Pyetje nga lexuesit
Cilët simbolizojnë burri me kallamarin e sekretarit dhe gjashtë burrat me armë shkatërrimi që përshkruhen në vegimin e Ezekielit?
Ata paraqesin ushtrinë qiellore që mori pjesë në shkatërrimin e Jerusalemit dhe që do të marrë pjesë edhe në shkatërrimin e sistemit të lig të Satanait në Harmagedon. Pse është logjike kjo kuptueshmëri e përditësuar?
Pasi Ezekieli pa poshtërsitë që po bëheshin në Jerusalemin apostat para shkatërrimit të tij më 607 p.e.s., iu dha një vegim për ngjarjet që do të çonin në atë shkatërrim. Ai pa gjashtë burra të armatosur me topuzë dhe mes tyre qëndronte një burrë «i veshur me rroba liri» që kishte «një kallamar sekretari». (Ezek. 8:6-12; 9:2, 3) Këtij të fundit iu tha: «Kalo mes për mes qytetit . . . dhe vër një shenjë në ballin e njerëzve që psherëtijnë e rënkojnë për tërë ato gjëra të pështira që bëhen në qytet.» Pastaj, burrat me armë morën urdhrin të vritnin të gjithë njerëzit në qytet që nuk e kishin shenjën. (Ezek. 9:4-7) Çfarë mësojmë nga ky vegim dhe kush është burri me kallamarin e sekretarit?
Kjo profeci u dha në vitin 612 p.e.s., dhe përmbushja e parë ndodhi vetëm pesë vjet më vonë, kur ushtria babilonase shkatërroi Jerusalemin. Edhe pse Jehovai lejoi që babilonasit paganë ta shkatërronin qytetin, ata shërbyen si ekzekutuesit e gjykimit të Tij. (Jer. 25:9, 15-18) Kjo ndodhi sepse Jehovai i përdori për të ndëshkuar popullin e tij apostat. Gjithsesi, nuk do të shkatërroheshin pa dallim si të ligjtë, edhe të drejtët. Jehovai me dashuri mori masa të shpëtonte ata judenj që nuk i miratuan gjërat e pështira që bëheshin në qytet.
Ezekieli nuk mori pjesë as në vënien e shenjës, as në shkatërrim. Ekzekutimi i gjykimit do të drejtohej nga engjëjt. Kështu, nëpërmjet kësaj profecie kemi mundësi të shohim ç’ndodh prapa skene, si të thuash, në qiejt e padukshëm. Jehovai kishte caktuar engjëjt e tij që jo vetëm të organizonin shkatërrimin e të ligjve, por edhe t’i ndanin veç të mirët që të shpëtonin. *
Në të kaluarën kemi shpjeguar se në përmbushjen e këtij vegimi në ditët tona, burri me kallamarin e sekretarit përfaqësonte mbetjen e të mirosurve. Mendohej se atyre që i përgjigjen pozitivisht mesazhit që predikohet, u vihet shenja e shpëtimit që tani. Por, vitet e fundit, është bërë e qartë se ky shpjegim duhet përditësuar. Sipas asaj që thuhet te Mateu 25:31-33, ai që i gjykon njerëzit është Jezui. Ai e bën gjykimin përfundimtar gjatë shtrëngimit të madh, duke i ndarë njerëzit që janë si dele dhe që do të shpëtojnë nga ata që janë si cjep dhe që do të shkatërrohen.
Duke pasur parasysh këtë kuptueshmëri të përditësuar, ç’mësime mund të nxjerrim nga vegimi i Ezekielit? Janë të paktën pesë:
-
Gjatë periudhës para shkatërrimit të Jerusalemit, Ezekieli shërbeu si rojë bashkë me Jereminë, siç kishte bërë edhe Isaia para tyre. Sot, Jehovai po përdor një grup të vogël të mirosurish për të ushqyer popullin e tij dhe për të paralajmëruar të tjerët para se të shpërthejë shtrëngimi i madh. Në fakt, të gjithë shërbëtorët e shtëpisë së Krishtit marrin pjesë në shpalljen e këtij paralajmërimi.—Mat. 24:45-47.
-
Ezekieli nuk mori pjesë në shënimin e njerëzve që do të mbijetonin; e njëjta gjë mund të thuhet sot për shërbëtorët e Perëndisë. Ata thjesht përcjellin mesazhin e Jehovait, i cili është pjesë e veprës së predikimit që kryhet nën drejtimin e engjëjve.—Zbul. 14:6.
-
Mat. 25:35-40) Ata që veprojnë kështu do të marrin shenjën e shpëtimit gjatë shtrëngimit të madh që po afrohet.
Në ditët e Ezekielit, askujt nuk iu vu në ballë një shenjë e mirëfilltë shpëtimi. Kështu është edhe sot. Ç’duhet të bëjnë njerëzit që të marrin shenjën simbolike të shpëtimit? Duhet të reagojnë mirë ndaj veprës së predikimit që po kryhet sot, të veshin personalitetin e krishterë, t’i kushtohen Jehovait dhe t’i mbështetin me besnikëri vëllezërit e Krishtit. ( -
Në përmbushjen e sotme, burri me kallamarin e sekretarit paraqet Jezu Krishtin që, nga prapa skene, do t’u vërë shenjën atyre që do të shpëtojnë. Pjesëtarët e shumicës së madhe do ta marrin shenjën kur të gjykohen si dele gjatë shtrëngimit të madh. Kjo do t’u japë mundësi të gëzojnë jetën e përhershme këtu në tokë.—Mat. 25:34, 46. *
-
Në përmbushjen e sotme, gjashtë burrat me armë paraqesin ushtrinë qiellore të Jezuit, me atë vetë në krye. Së shpejti ata do të shkatërrojnë kombet dhe do të zhdukin ligësinë.—Ezek. 9:2, 6, 7; Zbul. 19:11-21.
Kur kuptojmë këto mësime të çmuara, na forcohet bindja se Jehovai nuk i shkatërron të drejtët bashkë me të ligjtë. (2 Pjet. 2:9; 3:9) Gjithashtu, kujtojmë sa rëndësi ka vepra e predikimit në ditët tona. Kushdo duhet ta dëgjojë paralajmërimin para se të vijë fundi!—Mat. 24:14.
^ par. 6 Ndonëse nuk morën një shenjë të dukshme në ballë, njerëz si Baruku (sekretari i Jeremisë), etiopasi Ebed-Melek dhe rekabitët, shpëtuan. (Jer. 35:1-19; 39:15-18; 45:1-5) Ata morën një shenjë simbolike për të shpëtuar.
^ par. 12 Të mirosurit besnikë s’kanë nevojë të marrin këtë shenjë për të shpëtuar. Në vend të kësaj, ata marrin vulosjen përfundimtare ose para se të vdesin, ose para se të shpërthejë shtrëngimi i madh.—Zbul. 7:1, 3.