ARTIKULLI I STUDIMIT 9
Vëlla i ri—Si ta fitosh besimin e të tjerëve?
«Armata e të rinjve të tu do të jetë si bulëza të panumërta vese.»—PSAL. 110:3.
KËNGA 39 I këndshëm qoftë emri im për Ty!
PËRMBLEDHJE *
1. Cilat pika të forta kanë shumë vëllezër të rinj?
JU VËLLEZËR të rinj mund të jeni goxha të dobishëm për kongregacionin. Shumë prej jush jeni të fortë e plot energji. (Prov. 20:29) Jeni një pasuri e vërtetë për vëllezërit e motrat. Ndoshta ti vëlla i ri mezi e pret ditën kur të emërohesh shërbëtor kongregacioni. Por mbase të duket se të tjerët të shohin si tepër të ri ose tepër pa përvojë për t’u besuar ndonjë caktim i rëndësishëm. Edhe pse i ri në moshë, ti mund të bësh që tani disa gjëra për të fituar besimin dhe respektin e vëllezërve e motrave në kongregacion.
2. Çfarë do të shqyrtojmë në këtë artikull?
2 Në këtë artikull do të përqendrohemi te jeta e mbretit David. Do të shohim shkurtimisht edhe disa ngjarje nga jeta e Asës dhe e Jehozafatit—dy mbretër të Judës. Do të shqyrtojmë çfarë vështirësish hasën ata tre burra, si reaguan dhe ç’mund të mësojnë vëllezërit e rinj nga shembulli i tyre.
MËSO NGA MBRETI DAVID
3. Cila është një mënyrë se si vëllezërit e rinj mund të ndihmojnë të tjerët në kongregacion?
3 Që nga djalëria, Davidi zhvilloi aftësi që të tjerët i vlerësonin. Ai lidhi një miqësi të fortë me Jehovain. Gjithashtu punoi me përkushtim që të bëhej muzikant më 1 Sam. 16:16, 23) Po ti vëlla i ri, a ke ndonjë aftësi që mund t’u sjellë dobi të tjerëve në kongregacion? Ka shumë të ngjarë që po. Për shembull, mund të vëresh se disa të moshuar janë mjaft mirënjohës kur vëllezërit e rinj i ndihmojnë ta përdorin sa më mirë tabletin a pajisje të tjera elektronike për studimin personal dhe për mbledhjet. Njohuria që ke për këto pajisje, mund të jetë një ndihmë e madhe për këta të moshuar.
i mirë dhe e përdori atë talent për të ndihmuar Saulin, mbretin e emëruar nga Perëndia. (4. Ashtu si Davidi, çfarë cilësish duhet të kultivojnë vëllezërit e rinj? (Shih figurën e kopertinës.)
4 Në jetën e përditshme, Davidi tregoi se ishte i përgjegjshëm dhe i besueshëm. Për shembull, kur ishte djalosh, ai kulloste pa përtuar delet e të atit. Ajo ishte një punë plot rreziqe. Më vonë, Davidi i shpjegoi mbretit Saul: «Shërbëtori yt u bë bari i kopesë së të atit. Një ditë erdhi një luan, pastaj një ari, dhe secili mori nga një dele nga kopeja. Unë e ndoqa, e godita dhe e çlirova delen nga goja e tij.» (1 Sam. 17:34, 35) Davidi ndiente përgjegjësinë që t’i mbronte e të kujdesej për delet dhe luftoi me guxim për to. Vëllezërit e rinj mund të imitojnë Davidin duke punuar pa përtuar në çdo caktim që u jepet.
5. Sipas Psalmit 25:14, cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bëjnë vëllezërit e rinj?
5 Davidi i ri lidhi miqësi të ngushtë me Jehovain. Ajo miqësi ishte më e rëndësishme se guximi a se talenti i Davidit për të luajtur në harpë. Jehovai ishte jo vetëm Perëndia i Davidit, por edhe Miku i tij—Miku i tij i ngushtë. (Lexo Psalmin 25:14.) Gjëja më e rëndësishme që mund të bësh ti vëlla i ri është të forcosh miqësinë me Atin tënd qiellor. Si rezultat i kësaj, mund të marrësh përgjegjësi të tjera në kongregacion.
6. Çfarë opinionesh negative kishin disa për Davidin?
6 Një problem që hasi Davidi, ishte opinioni negativ që kishin disa për të. Për shembull, kur Davidi u tregua i gatshëm të luftonte kundër Goliadit, mbreti Saul u përpoq t’i ndërronte mendje duke i thënë: «S’je veçse një djalosh.» (1 Sam. 17:31-33) Para kësaj, i vëllai e kishte akuzuar se ishte i papërgjegjshëm. (1 Sam. ) Mirëpo, Jehovai nuk e shihte Davidin as si të papjekur, as si të papërgjegjshëm. Ai e njihte mirë atë djalë të ri. E duke u mbështetur për forcë te Miku i tij, Jehovai, Davidi e mposhti Goliadin.— 17:26-301 Sam. 17:45, 48-51.
7. Çfarë mund të mësosh nga shembulli i Davidit?
7 Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Davidit? Mësojmë se duhet të jemi të duruar. Atyre që të kanë njohur që fëmijë, mund t’u duhet kohë që të të shohin si të rritur. Por të jesh i sigurt se Jehovai sheh përtej asaj që duket. Ai sheh cilësitë dhe potencialin tënd. (1 Sam. 16:7) Një mësim tjetër është që, ashtu si Davidi, duhet të forcosh miqësinë me Perëndinë. Davidi e bënte këtë duke soditur me kujdes veprat e krijimit të Jehovait. Ai bluante në mendje se çfarë i mësonin ato vepra për Krijuesin. (Psal. 8:3, 4; 139:14; Rom. 1:20) Një gjë tjetër është të mbështetesh për forcë te Jehovai. Për shembull, a tallen me ty disa shokë të shkollës ngaqë je Dëshmitar i Jehovait? Nëse po, lutju Jehovait të të ndihmojë ta përballosh këtë sprovë. Gjithashtu zbato këshillat praktike që gjenden në Fjalën e tij dhe në botimet e videot tona. Sa herë që sheh dorën e Jehovait ndërsa përballon një problem, të forcohet besimi se ai do të të bëhet krah edhe në të ardhmen. Veç kësaj, kur të tjerët shohin se mbështetesh te Jehovai, do të fitosh besimin e tyre.
8-9. Çfarë e ndihmoi Davidin të priste me durim kohën kur do të bëhej mbret, dhe çfarë mund të mësojnë vëllezërit e rinj nga shembulli i tij?
8 Të shohim edhe një vështirësi tjetër që hasi Davidi. Pasi u miros si mbret, Davidit iu desh të priste shumë vjet para se të kurorëzohej zyrtarisht mbret i Judës. (1 Sam. 16:13; 2 Sam. 2:3, 4) Çfarë e ndihmoi të priste me durim gjatë asaj periudhe? Në vend që të paralizohej nga shkurajimi, Davidi u përqendrua tek ajo që mund të bënte. Për shembull, ndërsa jetonte si i arratisur në territorin e filistinëve, ai shfrytëzonte rastin që të luftonte armiqtë e Izraelit. Në këtë mënyrë, mbronte kufijtë e territorit të Judës.—1 Sam. 27:1-12.
9 Çfarë mund të mësosh ti vëlla i ri nga shembulli i Davidit? Shfrytëzo mundësitë që ke për t’u shërbyer vëllezërve të tu. Mendo për atë që ndodhi me një vëlla që quhet Rikardo. * Që kur ishte nja 10 vjeç, ai kishte ëndërruar të shërbente si pionier i rregullt. Por kur shprehu dëshirën, pleqtë i thanë se nuk ishte akoma gati. Në vend që të dorëzohej ose të mbante inat, Rikardo u dha më shumë pas shërbimit. Ai thotë: «Kur kthej kokën pas, e kuptoj se kisha nevojë të bëja përparim. Bëja çmos të kthehesha te kushdo që shfaqte interes dhe të përgatitesha mirë për çdo vizitë. Madje për herë të parë kisha një studim. Ndërsa fitoja përvojë, fitoja edhe më shumë siguri.» Tani Rikardo ka sukses në shërbimin si pionier i rregullt dhe është shërbëtor kongregacioni.
10. Çfarë bëri një herë Davidi para një vendimi të rëndësishëm?
10 Të mendojmë edhe për një ngjarje tjetër nga jeta e Davidit. Gjatë kohës që jetonte në arrati, ai dhe luftëtarët e tij lanë familjet dhe u nisën me një mision ushtarak. Kur ishin larg, një bandë armiqsh sulmoi dhe mori rob familjet 1 Sam. 30:7-10) Çfarë mund të mësosh nga kjo ngjarje?
e tyre. Me tërë atë përvojë si luftëtar, Davidi mund të mendonte se nuk e kishte për gjë të hartonte një strategji të efektshme që t’i çlironte robërit. Por në vend të kësaj, kërkoi drejtim nga Jehovai. Pasi i tha priftit Abiatar t’i sillte efodin, Davidi pyeti Jehovain: «A duhet t’i shkoj pas kësaj bande plaçkitësish?» Jehovai i tha të vepronte ashtu dhe e siguroi se do të kthehej me fitore. (11. Çfarë mund të bësh para se të marrësh vendime?
11 Kërko këshilla para se të marrësh vendime. Këshillohu me prindërit. Mund të marrësh këshilla të mençura edhe duke biseduar me pleq me përvojë. Jehovai ka besim te këta burra të emëruar, prandaj edhe ti mund të kesh besim. Ata janë «dhurata» nga Jehovai për kongregacionin. (Efes. 4:8) Mund të nxjerrësh dobi duke imituar besimin e tyre dhe duke ua vënë veshin sugjerimeve të mençura që të japin. Tani, le të shqyrtojmë çfarë mund të mësojmë nga mbreti Asa.
MËSO NGA MBRETI ASA
12. Çfarë cilësish kishte mbreti Asa kur filloi të mbretëronte?
12 Në fillim të mbretërimit të tij, Asa ishte i përulur dhe guximtar. Për shembull, kur hipi në fron pas të atit, Abijahut, ai organizoi një fushatë kundër idhujtarisë. Veç kësaj, «i tha Judës të kërkonte Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre, dhe të zbatonte Ligjin e urdhërimet». (2 Kron. 14:1-7) E kur etiopasi Zerah sulmoi Judën me 1.000.000 ushtarë, Asa u tregua i mençur dhe i kërkoi ndihmë Jehovait me fjalët: «O Jehova, për ty s’ka rëndësi nëse ata që ndihmon janë të fortë apo të dobët. Na ndihmo, o Jehova, Perëndia ynë, se te ti mbështetemi.» Këto shprehje të bukura tregojnë sa i fortë ishte besimi i Asës tek aftësia e Jehovait për ta shpëtuar popullin e tij. Ngaqë Asa tregoi besim tek Ati i tij qiellor, «Jehovai i mundi etiopasit».—2 Kron. 14:8-12.
13. Çfarë i ndodhi më vonë Asës, dhe pse?
13 Pa dyshim që je dakord se të përballeshe me një ushtri prej 1.000.000 2 Kron. 16:7, 9; 1 Mbret. 15:32) Cili është mësimi?
ushtarësh ishte e frikshme. Sidoqoftë, Asa e përballoi me sukses atë vështirësi, ngaqë u mbështet te Jehovai. Por mjerisht, kur hasi një problem më të vogël, Asa nuk u këshillua me Jehovain. Përballë kërcënimit të mbretit të lig të Izraelit, Bashës, Asa iu drejtua për ndihmë mbretit të Sirisë. Ai vendim solli pasoja katastrofike. Nëpërmjet profetit të tij Hanan, Jehovai i tha Asës: «Meqë u mbështete te mbreti i Sirisë dhe nuk u mbështete te Jehovai, Perëndia yt, ushtria e mbretit të Sirisë të iku nga duart.» E që nga ai moment, Asa ishte gjithë kohës në luftë. (14. Si mund të mbështetesh te Jehovai, dhe çfarë do të bëhesh sipas 1 Timoteut 4:12 nëse vepron kështu?
14 Vazhdo të jesh i përulur dhe të mbështetesh te Jehovai. Kur u pagëzove, ti tregove besim të madh te Jehovai, e ai të mirëpriti krahëhapur në familjen e tij. Tani është jetësore të vazhdosh të mbështetesh te Jehovai. Mbase të vjen natyrshëm të mbështetesh tek ai kur duhet të marrësh vendime që janë pikë kthese në jetë. Por ç’të themi për raste të tjera? Është tepër e rëndësishme të tregosh besim te Jehovai sa herë që merr vendime, siç janë ato për zbavitjet që zgjedh, punën që do të bësh ose synimet që vë! Mos u mbështet te mençuria jote. Përkundrazi, kërko parime nga Bibla që zbatohen në rrethanat e tua e pastaj vepro në harmoni me atë drejtim. (Prov. 3:5, 6) Kështu, do t’ia gëzosh zemrën Jehovait dhe do të fitosh respektin e të tjerëve në kongregacion.—Lexo 1 Timoteut 4:12.
MËSO NGA MBRETI JEHOZAFAT
15. Siç tregon 2 Kronikave 18:1-3; 19:2, çfarë gabimesh bëri mbreti Jehozafat?
15 Natyrisht, si të gjithë ne, vëllezërit e rinj janë të papërsosur dhe ndonjëherë do të bëjnë gabime. Por kjo nuk duhet t’i pengojë të bëjnë gjithë sa munden në shërbim të Jehovait. Të mendojmë për shembullin e mbretit Jehozafat, i cili kishte shumë cilësi të bukura. Në fillim të mbretërimit, ai «kërkoi Perëndinë e të atit dhe zbatoi urdhërimet e tij». Veç kësaj, dërgoi princat e vet në Judë që të mësonin popullin për Jehovain. 2 Kron. 17:4, 7) Por ndonëse ishte i sinqertë, Jehozafati nganjëherë merrte vendime të gabuara. Si pasojë e një prej atyre vendimeve, e qortoi një përfaqësues i Jehovait. (Lexo 2 Kronikave 18:1-3; 19:2.) Çfarë mund të mësosh nga kjo ngjarje?
(16. Çfarë mund të mësosh nga shembulli i Raxhivit?
16 Pranoji dhe zbatoji këshillat. Ndoshta si shumë të rinj, edhe ti e ke të vështirë t’u japësh përparësi gjërave më të rëndësishme. Mos u shkurajo. Një vëlla i ri që quhet Raxhiv kujton për periudhën e tij të adoleshencës: «Ndonjëherë nuk dija çfarë doja të bëja në jetë. Si mjaft të rinj të tjerë, kisha më shumë qejf sportet dhe zbavitjet sesa të shkoja në mbledhje ose në shërbim.» Çfarë e ndihmoi Raxhivin? Një plak i dashur i dha një këshillë të mençur. Raxhivi shpjegon: «Ai më ndihmoi të arsyetoja për parimin që gjendet te 1 Timoteut 4:8.» Raxhivi e zbatoi me përulësi këshillën dhe mendoi mirë cilave gjëra po u jepte përparësi në jetë. Ai thotë: «Vendosa t’u jepja përparësi synimeve në shërbim të Jehovait.» Cili ishte rezultati? «Pak vjet pas asaj këshille,—tregon Raxhivi,—u kualifikova që të bëhesha shërbëtor kongregacioni.»
BËJE KRENAR ATIN TËND QIELLOR
17. Si i shohin të tjerët në kongregacion vëllezërit e rinj që i shërbejnë Jehovait?
17 Të tjerët në kongregacion ju vlerësojnë jashtë mase ju vëllezër të rinj që i shërbeni Jehovait «krah për krah» me ta! (Sof. 3:9) Ua kënaq zemrën zelli, përpjekjet energjike dhe entuziazmi juaj në çdo caktim. Ju po fitoni respektin e tyre.—1 Gjon. 2:14.
18. Siç tregon Proverbat 27:11, si ndihet Jehovai për vëllezërit e rinj që i shërbejnë?
18 Vëlla i ri, mos harro kurrë se Jehovai të do dhe ka besim te ti. Ai paratha se gjatë ditëve të fundit një armatë me të rinj do të ofrohej vullnetarisht për t’i shërbyer. (Psal. 110:1-3) Jehovai e di se ti e do dhe dëshiron t’i japësh më të mirën. Prandaj ki durim edhe me të tjerët, edhe me veten. Kur bën gabime, prano këshillat dhe disiplinën që merr, duke mbajtur parasysh se ato vijnë nga Jehovai. (Hebr. 12:6) Puno pa përtuar në çdo caktim që të jepet. E mbi të gjitha, bëje krenar Atin tënd qiellor në çdo hap që hedh.—Lexo Proverbat 27:11.
KËNGA 135 Ftesa e përzemërt e Jehovait: «Ji i mençur, biri im!»
^ par. 5 Ndërsa forcojnë miqësinë me Jehovain, vëllezërit e rinj ndiejnë dëshirën të japin më shumë për të. Që të kualifikohen si shërbëtorë kongregacioni, ata duhet të fitojnë e ta ruajnë respektin e vëllezërve e motrave. Çfarë hapash mund të bëjnë për ta arritur këtë?
^ par. 9 Disa emra janë ndryshuar.