Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A i keni lexuar me kujdes numrat e fundit të Kullës së Rojës? Shihni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Cilat janë katër gjëra që mund të bëjmë për të përmirësuar këndimin?

Duke e mbajtur lart librin e këngëve, mund të mbajmë një pozicion të mirë të trupit. Duhet të marrim frymë siç duhet. Kur e hapim më shumë gojën dhe e nxjerrim plotësisht zërin, do të arrijmë të këndojmë me një volum më të lartë.​—w17.11, f. 5.

Çfarë na bën përshtypje nga vendndodhjet e qyteteve të strehimit në Izrael dhe rrugët që çonin atje?

Kishte gjashtë qytete strehimi të shpërndara nëpër vend dhe rrugë të mirëmbajtura që çonin tek ato. Kështu, një burrë mund të gjente strehë relativisht shpejt e në mënyrë të volitshme.​—w17.11, f. 14.

Pse shpërblesa që na ka siguruar Perëndia nëpërmjet Jezuit është dhurata më e mirë që mund të marrim ndonjëherë?

Ajo plotëson dëshirën tonë për të jetuar përjetësisht dhe përmbush nevojën tonë që të çlirohemi nga mëkati dhe vdekja. Ngaqë Perëndia i kishte për zemër pasardhësit e Adamit, siguroi Jezuin për ne kur ishim akoma mëkatarë.​—wp17.6, f. 6-7.

Si e tregonte Psalmi 118:22 se Jezui do të ringjallej?

Jezuin e hodhën poshtë si Mesia dhe e vranë. Që të bëhej «guri i qoshes», ai duhej të kthehej prapë në jetë.—w17.12, f. 9-10.

A lidhej gjithmonë linja gjenealogjike që çonte te Mesia me të drejtën e të parëlindurit?

Ndonjëherë linja gjenealogjike e Jezuit kalonte nga biri i parëlindur, por jo gjithmonë. Davidi nuk ishte i parëlinduri i Jeseut; ama Mesia erdhi nga Davidi.​—w17.12, f. 14-15.

Cilat janë disa parime mjekësore që përmban Bibla?

Sipas Ligjit të Moisiut, ata që kishin sëmundje të caktuara duheshin mbajtur në izolim. Njerëzit duhej të laheshin pasi preknin një kufomë. Ligji kërkonte që jashtëqitjet e njeriut të eliminoheshin në mënyrën e duhur. Rrethprerja duhej bërë ditën e tetë pas lindjes, dhe kjo përkonte në mënyrë ideale me aftësinë e gjakut për t’u mpiksur.​—wp18.1, f. 7.

Pse është e përshtatshme për një të krishterë të ketë dashuri të ekuilibruar për veten?

Ne duhet t’i duam të tjerët si veten. (Mar. 12:31) Burrat duhet «t’i duan gratë e tyre, si vetë trupat e tyre». (Efes. 5:28) Sigurisht, dashuria për veten mund të shtrembërohet.​—w18.01, f. 23.

Cilët janë disa hapa që mund të hedhim për të përparuar si njerëz që drejtohemi nga fryma?

Duhet të studiojmë Fjalën e Perëndisë e të meditojmë rreth saj, dhe pastaj ta zbatojmë atë që mësojmë. Veç kësaj, duhet ta mbajmë hapur mendjen e zemrën ndaj ndikimit të frymës së shenjtë dhe të pranojmë me mirënjohje ndihmën e të tjerëve.​—w18.02, f. 26.

Pse astrologjia dhe parashikimi i fatit nuk janë çelësa për të njohur të ardhmen?

Ka shumë arsye, por arsyeja kryesore është se Bibla i dënon këto dy praktika.​—wp18.2, f. 4-5.

Çfarë qëndrimi duhet të kemi pasi pranojmë ftesën e dikujt për një vakt?

Nëse kemi pranuar një ftesë, duhet të përpiqemi ta mbajmë fjalën. (Psal. 15:4) Nuk duhet ta anulojmë pa e vrarë shumë mendjen. Mikpritësi ynë ka shumë të ngjarë të jetë përpjekur fort për të përgatitur vaktin.​—w18.03, f. 18.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrin nga Timoteu burrat e emëruar?

Timoteu kujdesej vërtet për njerëzit dhe vinte në vend të parë interesat e Perëndisë. Ai punonte me të gjitha forcat në shërbimin e shenjtë dhe i zbatonte ato që mësonte. Vazhdoi të stërviste veten, si edhe mbështetej te fryma e Jehovait. Si pleqtë, edhe të tjerët mund të imitojnë shembullin e tij.​—w18.04, f. 13-14.