ARTIKULLI I STUDIMIT 3
Jehovai, Perëndia yt, të çmon!
«Ai u kujtua për ne kur ishim përtokë.»—PSAL. 136:23.
KËNGA 33 Hidhja barrën Jehovait
PËRMBLEDHJE *
1-2. Në cilat situata ndodhen shumë shërbëtorë të Jehovait, dhe si mund të ndikojnë tek ata?
MENDO për tri situatat vijuese: një vëlla i ri diagnostikohet me një sëmundje ligështuese. Një vëlla i palodhur në të 50-at humb vendin e punës dhe nuk arrin të gjejë një tjetër ndonëse përpiqet fort. Një motër e moshuar besnike nuk arrin të bëjë aq sa do të donte në shërbim të Jehovait.
2 Nëse ndodhesh në ndonjë nga këto situata, mbase ndihesh sikur nuk je më i dobishëm. Ato mund të ta grabitin gëzimin, të të shkatërrojnë vlerësimin për veten dhe të ndikojnë te marrëdhënia jote me të tjerët.
3. Ç’pikëpamje kanë për jetën Satanai dhe ata që e imitojnë?
3 Bota sot pasqyron pikëpamjen e Satanait për jetën. Ai i ka trajtuar gjithnjë njerëzit sikur të ishin pa pikë vlere. Me mizori i ofroi Evës «udhën e lirisë», ndonëse e dinte fare mirë se ndëshkimi për mosbindje ndaj Perëndisë, ishte vdekja. Ai ka pasur gjithnjë nën kontroll sistemin tregtar, politik dhe fetar të kësaj bote. Prandaj nuk habitemi që shumë biznesmenë, politikanë dhe udhëheqës fetarë pasqyrojnë të njëjtën mungesë respekti për jetën dhe dinjitetin njerëzor.
4. Çfarë do të trajtojmë në këtë artikull?
4 Krejt e kundërta ndodh me Jehovain. Ai do që të ndihemi mirë me veten dhe na mbështet kur hasim situata Psal. 136:23; Rom. 12:3) Në këtë artikull do të trajtojmë si na ndihmon Jehovai në situatat vijuese: (1) kur jemi sëmurë, (2) kur kalojmë vështirësi ekonomike dhe (3) kur ndihemi sikur nuk kemi asgjë të dobishme për të dhënë në shërbim të Jehovait për shkak të moshës së shkuar. Gjithsesi, le të shohim në fillim pse mund të jemi të sigurt që secili prej nesh është i çmuar për Jehovain.
që na bëjnë të ndihemi të pavlerë. (JEHOVAI NA ÇMON
5. Çfarë provash ke se jemi të çmuar për Jehovain?
5 Ndonëse jemi bërë nga pluhuri i tokës, ne vlejmë shumë më tepër se një grusht dhé. (Zan. 2:7) Të shohim vetëm disa arsye pse e dimë që jemi të çmuar për Jehovain. Ai na krijoi me aftësinë për të pasqyruar cilësitë e tij, e kështu na bëri më superiorë se krijesat e tjera në tokë. (Zan. 1:27) Gjithashtu na la nën kujdes tokën dhe kafshët.—Psal. 8:4-8.
6. Ç’provë tjetër kemi që Jehovai i çmon njerëzit e papërsosur?
6 Edhe pasi Adami mëkatoi, Jehovai vazhdoi t’i çmonte njerëzit, madje aq shumë, sa dha Birin e tij të dashur, Jezuin, si shpërblesë për mëkatet tona. (1 Gjon. 4:9, 10) Jehovai do ta përdorë shpërblesën në dobi të atyre që kanë vdekur si pasojë e mëkatit të Adamit, kur të ringjallë «si të drejtët, edhe të padrejtët». (Vep. 24:15) Në Fjalën e tij tregohet se jemi të çmuar për të, pavarësisht shëndetit, gjendjes financiare a moshës.—Vep. 10:34, 35.
7. Ç’arsye të tjera na sigurojnë se jemi të çmuar për Jehovain?
7 Kemi edhe arsye të tjera që na sigurojnë se Jehovai na çmon. Ai na ka tërhequr drejt vetes dhe ka vënë re si kemi reaguar ndaj lajmit të mirë. (Gjoni 6:44) Ndërsa filluam të afroheshim me të, ai na afrohej edhe më shumë. (Jak. 4:8) Jehovai harxhon edhe kohë dhe energji për të na arsimuar, e kjo tregon se kemi vlerë në sytë e tij. Ai e di ç’lloj njerëzish jemi tani dhe si mund të bëhemi në të ardhmen. Gjithashtu na disiplinon ngaqë na do. (Prov. 3:11, 12) Sa prova të fuqishme se Jehovai na çmon!
8. Si mund të ndikojnë fjalët e Psalmit 18:27-29 te pikëpamja jonë për problemet?
8 Në sytë e disave mbreti David ishte njeri i pavlerë, ama ai e dinte që Jehovai e donte dhe e mbështeste. Kjo e ndihmoi ta përballonte situatën e tij me qëndrimin e duhur. (2 Sam. 16:5-7) Kur ndihemi përtokë ose kur hasim probleme, Jehovai mund të na ndihmojë t’i shohim gjërat me sy tjetër dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. (Lexo Psalmin 18:27-29.) Kur kemi mbështetjen e Jehovait, asgjë s’mund të na ndalë t’i shërbejmë me gëzim. (Rom. 8:31) Le të shohim tani tri situatat specifike kur kemi veçanërisht nevojë të kujtojmë se Jehovai na do dhe na çmon.
KUR JEMI SËMURË
9. Si mund të ndikojnë sëmundjet te pikëpamja që kemi për veten?
9 Sëmundjet mund të na mundojnë emocionalisht e të na bëjnë të ndihemi të padobishëm. Mund të ndihemi në siklet kur njerëzit vënë re kufizimet tona ose kur na duhet të mbështetemi te të tjerët për ndihmë. Edhe kur të tjerët nuk e dinë që vuajmë nga një sëmundje, mund të luftojmë me ndjenjat e turpit ngaqë nuk arrijmë dot të bëjmë aq sa
dikur. Në këto kohë stresuese, Jehovai na jep zemër. Si?10. Sipas Proverbave 12:25, çfarë mund të na ndihmojë kur jemi sëmurë?
10 Kur jemi sëmurë, «një fjalë e mirë» na e ngre zemrën peshë. (Lexo Proverbat 12:25.) Në Bibël Jehovai ka ruajtur fjalë të mira që na kujtojnë se jemi të rëndësishëm për të ndonëse jemi të sëmurë. (Psal. 31:19; 41:3) Po t’i lexojmë e madje t’i rilexojmë këto fjalë të frymëzuara, Jehovai do të na ndihmojë të përballojmë ndjenjat negative që vijnë me sëmundjen.
11. Si e ndjeu një vëlla mbështetjen e Jehovait?
11 Të shohim rastin e Horhesë. Në moshë të re e zuri një sëmundje ligështuese që avanconte me ritme të shpejta dhe e bënte të ndihej i pavlerë. «Nuk i kisha imagjinuar dhimbjet dhe sikletin që ndjeva ngaqë tërhiqja shumë vëmendjen,—thotë ai.—Ndërsa gjendja ime përkeqësohej, mendoja si do të më ndryshonte jeta. Isha i dërrmuar dhe i përgjërohesha Jehovait për ndihmë.» Si e mbështeti Jehovai? Ai vazhdon: «Ngaqë e kisha të vështirë të përqendrohesha, lexoja pjesë të shkurtra nga Psalmet që tregojnë merakun e Jehovait për shërbëtorët e tij. I rilexoja ato vargje çdo ditë, dhe ato më ngushëllonin e ma ngrohnin zemrën. Me kalimin e kohës, të tjerët filluan ta vinin re se isha më i buzëqeshur. Madje thoshin se qëndrimi im pozitiv u jepte zemër. E kuptova që Jehovai u ishte përgjigjur lutjeve të mia. Ai më kishte ndihmuar ta shihja veten me sy tjetër. Fillova të përqendrohesha tek ajo që thonë Shkrimet për mënyrën si më sheh ai pavarësisht sëmundjes sime.»
12. Si mund të ndiesh mbështetjen e Jehovait kur vuan nga një sëmundje?
12 Nëse po vuan nga ndonjë sëmundje, ji i sigurt se Jehovai e di ç’po heq. Përgjëroju për ndihmë që të mësosh të kesh këndvështrimin e duhur për situatën tënde. Pastaj përdor Biblën për të gjetur fjalët e mira që Jehovai ka ruajtur për ty. Përqendrohu tek ato pjesë që tregojnë sa shumë i çmon Jehovai shërbëtorët e tij. Kështu do të shohësh se Jehovai është i mirë me të gjithë ata që i shërbejnë me besnikëri.—KUR KALOJMË VËSHTIRËSI EKONOMIKE
13. Si mund të ndihet një kryefamiljar nëse humb vendin e punës?
13 Çdo kryefamiljar do që të sigurojë gjërat e nevojshme për familjen. Por ta zëmë se një vëlla humb vendin e punës ndonëse s’ka faj. Ai përpiqet fort të gjejë një tjetër, por më kot. Në këto rrethana, mund të ndihet i pavlerë. Si mund të marrë zemër nëse i mban sytë te premtimet e Jehovait?
14. Për cilat arsye i mban Jehovai premtimet?
14 Jehovai i mban gjithnjë premtimet. (Jos. 21:45; 23:14) Këtë e bën për disa arsye. Si fillim, është në lojë emri ose reputacioni i tij. Jehovai ka premtuar se do të kujdeset për shërbëtorët e tij besnikë dhe e ndien për detyrë ta mbajë atë premtim. (Psal. 31:1-3) Veç kësaj, Jehovai e di se ne, si pjesë e familjes së tij, do të ndiheshim përtokë e të zhgënjyer nëse nuk do të kujdesej për ne. Ai na premton se do të na japë ç’të na nevojitet për të jetuar e për t’i shërbyer me besnikëri. E asgjë s’ka për ta penguar që ta bëjë realitet këtë premtim!—Mat. 6:30-33; 24:45.
15. (a) Cilën vështirësi hasën të krishterët e shekullit të parë? (b) Ç’siguri na jep Psalmi 37:18, 19?
Vep. 8:1) A s’do të thotë kjo se të krishterët kaluan vështirësi ekonomike, përderisa ka mundësi të kenë humbur shtëpitë, vendet e punës dhe bizneset e tyre?! Gjithsesi, Jehovai nuk i braktisi, e as ata nuk e humbën gëzimin. (Vep. 8:4; Hebr. 13:5, 6; Jak. 1:2, 3) Jehovai i mbështeti ata të krishterë besnikë e po njësoj do të bëjë me ne.—Lexo Psalmin 37:18, 19.
15 Kur kujtojmë arsyet pse Jehovai i mban premtimet, mund t’i përballojmë vështirësitë ekonomike me zemër të qetë. Të shohim shembullin e të krishterëve të shekullit të parë. Kur filloi një përndjekje e madhe kundër kongregacionit në Jerusalem, «të gjithë, përveç apostujve, u shpërndanë». (KUR PËRBALLOJMË KUFIZIMET E MOSHËS SË SHKUAR
16. Në cilat rrethana mund të fillojmë të dyshojmë nëse Jehovai e vlerëson adhurimin tonë?
16 Ndërsa plakemi, mund të fillojmë të mendojmë se nuk kemi shumë për t’i dhënë Jehovait. Mbretin David mund ta kenë trazuar ndjenja të ngjashme ndërsa i afrohej pleqëria. (Psal. 71:9) Si mund të na ndihmojë Jehovai?
17. Ç’mund të mësojmë nga rasti i një motre që quhet Jeri?
17 Të shohim rastin e një motre që quhet Jeri. Atë e ftuan të ndiqte një sesion trajnimi në Sallën e Mbretërisë për mirëmbajtjen e godinave teokratike, por nuk donte të shkonte. Ajo tha: «Jam e moshuar, jam e ve dhe nuk kam ndonjë aftësi që Jehovai ta përdorë. S’kam pikë vlere.» Natën përpara trajnimit, Jeri ia hapi zemrën Jehovait në lutje. Të nesërmen,
kur mbërriti në Sallën e Mbretërisë, ende vriste mendjen nëse duhej të ishte e pranishme apo jo. Gjatë programit, një nga oratorët theksoi se aftësia më e rëndësishme është gatishmëria jonë që të na mësojë Jehovai. Jeri kujton: «Mendova: ‘Unë e kam këtë aftësi!’ Fillova të qaja ndërsa kuptoja se Jehovai po i përgjigjej lutjes sime. Ai po më siguronte se kam diçka me vlerë për të dhënë dhe se ishte i gatshëm të më mësonte.» Jeri sjell ndër mend: «Kur hyra në Sallën e Mbretërisë, isha nervoze, e shkurajuar dhe ndihesha përtokë. Por, kur dola, ndihesha e sigurt, e inkurajuar dhe e vlerësuar!»18. Si e tregon Bibla se Jehovai vazhdon ta çmojë shërbimin tonë ndërsa plakemi?
18 Ndërsa plakemi, mund të jemi të sigurt se Jehovai ka ende punë për ne. (Psal. 92:12-15) Jezui na mësoi se pavarësisht sa të kufizuar jemi a sado të papërfillshme të na duken përpjekjet tona, Jehovai e çmon çdo gjë që mund të bëjmë në shërbim të tij. (Luka 21:2-4) Prandaj përqendrohu tek ajo që mund të bësh. Për shembull, mund të flasësh për Jehovain, të lutesh për vëllezërit dhe t’i inkurajosh të tjerët të qëndrojnë besnikë. Jehovai të konsideron bashkëpunëtor, jo për aftësitë që ke, por për gatishmërinë tënde për t’iu bindur.—1 Kor. 3:5-9.
19. Çfarë sigurie na jep Romakëve 8:38, 39?
19 Sa mirënjohës jemi që adhurojmë Jehovain, një Perëndi që i çmon vërtet shërbëtorët e tij! Ai na krijoi që të bëjmë vullnetin e tij, dhe është adhurimi i vërtetë ai që i jep kuptim jetës sonë. (Zbul. 4:11) Ndonëse për botën mund të jemi të pavlerë, Jehovait nuk i vjen turp të quhet Perëndia ynë. (Hebr. 11:16, 38) Kur na rëndon zemra nga sëmundjet, vështirësitë ekonomike a mosha e shkuar, të mos harrojmë se asgjë nuk na ndan dot nga dashuria e Atit tonë qiellor.—Lexo Romakëve 8:38, 39.
^ par. 5 A ke hasur situata që të kanë bërë të ndiheshe i pavlerë? Ky artikull do të të sjellë ndër mend sa shumë të çmon Jehovai. Në të do të tregohet si të mos humbësh vlerësimin për veten, pavarësisht gjërave që të ndodhin në jetë.
KËNGA 30 Perëndia Jehova është im Atë dhe Mik