë këshillën që gjejmë te 1 Korintasve 4:6. Aty thuhet: «Mos shko përtej gjërave të shkruara.» Prandaj, kur na kërkojnë ndonjë këshillë, nuk duam kurrsesi t’u imponojmë mendimin tonë të tjerëve ose të themi gjënë e parë që na vjen në mendje. Përkundrazi, duhet ta drejtojmë vëmendjen te këshillat e Fjalës së Perëndisë dhe te botimet e bazuara në Bibël. Kështu tregojmë se jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona. Me modesti pranojmë se ‘dekretet e drejta’ të të Plotfuqishmit qëndrojnë gjithnjë më lart se mendimet tona.—Zbul. 15:3, 4.
16 Përveç dëshirës që të nderojmë Jehovain, kemi edhe arsye të tjera të forta pse duhet të tregojmë modesti. Përulësia dhe modestia na sjellin gëzim dhe na ndihmojnë të shkojmë mirë me të tjerët. Le ta shohim në ç’mënyrë.
DOBITË QË SJELLIN PËRULËSIA DHE MODESTIA
17. Pse njerëzit e përulur dhe modestë e kanë më të lehtë të kenë një zemër të gëzuar?
17 Kur jemi të përulur dhe modestë, është më e lehtë të kemi një zemër të gëzuar. Pse? Sepse kur i mbajmë parasysh kufizimet tona, jemi mirënjohës e të kënaqur për çfarëdo ndihme që na japin të tjerët. Për shembull, të kujtojmë rastin kur Jezui shëroi dhjetë të lebrosurit. Luka 17:11-19.
Vetëm një prej tyre u kthye të falënderonte Jezuin që e shëroi nga ajo sëmundje e tmerrshme—diçka që nuk mund ta bënte kurrë vetë. Ai ishte i përulur dhe modest, prandaj ndihej mirënjohës për ndihmën e Jezuit, dhe i dha lavdi Perëndisë.—18. Si na ndihmojnë përulësia dhe modestia të shkojmë mirë me të tjerët? (Romakëve 12:10)
18 Zakonisht njerëzit e përulur dhe modestë shkojnë mirë me të tjerët, dhe për ta është më e lehtë të kenë miq të ngushtë. Pse? Sepse e pranojnë me kënaqësi që të tjerët kanë cilësi të bukura dhe tregojnë besim tek ata. Gëzohen kur dikush ka sukses në çfarëdo caktimi dhe nuk ngurrojnë ta lavdërojnë e ta nderojnë.—Lexo Romakëve 12:10.
19. Cilat janë disa arsye pse nuk duhet të jemi krenarë?
19 Krejt ndryshe, njerëzit krenarë e kanë të vështirë t’i lavdërojnë të tjerët, sepse duan lëvdata për vete. Kanë prirjen të krahasohen me të tjerët dhe të nxitin frymën e konkurrencës. Në vend që t’i stërvitin të tjerët dhe t’u besojnë përgjegjësi, shpesh mendojnë «nëse do që diçka të bëhet siç duhet»—domethënë siç u pëlqen atyre—«bëje vetë». Një njeri krenar shpesh është ambicioz dhe ziliqar. (Gal. 5:26) Rrallë ndodh që të ketë miqësi jetëgjata. Nëse pikasim krenari në zemrën tonë, duhet t’i lutemi me zjarr Jehovait të na ndihmojë të ‘përtërijmë mendjen’, që kjo cilësi e keqe të mos rrënjoset brenda nesh.—Rom. 12:2.
20. Pse duhet të jemi të përulur dhe modestë?
20 Sa mirënjohës jemi që Jehovai është kaq i përulur! E shohim përulësinë e tij te mënyra si i trajton shërbëtorët e vet, dhe duam ta imitojmë. Veç kësaj, duam të imitojmë shembujt e shkëlqyer të atyre që ecën me Perëndinë përulësisht dhe me modesti. Le t’i japim përherë Jehovait nderimin dhe lavdinë që meriton! (Zbul. 4:11) Kështu mund të gëzojmë në përjetësi miqësinë e Jehovait, sepse ai i do njerëzit e përulur dhe modestë.
KËNGA 123 T’i qëndrojmë besnikë teokracisë
^ par. 5 Një person i përulur është i mëshirshëm e i dhembshur. Ja pse mund të themi me plot gojën se Jehovai është i përulur. Në këtë artikull do të mësojmë nga shembulli i Jehovait si të jemi më të përulur. Do të shqyrtojmë edhe çfarë mund të mësojmë për përulësinë e modestinë nga mbreti Saul, profeti Daniel dhe Jezui.
^ par. 58 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Një plak kalon kohë duke stërvitur një vëlla të ri që të kujdeset për territoret e kongregacionit. Më pas, plaku e lë vëllanë ta përmbushë vetë caktimin pa i ndenjur te koka.
^ par. 62 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Një motër pyet një plak nëse do të ishte e përshtatshme të pranonte ftesën për një ceremoni martese që do të bëhet në kishë. Plaku nuk i thotë opinionin e vet, por diskuton me të disa parime nga Bibla.