KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Maj 2020

Ky numër përmban artikujt e studimit për periudhën 6 korrik–2 gusht 2020.

«Mbreti i veriut» në kohën e fundit

Artikulli i studimit 19: 6-12 korrik 2020. Sot shohim dëshmi se profecia e Danielit për «mbretin e veriut» dhe «mbretin e jugut» vazhdon të plotësohet. Pse jemi kaq të sigurt? Dhe pse kemi nevojë ta kuptojmë me hollësi këtë profeci?

Mbretërit rivalë në kohën e fundit

Profecia për «mbretin e veriut» dhe «mbretin e jugut» plotësohet gjatë së njëjtës periudhë me profeci të tjera. Si dëshmojnë këto profeci se ky sistem do të marrë fund së shpejti?

Kush është sot «mbreti i veriut»?

Artikulli i studimit 20: 13-19 korrik 2020. Kush është sot «mbreti i veriut» dhe si do të marrë fund? Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të na forcojë besimin dhe të na ndihmojë të përgatitemi për sprovat që do të përballojmë së shpejti.

A je mirënjohës për dhuratat e Perëndisë?

Artikulli i studimit 21: 20-26 korrik 2020. Ky artikull do të na thellojë çmueshmërinë për Jehovain dhe për tri dhurata që na ka bërë. Gjithashtu do të na ndihmojë të arsyetojmë me ata që dyshojnë se ka Perëndi.

Trego mirënjohje për thesaret e padukshme

Artikulli i studimit 22: 27 korrik–2 gusht 2020. Në artikullin e mëparshëm folëm për disa thesare nga Perëndia, të cilat mund t’i shohim. Kurse në këtë artikull do të përqendrohemi te disa thesare që nuk mund t’i shohim dhe do të shqyrtojmë si ta tregojmë mirënjohjen për to. Gjithashtu artikulli do të na thellojë mirënjohjen për Burimin e këtyre thesareve, Perëndinë Jehova.