ARTIKULLI I STUDIMIT 3
Si mund ta ruash zemrën?
«Më shumë se gjithçka tjetër që duhet ruajtur, ruaj zemrën.»—PROV. 4:23.
KËNGA 36 E ruaj zemrën
PËRMBLEDHJE *
1-3. (a) Pse e donte Solomonin Jehovai, dhe çfarë bekimesh mori Solomoni? (b) Cilat pyetje do të marrin përgjigje në këtë artikull?
SOLOMONI u bë mbret i Izraelit kur ishte veç një djalosh. Aty nga fillimi i mbretërimit të tij, Jehovai iu shfaq në një ëndërr dhe i tha: «Më thuaj: ç’dëshiron të të jap?» Solomoni iu përgjigj: «Unë s’jam veçse një fëmijë dhe pa përvojë. . . . Jepi shërbëtorit tënd një zemër të bindur për të gjykuar popullin tënd.» (1 Mbret. 3:5-10) «Një zemër të bindur»—çfarë modestie tregoi me këtë kërkesë! S’është çudi që Jehovai e donte Solomonin! (2 Sam. 12:24) Perëndia ynë u kënaq aq shumë nga përgjigjja e mbretit të ri në moshë, sa i dha «një zemër të mençur e me kuptueshmëri».—1 Mbret. 3:12.
2 Për sa kohë qëndroi besnik, Solomoni gëzoi shumë bekime. Pati nderin të ndërtonte një tempull «për emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit». (1 Mbret. 8:20) Mori famë për mençurinë që i dha Perëndia. Dhe gjërat që tha kur ishte i frymëzuar nga Perëndia, janë hedhur me shkrim në tri libra të Biblës. Një prej tyre është libri i Proverbave.
3 Zemra përmendet rreth njëqind herë në librin e Proverbave. Për shembull, te Proverbat 4:23 lexojmë: «Më shumë se gjithçka tjetër që duhet ruajtur, ruaj zemrën.» Ç’kuptim ka në këtë varg fjala «zemër»? Kjo pyetje do të marrë përgjigje në këtë artikull. Gjithashtu do të shqyrtojmë përgjigjet e dy pyetjeve të tjera: Si përpiqet të na e infektojë, ose korruptojë, zemrën Satanai? Dhe ç’mund të bëjmë që ta ruajmë zemrën tonë? Për t’i qëndruar besnikë Perëndisë, kemi nevojë të kuptojmë përgjigjet e këtyre pyetjeve të rëndësishme.
‘ZEMRA JOTE’—ÇFARË ËSHTË?
4-5. (a) Si na ndihmon Psalmi 51:6 të dallojmë kuptimin e fjalës «zemër»? (b) Si e ilustron shëndeti fizik rëndësinë e asaj që jemi nga brenda?
4 Te Proverbat 4:23, fjala «zemër» përdoret për të treguar ç’lloj njeriu jemi nga «brenda», «në skutat e thella» të qenies sonë. (Lexo Psalmin 51:6.) Me fjalë të tjera, «zemra» nënkupton mendimet, ndjenjat, motivet dhe dëshirat tona. Pra, «zemra» është çfarë njeriu jemi vërtet përbrenda, jo çfarë njeriu dukemi nga jashtë.
5 Të shohim si e ilustron shëndeti ynë fizik rëndësinë e asaj që jemi nga brenda. Së pari, për ta mbajtur në gjendje të mirë trupin, duhet të zgjedhim një dietë të shëndetshme dhe të bëjmë ushtrime rregullisht. Po njësoj, për ta mbajtur në gjendje të mirë zemrën e figurshme, duhet të zgjedhim një dietë të shëndetshme me ushqim nga Bibla dhe të ushtrojmë rregullisht besim te Jehovai. Besimin e ushtrojmë duke zbatuar atë që mësojmë dhe duke folur për besimin tonë. (Rom. 10:8-10; Jak. 2:26) Së dyti, duke u nisur nga pamja e jashtme, mund të mendojmë se jemi të shëndetshëm, ndërkohë që brenda trupit mund të kemi sëmundje. Po ashtu, duke u nisur nga programi ynë teokratik, mund të mendojmë se besimi ynë është i fortë, mirëpo brenda nesh mund të jenë duke u rritur dëshira të gabuara. (1 Kor. 10:12; Jak. 1:14, 15) Të mos harrojmë se Satanait do t’i pëlqente të na infektonte me mendimet e tij. Si përpiqet ta bëjë këtë konkretisht? Dhe si mund të mbrohemi?
SI PËRPIQET SATANAI TË NA INFEKTOJË ZEMRËN
6. Cili është synimi i Satanait, dhe si përpiqet ta arrijë?
6 Satanai do që të bëhemi si ai—një rebel që shpërfill normat e Jehovait dhe motivohet nga egoizmi. Satanai s’na detyron dot të arsyetojmë ose të veprojmë si ai. Ja pse përpiqet ta arrijë synimin e tij me rrugë të tjera. Për shembull, na rrethon me njerëz që i ka korruptuar tashmë. (1 Gjon. 5:19) Ai shpreson të zgjedhim të kalojmë kohë me ta, edhe pse e dimë se shoqëritë e këqija «prishin» ose «korruptojnë» mënyrën si mendojmë e si veprojmë. (1 Kor. 15:33; shën., NWT, botimi 2013) Kjo taktikë funksionoi në rastin e mbretit Solomon. Ai u martua me shumë gra pagane, e me kalimin e kohës ato ndikuan fuqishëm te Solomoni dhe ‘pak e nga pak ia kthyen zemrën’ duke ia larguar nga Jehovai.—1 Mbret. 11:3.
7. Çfarë përdor tjetër Satanai që të përhapë mënyrën e tij të të menduarit, dhe pse duhet të bëjmë kujdes në këtë pikë?
7 Satanai përdor filmat dhe shfaqjet televizive që të përhapë mënyrën e tij të të menduarit. Ai e di se historitë ose tregimet për njerëz të tjerë nuk shërbejnë thjesht për të na zbavitur; ato na mësojnë si të mendojmë, si të ndihemi e si të veprojmë. Jezui e përdori mirë këtë metodë mësimdhënieje. Të marrim, për shembull, ilustrimet e tij për samaritanin e mirë dhe për birin që iku nga shtëpia dhe e prishi kot trashëgiminë e vet. (Mat. 13:34; Luka 10:29-37; 15:11-32) Mirëpo ata që janë infektuar nga mënyra si mendon Satanai, mund t’i përdorin historitë reale a imagjinare për njerëz të tjerë që të na korruptojnë. Kemi nevojë të jemi të ekuilibruar. Filmat dhe shfaqjet televizive mund të na zbavitin e të na mësojnë pa na e ndotur mendjen. Por duhet të bëjmë kujdes. Kur zgjedhim zbavitjet, bëjmë mirë të pyesim veten: «A më mëson ky film ose shfaqje televizive se nuk ka ndonjë të keqe të dorëzohem para dëshirave të mishit?» (Gal. 5:19-21; Efes. 2:1-3) Ç’duhet të bësh nëse dallon që një program përkrah një mënyrë të menduari satanike? Shmange siç do të bëje me një sëmundje infektive!
8. Çfarë ndihme mund t’u japin prindërit fëmijëve që të ruajnë zemrën?
8 Prindër, ju keni një përgjegjësi të veçantë për t’i ruajtur fëmijët nga orvatjet e Satanait që t’u infektojë zemrën. Pa dyshim që ju bëni çmos t’i mbroni fëmijët Prov. 1:8; Efes. 6:1, 4) Prandaj mos kini frikë të vini në familje rregulla të bazuara te normat e Biblës. Thuajuni fëmijëve të vegjël çfarë mund të shohin e çfarë jo, dhe ndihmojini të kuptojnë arsyet e vendimeve tuaja. (Mat. 5:37) Ndërsa fëmijët rriten, stërvitini që të dallojnë vetë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar sipas normave të Jehovait. (Hebr. 5:14) Dhe mos harroni: fëmijët do të mësojnë shumë nga ajo që thoni, por akoma më shumë nga ajo që bëni.—Ligj. 6:6, 7; Rom. 2:21.
nga sëmundjet fizike. E mbani shtëpinë të pastër dhe flakni çdo gjë që mund t’ju shkaktojë sëmundje juve ose fëmijëve. Po njësoj, duhet t’i mbroni fëmijët nga filmat, shfaqjet televizive, lojërat elektronike dhe sitet që ka gjasa t’i infektojnë me mendimet e Satanait. Jehovai ju ka dhënë autoritetin t’i ndihmoni fëmijët tuaj të zhvillojnë një besim të shëndoshë. (9. Cila është një ide që reklamon Satanai, dhe pse është e rrezikshme?
9 Satanai përpiqet të na e infektojë zemrën edhe duke na shtyrë të besojmë te mençuria njerëzore e jo te mënyra si mendon Jehovai. (Kolos. 2:8) Të marrim vetëm një ide që reklamon Satanai—ideja se të pasurohesh duhet të jetë një synim kryesor në jetë. Ata që mendojnë në këtë mënyrë ndoshta bëhen të pasur, a ndoshta edhe jo. Por në të dyja rastet, ata janë në rrezik. Pse? Sepse mund të përqendrohen kaq shumë te synimi për të vënë pasuri, sa të sakrifikojnë shëndetin, lidhjet familjare, e madje edhe miqësinë me Perëndinë vetëm e vetëm për ta arritur synimin. (1 Tim. 6:10) Mund të jemi mirënjohës që Ati ynë i mençur qiellor na ndihmon të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për paratë.—Ekl. 7:12; Luka 12:15.
SI MUND TA RUAJMË ZEMRËN?
10-11. (a) Çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur? (b) Çfarë bënin rojat në kohët e lashta, dhe si mund të veprojë si një rojë ndërgjegjja jonë?
10 Që t’ia dalim ta ruajmë zemrën, duhet të dallojmë rreziqet dhe të reagojmë me shpejtësi për t’u mbrojtur. Fjala e përkthyer «ruaj» te Proverbat 4:23 na kujton punën që bënte një rojë. Në kohën e mbretit Solomon, rojat vigjilonin mbi muret e qytetit dhe jepnin alarmin nëse shihnin se po kanosej ndonjë rrezik. Kur e përfytyrojmë këtë skenë, kuptojmë më mirë se ç’duhet të bëjmë për të mos e lejuar Satanain të na korruptojë mendjen.
11 Në kohët e lashta, rojat bashkëpunonin ngushtë me derëtarët e qytetit. (2 Sam. 18:24-26) Së bashku ata ndihmonin që qyteti të ishte i mbrojtur duke u siguruar që portat të mbylleshin sa herë afrohej armiku. (Neh. 7:1-3) Ndërgjegjja jonë e stërvitur sipas Biblës * mund të veprojë si një rojë dhe të na paralajmërojë kur Satanai përpiqet të na pushtojë zemrën—domethënë, kur përpiqet të ndikojë te mendimet, ndjenjat, motivet ose dëshirat tona. Sa herë që ndërgjegjja jep alarmin, duhet ta dëgjojmë dhe, si të thuash, të mbyllim portën.
12-13. Çfarë mund të ndihemi të tunduar të bëjmë, por si duhet të reagojmë?
12 Të marrim një shembull që tregon si mund të mbrohemi për të mos u ndikuar nga mënyra si mendon Satanai. Jehovai na ka mësuar se ‘kurvëria e ndyrësia e çdo lloji as nuk duhet të përmenden’ mes nesh. Efes. 5:3) Por, ç’do të bëjmë nëse shokët e punës a të shkollës fillojnë të flasin për tema imorale? E dimë se duhet «të hedhim poshtë paperëndishmërinë dhe dëshirat e botës». (Titit 2:12) Roja, ndërgjegjja jonë, mund të japë alarmin. (Rom. 2:15) Por, a do ta dëgjojmë? Mund të ndihemi të tunduar që në vend të saj të dëgjojmë shokët ose të shohim pamjet që shohin edhe ata. Mirëpo ky është momenti që, si të thuash, të mbyllim portat e qytetit duke ndërruar bisedë ose duke u larguar.
(13 Duhet guxim për t’i rezistuar presionit të shoqërisë që të mendojmë ose të bëjmë gjëra të gabuara. Të jemi të sigurt se Jehovai i sheh përpjekjet tona, dhe do të na japë forcën e mençurinë që na nevojitet për t’u rezistuar mendimeve satanike. (2 Kron. 16:9; Isa. 40:29; Jak. 1:5) Por, si mund të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për ta ruajtur zemrën?
VAZHDO TË VIGJILOSH
14-15. (a) Për cilat gjëra duhet ta hapim zemrën, dhe si mund ta bëjmë këtë? (b) Si na ndihmon Proverbat 4:20-22 të përfitojmë në maksimum nga leximi i Biblës? (Shih edhe kutinë « Si të meditosh».)
14 Që ta ruajmë zemrën duhet jo vetëm ta mbyllim ndaj ndikimeve të këqija, por edhe ta hapim ndaj ndikimeve pozitive. T’i kthehemi edhe një herë ilustrimit për qytetin e rrethuar me mure. Një derëtar i mbyllte portat e qytetit për të penguar pushtimin e tij nga armiqtë, kurse në raste të tjera i hapte portat për të lejuar të hynin në qytet ushqime dhe furnizime të tjera. Nëse portat nuk hapeshin kurrë, banorët e qytetit mund të vdisnin urie. Po njësoj, ne duhet ta hapim rregullisht zemrën për t’u ndikuar nga mënyra si mendon Perëndia.
15 Bibla përmban mendimet e Jehovait, prandaj çdo herë që e lexojmë, lejojmë që mendimet e tij të ndikojnë te mënyra si mendojmë, si ndihemi dhe si veprojmë. Si mund të përfitojmë në maksimum nga leximi i Biblës? Është jetësore të lutemi. Një motër thotë: «Para se të lexoj Biblën, i lutem Jehovait dhe i kërkoj të më ndihmojë të shoh qartë ‘mrekullitë’ në Fjalën e tij.» (Psal. 119:18) Veç kësaj, kemi nevojë të meditojmë për atë që lexojmë. Kur lutemi, lexojmë dhe meditojmë, Fjala e Perëndisë depërton «në mes të zemrës» sonë dhe e duam gjithnjë e më shumë mënyrën si mendon Jehovai.—Lexo Proverbat 4:20-22; Psal. 119:97.
16. Si kanë nxjerrë dobi shumë veta nga JW Broadcasting?
16 Një mënyrë tjetër si lejojmë të ndikojnë te ne mendimet e Perëndisë, është duke parë materialet që dalin në JW Broadcasting®. Një çift thotë: «Programet mujore kanë qenë vërtet një përgjigje për lutjet tona! Na kanë përtërirë forcat e na kanë dhënë zemër kur jemi ndier të trishtuar e të vetmuar. Dhe në shtëpinë tonë i dëgjojmë shpesh këngët origjinale. I vëmë kur gatuajmë, kur pastrojmë ose edhe thjesht kur pimë një çaj.» Këto programe na ndihmojnë të ruajmë zemrën. Na mësojnë të mendojmë ashtu siç mendon Jehovai dhe t’i rezistojmë presionit për të përvetësuar mendimet e Satanait.
17-18. (a) Siç tregon 1 Mbretërve 8:61, çfarë ndodh kur e zbatojmë atë që na mëson Jehovai? (b) Ç’mund të mësojmë nga shembulli i mbretit Hezekia? (c) Në harmoni me lutjen e Davidit te Psalmi 139:23, 24, për çfarë mund të lutemi?
17 Sa herë shijojmë dobitë që vijnë kur bëjmë atë që është e drejtë, na forcohet besimi. (Jak. 1:2, 3) Ndihemi mirë sepse e kemi bërë Jehovain krenar të na quajë fëmija i tij dhe na shtohet dëshira për ta kënaqur. (Prov. 27:11) Çdo sprovë na jep një mundësi që të tregojmë se nuk i shërbejmë me gjysmë zemre Atit tonë të dashur. (Psal. 119:113, shën.) Përkundrazi, japim prova se e duam Jehovain me gjithë zemër—me një zemër plotësisht të vendosur për t’iu bindur urdhërimeve të tij e për të bërë vullnetin e tij.—Lexo 1 Mbretërve 8:61.
18 A do të bëjmë gabime? Po, se jemi të papërsosur. Kur të ndodhë që të gabojmë, le të kujtojmë shembullin e mbretit Hezekia. Ai bëri gabime. Ama u pendua dhe vazhdoi t’i shërbente Jehovait «me gjithë zemër». (Isa. 38:3-6; 2 Kron. 29:1, 2; 32:25, 26) Pra, le t’i bëjmë të kota përpjekjet e Satanait për të na infektuar me mendimet e tij. Le të lutemi që të zhvillojmë «një zemër të bindur». (1 Mbret. 3:9; lexo Psalmin 139:23, 24.) Ne mund t’i qëndrojmë besnikë Jehovait nëse, mbi gjithçka, ruajmë zemrën.
KËNGA 54 «Kjo është udha»
^ par. 5 A do t’i qëndrojmë besnikë Jehovait, apo do të lejojmë që Satanai të na joshë e të na largojë nga Perëndia ynë? Përgjigjja varet jo nga sa të rënda janë sprovat, por nga sa mirë e ruajmë zemrën. Çfarë kuptimi ka fjala «zemër»? Si përpiqet të na e korruptojë zemrën Satanai? Dhe si mund ta ruajmë zemrën tonë? Ky artikull do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve të rëndësishme.
^ par. 11 SHPJEGIMI I SHPREHJES: Jehovai na ka dhënë aftësinë që të shqyrtojmë mendimet, ndjenjat dhe veprimet tona, e pastaj të gjykojmë veten. Bibla e quan këtë aftësi ndërgjegje. (Rom. 2:15; 9:1) Një ndërgjegje e stërvitur sipas Biblës është një ndërgjegje që përdor normat e Jehovait të shpjeguara në Bibël, për të gjykuar nëse ajo që mendojmë, bëjmë a themi është e mirë apo e keqe.
^ par. 56 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Një vëlla i pagëzuar po sheh televizor dhe në ekran shfaqet një skenë imorale. Ai duhet të vendosë ç’do të bëjë.
^ par. 58 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Një rojë në kohët e lashta pikas rrezikun jashtë qytetit. U thërret derëtarëve poshtë, dhe ata reagojnë menjëherë duke mbyllur portat e qytetit e duke i kyçur nga brenda.