ARTIKULLI I STUDIMIT 10
Dashuria dhe mirënjohja për Jehovain të motivojnë të pagëzohesh
«Çfarë më pengon të pagëzohem?!»—VEP. 8:36.
KËNGA 37 I shërbej Jehovait me gjithë shpirt
PËRMBLEDHJE *
1-2. Sipas Veprave 8:27-31, 35-38, çfarë e motivoi eunukun etiopas të pagëzohej?
A KE dëshirë të pagëzohesh si dishepull i Krishtit? Dashuria dhe mirënjohja kanë motivuar shumë veta ta marrin këtë vendim. Të shohim shembullin e një funksionari të lartë në shërbim të mbretëreshës së Etiopisë.
2 Kur mësoi çfarë thonë Shkrimet, ai etiopas u pagëzua pa vonesë. (Lexo Veprat 8:27-31, 35-38.) Çfarë e motivoi? Pa dyshim që e çmonte Fjalën e Perëndisë, përderisa po lexonte një fragment nga libri i Isaisë ndërsa udhëtonte me karrocë. E kur Filipi i predikoi, i lindi në zemër mirënjohja për atë që kishte bërë Jezui për të. Po pse kishte shkuar në Jerusalem ai zyrtar? Sepse kishte zhvilluar dashuri për Jehovain. Nga e dimë? Se po kthehej nga Jerusalemi, ku kishte adhuruar Jehovain. Me sa duket, ai kishte lënë fenë e trashëguar nga prindërit dhe tani adhuronte Perëndinë e vërtetë me të vetmin popull të kushtuar ndaj Tij. Tamam kjo dashuri për Jehovain e motivoi të hidhte një hap tjetër të rëndësishëm: të pagëzohej e të bëhej dishepull i Krishtit.—Mat. 28:19.
3. Çfarë mund ta pengojë dikë të pagëzohet? (Shih kutinë « Çfarë ke në zemër?»)
3 Dashuria për Jehovain mund të të motivojë të pagëzohesh. Ama dashuria mund edhe të të pengojë ta bësh këtë. Si? Të marrim vetëm disa shembuj. Ka të ngjarë që i do shumë familjarët dhe miqtë jobesimtarë e mund të Mat. 10:37) Ose ndoshta ke për zemër disa zakone që e di se Perëndia i urren dhe e ke të vështirë të shkëputesh prej tyre. (Psal. 97:10) A mbase je rritur me festa e tradita që kanë të bëjnë me fenë e rreme. Kujtimet e bukura që lidhen me to, mund të jenë të shtrenjta për ty. Prandaj mund ta kesh të vështirë të mos i ndjekësh më ato zakone që e fyejnë Jehovain. (1 Kor. 10:20, 21) Kështu gjendesh para kësaj pyetjeje: «Kë ose çfarë dua më shumë?»
kesh frikë se po të pagëzohesh, s’do të të duan më. (DASHURIA MË E RËNDËSISHME NË JETË
4. Cili është motivi kryesor që do të të nxitë të pagëzohesh?
4 Ka shumë gjëra që ia vlen t’i duash e t’i çmosh. Për shembull, që para se të studioje me Dëshmitarët e Jehovait, ndoshta kishe vlerësim të madh për Fjalën e Perëndisë dhe dashuri për Jezuin. Tani që ke njohur Dëshmitarët e Jehovait, ka të ngjarë që të pëlqen shumë të rrish me ta. Ama dashuria për gjithë këto të mira, nuk do të të nxitë medoemos t’ia kushtosh jetën Jehovait e të pagëzohesh. Motivi kryesor që do të të nxitë të pagëzohesh, është dashuria për vetë Perëndinë Jehova. Kur e do Jehovain mbi gjithçka tjetër, nuk do të lejosh askënd e asgjë të të pengojë t’i shërbesh. Dashurinë për Jehovain mund ta shohësh edhe si një derë që çon drejt pagëzimit, edhe si një parmak që të mbron të mos devijosh nga shërbimi i Tij.
5. Cilat pyetje do të shqyrtojmë?
5 Jezui tha se duhet ta duam Jehovain me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen e forcën tonë. (Mar. 12:30) Si mund të ushqesh një dashuri e vlerësim kaq të thellë për Jehovain? Ndërsa mediton sa shumë të do Jehovai, do të nxitesh ta duash edhe ti. (1 Gjon. 4:19) Cilat ndjenja e veprime do të vijnë natyrshëm pasi zhvillon dashurinë më të rëndësishme në jetë? *
6. Sipas Romakëve 1:20, cila është një mënyrë si të mësosh për Jehovain?
6 Mëso për Jehovain nga krijimi. (Lexo Romakëve 1:20; Zbul. 4:11) Medito për mençurinë që shpaloset te mënyra si janë projektuar bimët e kafshët. Mëso pak edhe për mënyrën e mrekullueshme si është krijuar trupi yt. (Psal. 139:14) Mendo sa fuqi i ka dhënë Jehovai diellit tonë, e mos harro se ai është veç një ndër miliarda yjet. * (Isa. 40:26) Ky meditim do të ta thellojë nderimin për Jehovain. Megjithatë, të dish se Jehovai është i mençur e i fuqishëm, është vetëm një pjesë e themelit të miqësisë tënde me të. Që të zhvillosh dashuri të fortë për Jehovain, duhet të dish më shumë për të.
7. Për çfarë duhet të jesh i bindur që ta duash nga zemra Jehovain?
7 Duhet të jesh i bindur se Jehovai të do vërtet. A e ke të vështirë ta besosh se Krijuesi i qiellit e tokës të vë re dhe interesohet për ty? Nëse po, mos harro se Jehovai «nuk është larg nga secili prej nesh». (Vep. 17:26-28) Ai «heton gjithë zemrat» dhe, siç i tha Davidi Solomonit, të premton që ‘nëse e kërkon, do të të lërë ta gjesh’. (1 Kron. 28:9) Në fakt, arsyeja pse po studion Biblën tani, është se Jehovai ‘të ka tërhequr’ drejt vetes. (Jer. 31:3) Sa më shumë ta çmosh gjithë sa ka bërë Jehovai për ty, aq më e thellë do të bëhet dashuria për të.
8. Si mund ta shprehësh mirënjohjen për dashurinë e Jehovait?
8 Një mënyrë si ta shprehësh mirënjohjen për dashurinë e Jehovait, është të flasësh me të në lutje. Dashuria për Perëndinë do të të shtohet teksa i hapesh për çdo gjë që të shqetëson dhe e falënderon për gjithë sa bën për ty. Pastaj, ndërsa vëren si u përgjigjet lutjeve të tua, do të të forcohet miqësia me të. (Psal. 116:1) Do të bindesh plotësisht se ai të kupton. Por, që të afrohesh me Jehovain, ke nevojë të kuptosh mënyrën si mendon dhe të dish çfarë do nga ti. E vetmja mënyrë për t’i ditur këto, është të studiosh Fjalën e tij, Biblën.
9. Si mund ta tregosh se e çmon Biblën?
9 Mëso të çmosh Fjalën e Perëndisë, Biblën. Vetëm në Bibël gjendet e vërteta për Jehovain dhe qëllimi që ka për ty. Çmueshmërinë për Fjalën e Perëndisë e tregon duke e lexuar çdo ditë, duke u përgatitur për studimin e Biblës dhe duke e zbatuar atë që mëson. (Psal. 119:97, 99; Gjoni 17:17) A ke një program për leximin e Biblës? A e ndjek atë program, duke u siguruar që ta lexosh Biblën përditë?
10. Cila është një veçori unike e Biblës?
10 Një veçori unike e Biblës është se përmban historitë e dëshmitarëve okularë për Jezuin. Ky është i vetmi libër i saktë që shpjegon ç’ka bërë Jezui për ty. Ndërsa mëson çfarë tha e bëri Jezui, do të të lindë në zemër dëshira të bëhesh mik i tij.
11. Si mund të mësosh ta duash Jehovain?
11 Mëso të duash Jezuin, dhe dashuria për Jehovain do të të shtohet. Pse? Sepse Jezui pasqyron me përsosmëri cilësitë e Atit të tij. (Gjoni 14:9) Prandaj, sa më shumë të mësosh për Jezuin, aq më tepër do ta kuptosh e do ta çmosh Jehovain. Mendo sa dhembshuri u tregoi Jezui atyre që shiheshin me përbuzje—të varfërve, të sëmurëve e të pambrojturve. Mendo edhe për këshillat praktike që të jep dhe si të përmirësohet jeta kur ia vë veshin.—Mat. 5:1-11; 7:24-27.
12. Ndërsa mëson për Jezuin, çfarë mund të ndihesh i nxitur të bësh?
12 Dashuria për Jezuin do të të forcohet ndërsa mendon thellë çfarë sakrifice bëri që të na falen mëkatet. (Mat. 20:28) Kur kupton se Jezui ishte i gatshëm të vdiste për ty, kjo mund të të nxitë të pendohesh e t’i kërkosh falje Jehovait. (Vep. 3:19, 20; 1 Gjon. 1:9) E sa më shumë t’i duash Jezuin dhe Jehovain, aq më shumë do të kesh dëshirë të rrish me ata që ndihen si ti.
13. Çfarë të ka dhuruar Jehovai?
13 Mëso të duash familjen e Jehovait. Familjarët jobesimtarë dhe shoqëria e dikurshme mund të mos e kuptojnë pse dëshiron t’ia kushtosh jetën Jehovait, e madje mund të të kundërvihen. Jehovai do të të ndihmojë duke të dhuruar një familje me vëllezër e motra. Nëse lidhesh ngushtë me këtë familje, do të gjesh dashurinë dhe përkrahjen që të nevojitet. (Mar. 10:29, 30; Hebr. 10:24, 25) Me kohë, edhe pjesëtarët e familjes sate mund t’i shërbejnë Jehovait e të jetojnë sipas standardeve të tij.—1 Pjet. 2:12.
14. Çfarë ke zbuluar për standardet e Jehovait, siç tregon 1 Gjonit 5:3?
14 Mëso t’i çmosh e t’i zbatosh standardet e Jehovait. Para se të njihje Jehovain, ndoshta jetoje sipas standardeve të tua, por tani e kupton se standardet e Jehovait janë më të mira. (Psal. 1:1-3; lexo 1 Gjonit 5:3.) Mendo për këshillat që u jep Bibla burrave, grave, prindërve dhe fëmijëve. (Efes. 5:22–6:4) A ke një familje më të lumtur tani falë zbatimit të këtyre këshillave? A ke zakone më të mira ngaqë u bindesh udhëzimeve të Jehovait për t’i zgjedhur miqtë me mençuri? A je më i lumtur sot? (Prov. 13:20; 1 Kor. 15:33) Ka shumë të ngjarë që përgjigjja për këto pyetje të jetë «po».
15. Ç’mund të bësh nëse të duhet ndihmë për t’i zbatuar parimet e Biblës?
15 Hera-herës mund ta kesh të vështirë të dish si t’i zbatosh parimet që po mëson nga Bibla. Ja pse Jehovai të jep nëpërmjet organizatës së tij materiale të bazuara te Bibla, që mund të të ndihmojnë të dallosh të drejtën nga e gabuara. (Hebr. 5:13, 14) Ndërsa i lexon e i studion këto materiale, do të shohësh sa praktike e specifike janë parimet e Biblës dhe do të duash të jesh pjesë e organizatës së Jehovait.
16. Si e ka organizuar Jehovai popullin e tij?
16 Mëso të duash e të mbështetësh organizatën e Jehovait. Jehovai e ka organizuar popullin e tij në kongregacione; Biri i tij, Jezui, është kreu i të gjitha kongregacioneve. (Efes. 1:22; 5:23) Jezui ka emëruar një grup të vogël të mirosurish për të marrë drejtimin në organizimin e veprës që dëshiron të bëhet sot. Këtë grup burrash Jezui e quajti «skllavi besnik dhe i mençur»; ata e marrin seriozisht përgjegjësinë që të të ndihmojnë të afrohesh me Perëndinë e të ruash miqësinë me Të. (Mat. 24:45-47) Një mënyrë si kujdeset për ty skllavi besnik, është duke u siguruar të emërohen pleq të kualifikuar që të të drejtojnë e të të mbrojnë si barinj. (Isa. 32:1, 2; Hebr. 13:17; 1 Pjet. 5:2, 3) Pleqtë janë të gatshëm të mos kursehen për të mirën tënde, të të japin zemër e të të ndihmojnë ta forcosh dita-ditës miqësinë me Jehovain. Por një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjnë për ty, është të të ndihmojnë t’i mësosh të tjerët për Jehovain.—Efes. 4:11-13.
17. Sipas Romakëve 10:10, 13, 14, pse u flasim të tjerëve për Jehovain?
17 Ndihmo të tjerët të mësojnë të duan Jehovain. Jezui i udhëzoi dishepujt e tij t’i mësonin të tjerët për Jehovain. (Mat. 28:19, 20) Këtij urdhri mund t’i bindemi edhe thjesht nga ndjenja e detyrës. Por, ndërsa të shtohet dashuria për Jehovain, do të ndihesh si apostujt Pjetër e Gjon, që thanë: «Ne s’rrimë dot pa folur për ato që kemi parë dhe kemi dëgjuar.» (Vep. 4:20) Të rralla janë gjërat që të sjellin aq lumturi, sa të ndihmosh dikë të ushqejë dashurinë për Jehovain. Imagjino si i gufonte zemra nga gëzimi ungjillëzuesit Filip kur e ndihmoi etiopasin të mësonte të vërtetën nga Shkrimet e të pagëzohej! Kur imiton Filipin dhe i bindesh urdhrit të Jezuit për të predikuar, tregon se ke dëshirë të jesh Dëshmitar i Jehovait. (Lexo Romakëve 10:10, 13, 14.) E në atë moment, ka të ngjarë ta pyesësh veten si etiopasi: «Çfarë më pengon të pagëzohem?!»—Vep. 8:36.
18. Çfarë do të shqyrtojmë në artikullin tjetër?
18 Kur të vendosësh të pagëzohesh, do të hedhësh hapin më të rëndësishëm në jetë. Meqë është një vendim kaq serioz, duhet të peshosh me kujdes çfarë përfshin. Çfarë duhet të dish për pagëzimin? Çfarë duhet të bësh para dhe pas pagëzimit? Këto pyetje do të marrin përgjigje në artikullin tjetër.
KËNGA 2 E ke emrin Jehova
^ par. 5 Disa që e duan Jehovain, nuk janë të sigurt në janë gati të pagëzohen si Dëshmitarë të tij. Nëse ndihesh kështu, ky artikull do të të ndihmojë të shqyrtosh disa gjëra praktike që mund të bësh, të cilat do të të motivojnë të pagëzohesh.
^ par. 5 Çdo njeri është i ndryshëm, prandaj disa mund t’i zbatojnë sugjerimet e këtij artikulli sipas një rendi të ndryshëm nga ai që tregohet këtu.
^ par. 6 Për më shumë shembuj, shih broshurat A u krijua jeta? dhe Origjina e jetës: Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh.
^ par. 61 PËRSHKRIMI I FIGURËS: Një motër i jep një fletushkë një vajze që takon ndërsa bën pazarin.