Çmoje si thesar dhuratën e vullnetit të lirë
«Atje ku është fryma e Jehovait, është liria.»—2 KOR. 3:17.
1, 2. (a) Çfarë pikëpamjesh të ndryshme kanë njerëzit për vullnetin e lirë? (b) Ç’na mëson Bibla për lirinë që të zgjedhim vetë, dhe cilat pyetje do të shqyrtojmë?
KUR u ndodh para një vendimi personal, një grua i tha një shokut të saj: «Mos më detyro të mendoj, vetëm më thuaj çfarë të bëj. E kam më kollaj kështu.» Ajo preferonte t’i thoshin çfarë të bënte, në vend që të përdorte një dhuratë të çmuar nga Krijuesi i saj: dhuratën e vullnetit të lirë. Po ty, a të pëlqen t’i marrësh vetë vendimet? Apo preferon që të vendosin të tjerët në vendin tënd? Si e sheh vullnetin e lirë?
2 Njerëzit kanë debatuar prej shekujsh për këtë temë. Disa thonë se vullneti i lirë as që ekziston fare—se të gjitha veprimet tona janë «të shkruara» nga Zoti. Të tjerë argumentojnë se vullneti i lirë është i mundur vetëm nëse kemi liri absolute. Sidoqoftë, për ta kuptuar siç duhet këtë çështje, duhet t’i drejtohemi Fjalës së Perëndisë, Biblës. Pse? Sepse ajo tregon se Jehovai na krijoi me vullnet të lirë, pra me aftësinë dhe lirinë që të zgjedhim vetë duke përdorur logjikën. (Lexo Josiun 24:15.) Gjithashtu, Bibla u përgjigjet pyetjeve të tilla: si duhet ta përdorim lirinë për të marrë vendime? A ka kufij ajo? Si tregon mënyra si e përdorim lirinë për të zgjedhur se sa e thellë është dashuria jonë për Jehovain? Si mund të tregojmë respekt për vendimet e të tjerëve?
Ç’MUND TË MËSOJMË NGA JEHOVAI DHE NGA JEZUI?
3. Çfarë shembulli na lë Jehovai me mënyrën si e përdor lirinë e tij?
3 Jehovai është i vetmi që ka liri absolute, por na lë një shembull me mënyrën si e përdor atë. Për shembull, ai vendosi të zgjidhte kombin e Izraelit si populli që mbante emrin e tij, si «prona e tij e veçantë». (Ligj. 7:6-8) Kjo nuk ishte një zgjedhje arbitrare, një tekë. Jehovai po mbante premtimin që i kishte bërë shekuj më parë mikut të tij Abrahamit. (Zan. 22:15-18) Veç kësaj, Jehovai e përdor gjithmonë lirinë e tij në harmoni me cilësinë e dashurisë dhe të drejtësisë. Këtë e tregon qartë mënyra si i disiplinonte izraelitët, që e braktisën sa e sa herë adhurimin e vërtetë. Kur shprehnin pendim nga zemra, Jehovai u tregonte me gatishmëri dashuri dhe mëshirë, duke thënë: «Unë do t’ua shëroj pabesinë. Do t’i dua me vullnetin tim të lirë.» (Hoz. 14:4) Çfarë shembulli të shkëlqyer na la Jehovai duke e përdorur lirinë e tij për të mirën e të tjerëve!
4, 5. (a) Kush ishte i pari që mori nga Perëndia dhuratën e vullnetit të lirë, dhe si e përdori? (b) Cilën pyetje duhet të bëjë secili nga ne?
4 Kur filloi veprat e krijimit, Jehovai zgjodhi me dashuri t’u dhuronte vullnet të lirë krijesave të tij inteligjente. I pari që e mori këtë dhuratë ishte Biri i tij i parëlindur, «shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm». (Kolos. 1:15) Që para se të vinte në tokë, Jezui zgjodhi t’i qëndronte besnik Atit të tij dhe të mos shkonte pas Satanait duke u rebeluar. Më vonë, kur ishte në tokë, Jezui e përdori vullnetin e tij të lirë për të hedhur poshtë tundimet e Kundërshtarit të madh. (Mat. 4:10) Në një lutje plot përgjërim natën para se të vdiste, Jezui përsëriti se ishte i vendosur të bënte vullnetin e Perëndisë. Ai tha: «O Atë, nëse do, hiqe këtë kupë nga unë. Megjithatë, le të mos bëhet vullneti im, por yti.» (Luka 22:42) Le të imitojmë Jezuin dhe ta përdorim vullnetin e lirë që të nderojmë Jehovain e të bëjmë vullnetin e tij! A është vërtet e mundur kjo?
5 Po, mund ta imitojmë shembullin e Jezuit, sepse edhe ne jemi bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë dhe në ngjashmëri me të. (Zan. 1:26) Megjithatë, ne kemi kufizime. Nuk kemi atë liri absolute që ka Jehovai. Fjala e Perëndisë shpjegon se liria jonë ka kufij dhe se duhet të qëndrojmë brenda caqeve që vendos me të drejtë Jehovai për ne. Veç kësaj, gratë duhet t’u nënshtrohen burrave të tyre dhe fëmijët prindërve. (Efes. 5:22; 6:1) Si ndikojnë këta kufij te mënyra si e përdorim vullnetin e lirë? Nga përgjigjja që i japim kësaj pyetjeje mund të varet e ardhmja jonë e përhershme.
PËRDORIMI DHE SHPËRDORIMI I VULLNETIT TË LIRË
6. Ilustroni pse është me vend që liria jonë të ketë kufij.
6 A është liri e vërtetë të kesh vullnet të lirë me kufij? Pa diskutim që po! Pse e themi këtë? Kufijtë që u vihen lirisë së njerëzve mund të jenë mbrojtje për ta. Për shembull, ne mund ta përdorim lirinë për të zgjedhur që të shkojmë me makinë në një qytet të largët. Por, a do të ndiheshim të sigurt nëse do të udhëtonim në autostrada ku s’ka fare rregulla trafiku, ku secili është i lirë të vendosë sa shpejt të ecë ose në cilën anë të rrugës t’i japë makinës? S’do mend që jo. Kufijtë janë të nevojshëm në mënyrë që të gjithë të shijojnë bekimet e lirisë së vërtetë. Për ta ilustruar më tej se sa e mençur është ta përdorim vullnetin e lirë brenda kufijve të përcaktuar nga Jehovai, le të shohim disa shembuj nga Bibla.
7. (a) Pse dhurata e vullnetit të lirë e dallonte Adamin nga format e tjera të jetës në Eden? (b) Tregoni një mënyrë si e përdori Adami vullnetin e lirë.
7 Kur krijoi njeriun e parë, Adamin, Zan. 2:19.
Perëndia i dha po atë dhuratë që u kishte dhënë krijesave inteligjente në qiell: dhuratën e vullnetit të lirë. Kjo e veçonte Adamin nga kafshët, sepse ato jetojnë sipas instinktit. Të shohim një shembull se si e përdori në mënyrën e duhur Adami vullnetin e lirë. Kafshët u krijuan para njeriut. Megjithatë, Jehovai e rezervoi për birin e tij të parë njerëzor kënaqësinë që t’u vinte emra atyre krijesave. Perëndia «filloi t’ia sillte ato njeriut, për të parë se si do ta quante ai secilën prej tyre». Pasi Adami vëzhgoi çdo kafshë dhe i vuri një emër të përshtatshëm, Jehovai nuk ndërhyri që të anulonte zgjedhjet e Adamit. Përkundrazi, «sido që ta quante njeriu çdo shpirt të gjallë, atë emër do të mbante».—8. Si e keqpërdori Adami vullnetin e lirë, dhe cila ishte pasoja?
8 Mjerisht, Adami nuk ishte i kënaqur me caktimin nga Perëndia që të kultivonte dhe të kujdesej për tokën parajsore. Ai nuk u kënaq me lirinë e madhe që iu dha për të plotësuar urdhrin e Perëndisë: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën e sundojeni, mbani të nënshtruar peshqit, . . . krijesat fluturuese . . . dhe çdo krijesë të gjallë që lëviz në tokë.» (Zan. 1:28) Në vend të kësaj, Adami zgjodhi t’i shkelte kufijtë e vendosur nga Perëndia duke ngrënë frytin e ndaluar. Ky abuzim skandaloz i vullnetit të lirë solli mijëvjeçarë plot vuajtje dhe dhembje për pasardhësit e Adamit. (Rom. 5:12) Kur mbajmë parasysh pasojat e vendimit të Adamit, kjo duhet të na nxitë ta përdorim lirinë tonë me përgjegjësi dhe brenda kufijve që ka caktuar Jehovai.
9. Cilën zgjedhje i la në dorë Jehovai popullit të tij, Izraelit, dhe si u përgjigj kombi?
9 Pasardhësit e Adamit dhe Evës trashëguan papërsosmërinë e vdekjen nga prindërit e tyre të pabindur. Sidoqoftë, ata e kishin akoma të drejtën që të përdornin dhuratën e vullnetit të lirë. Kjo duket qartë nga mënyra si e trajtoi Perëndia kombin e Izraelit. Nëpërmjet shërbëtorit të tij, Moisiut, Jehovai ia la në dorë popullit të zgjidhte nëse do ta pranonte apo do ta hidhte poshtë privilegjin që të bëhej prona e Tij e veçantë. (Dal. 19:3-6) Si u përgjigjën ata? Me vullnet të lirë, zgjodhën t’i plotësonin kushtet për t’u bërë populli që mbante emrin e Perëndisë dhe deklaruan njëzëri: «Jemi gati të bëjmë gjithçka që thotë Jehovai.» (Dal. 19:8) Sa keq që me kalimin e kohës kombi e keqpërdori lirinë për të zgjedhur dhe e shkeli atë premtim! Le t’ia vëmë veshin këtij shembulli paralajmërues dhe ta çmojmë gjithmonë si thesar dhuratën e vullnetit të lirë, duke qëndruar të lidhur ngushtë me Jehovain e duke iu bindur kërkesave të tij të drejta!—1 Kor. 10:11.
10. Cilët shembuj provojnë se është e mundur që njerëzit e papërsosur ta përdorin vullnetin e lirë në një mënyrë që nderon Perëndinë? (Shih figurën hapëse.)
10 Në kapitullin 11 të Hebrenjve, gjejmë emrat e 16 shërbëtorëve të Perëndisë që zgjodhën ta përdornin vullnetin e lirë brenda kufijve të vendosur nga Jehovai. Si rrjedhojë, korrën bekime të pasura dhe një shpresë të sigurt për të ardhmen. Për shembull, Noeja tregoi besim të madh dhe zgjodhi t’u bindej udhëzimeve të Perëndisë për të ndërtuar një arkë që të mbetej gjallë familja e tij dhe brezat e ardhshëm të njerëzimit. (Hebr. 11:7) Abrahami dhe Sara ndoqën me gatishmëri drejtimin e Perëndisë për të shkuar në tokën e premtuar. Edhe pasi e nisën atë udhëtim të gjatë, ata patën «rast të ktheheshin» në qytetin e begatë të Urit. Mirëpo, i mbajtën sytë e besimit të fiksuar te ‘përmbushja e premtimeve’ të Perëndisë në të ardhmen; ata ‘synuan një vend më të mirë’. (Hebr. 11:8, 13, 15, 16) Moisiu u ktheu shpinën thesareve të Egjiptit «dhe zgjodhi të keqtrajtohej me popullin e Perëndisë, në vend që të gëzonte kënaqësinë e përkohshme të mëkatit». (Hebr. 11:) Le të imitojmë besimin e këtyre shërbëtorëve të lashtësisë, duke e çmuar si thesar dhuratën e vullnetit të lirë dhe duke e përdorur për të bërë vullnetin e Perëndisë! 24-26
11. (a) Cili është një nga bekimet e mëdha të vullnetit të lirë? (b) Çfarë të motivon ty që ta përdorësh siç duhet vullnetin e lirë?
11 Ndonëse mund të duket më kollaj që t’i marrë dikush tjetër vendimet në vendin tonë, kjo do të na grabiste një nga bekimet e mëdha që sjell vullneti i lirë. Ky bekim del në pah te Ligji i përtërirë 30:19, 20. (Lexoje.) Vargu 19 flet për një zgjedhje që Perëndia e la në dorë të izraelitëve. Në vargun 20 shohim se Jehovai u dha mundësinë e vyer që t’i tregonin çfarë kishin në zemër. Edhe ne mund të zgjedhim të adhurojmë Jehovain. S’ka motiv më fisnik se ta përdorim këtë dhuratë nga Perëndia, vullnetin e lirë, që të shprehim dashurinë për të dhe që ta nderojmë e t’i japim lavdi.
MOS E KEQPËRDOR DHURATËN E VULLNETIT TË LIRË
12. Çfarë nuk duhet të bëjmë kurrë me dhuratën e vullnetit të lirë?
12 Imagjino sikur i ke bërë një dhuratë me vlerë një miku. Sa do të zhgënjeheshe po të merrje vesh se ai e ka hedhur në plehra dhuratën tënde ose, më keq akoma, e ka përdorur për të dëmtuar dikë! Tani mendo si duhet të ndihet Jehovai ndërsa sheh se si e keqpërdorin gjithë këta njerëz lirinë për të zgjedhur në jetë, madje deri aty sa u bëjnë keq të tjerëve. Vërtet, tamam siç parathuhej në Bibël, gjatë ‘ditëve të fundit’ njerëzit do të ishin «mosmirënjohës». (2 Tim. 3:1, 2) Kurrë të mos e keqpërdorim ose ta nënvlerësojmë këtë dhuratë të vyer nga Jehovai! Por, ç’duhet të bëjmë që të mos e keqpërdorim dhuratën e vullnetit të lirë?
13. Cila është një mënyrë se si të mos e keqpërdorim lirinë tonë si të krishterë?
13 Të gjithë kemi lirinë të zgjedhim shoqërinë, zbavitjet, stilin e veshjes dhe mënyrën si mbahemi. Megjithatë, liria jonë mund të bëhet «një maskim për të keqen» nëse zgjedhim të bëhemi skllevër të dëshirave të mishit a nëse imitojmë stilet dhe prirjet e turpshme të botës. (Lexo 1 Pjetrit 2:16.) Në vend që ta përdorim lirinë tonë «si një shkas» për të ndjekur dëshirat e mishit, duam të jemi të vendosur të bëjmë zgjedhje që na ndihmojnë t’i vëmë veshin këshillës: «Gjithçka bëjeni për lavdi të Perëndisë.»—Gal. 5:13; 1 Kor. 10:31.
14. Si lidhet besimi te Jehovai me mënyrën si e përdorim vullnetin e lirë?
Isa. 48:17) Duhet ta pranojmë me përulësi se janë të vërteta këto fjalë të frymëzuara: «Nuk i përket njeriut udha e tij. Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.» (Jer. 10:23) Le të mos biem kurrë në grackën që të zgjedhim të mbështetemi në kuptueshmërinë tonë, siç bënë Adami dhe izraelitët rebelë! Përkundrazi, le ‘të besojmë te Jehovai me gjithë zemër’!—Prov. 3:5.
14 Një mënyrë tjetër si ta ruajmë dhuratën e vullnetit të lirë është të besojmë te Jehovai dhe ta lejojmë të na udhëheqë brenda kufijve mbrojtës që ka vendosur për ne. Vetëm Jehovai është ‘Ai që na mëson se si të nxjerrim dobi për vete, Ai që na vë të ecim [që na prin] nëpër udhën nga duhet të shkojmë’. (RESPEKTO VULLNETIN E LIRË TË TË TJERËVE
15. Çfarë mësojmë nga parimi që gjendet te Galatasve 6:5?
15 Një nga kufizimet që ka liria jonë është se duhet të respektojmë të drejtën e të tjerëve për të marrë vendime personale në jetë. Pse? Përderisa të gjithë kemi dhuratën e vullnetit të lirë, nuk ka dy të krishterë që të marrin gjithmonë fiks të njëjtin vendim. Kjo është e vërtetë edhe në çështjet që kanë të bëjnë me sjelljen dhe me adhurimin. Të mos harrojmë parimin që gjendet te Galatasve 6:5. (Lexoje.) Kur e pranojmë se çdo i krishterë duhet «të mbajë ngarkesën e vet», do të respektojmë të drejtën e të tjerëve për të përdorur dhuratën personale të vullnetit të lirë.
16, 17. (a) Pse krijoi një problem në Korint liria për të zgjedhur? (b) Si e zgjidhi çështjen Pavli, dhe ç’na mëson kjo për të drejtat e të tjerëve?
16 Të shohim një shembull nga Bibla që ilustron pse duhet të respektojmë lirinë e vëllezërve për të marrë vendime personale në çështje që varen nga ndërgjegjja. Të krishterët në Korint u përçanë kur ishte fjala nëse duhej ngrënë apo jo mishi që mund të ishte flijuar për idhujt, por që më pas ishte shitur në pazarin e mishit. Disa arsyetonin: «Meqë idhulli s’është asgjë, mund ta ha mishin me ndërgjegje të pastër.» Kurse të tjerë që më parë adhuronin idhujt mendonin se të haje atë mish ishte një akt adhurimi. (1 Kor. 8:4, 7) Kjo ishte një çështje delikate, që rrezikonte të shkaktonte përçarje brenda kongregacionit. Si i ndihmoi Pavli të krishterët në Korint që t’i shihnin gjërat siç i sheh Perëndia?
17 Së pari, Pavli u kujtoi të dyja palëve se ushqimi nuk do t’i afronte me Perëndinë. (1 Kor. 8:8) Pastaj, i paralajmëroi të mos lejonin që ‘e drejta’ e tyre për të zgjedhur të bëhej ‘gur pengese për ata që ishin të dobët’. (1 Kor. 8:9) Më vonë, i udhëzoi ata me ndërgjegje më të ndjeshme të mos i gjykonin të tjerët që zgjidhnin ta hanin atë mish. (1 Kor. 10:25, 29, 30) Pra, në këtë çështje të rëndësishme që lidhej me adhurimin, çdo i krishterë duhej të merrte një vendim të bazuar te ndërgjegjja. Atëherë, a nuk duhet ta respektojmë edhe ne të drejtën e një vëllai që të marrë vendime personale në çështje më pak të rëndësishme?—1 Kor. 10:32, 33.
18. Si do të tregosh se e çmon si thesar dhuratën tënde të vullnetit të lirë?
18 Jehovai na ka dhënë dhuratën e vullnetit të lirë, e cila sjell liri të vërtetë. (2 Kor. 3:17) Ne e çmojmë si thesar këtë dhuratë sepse na jep mundësi të marrim vendime që i tregojnë Jehovait sa shumë e duam. Le të vazhdojmë ta shprehim mirënjohjen për këtë dhuratë të vyer, duke e përdorur në një mënyrë që nderon Perëndinë dhe duke respektuar mënyrën si zgjedhin të tjerët ta përdorin dhuratën e tyre!