KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Qershor 2020

Ky numër përmban artikujt e studimit për periudhën 3-30 gusht 2020.

«U shenjtëroftë emri yt»

Artikulli i studimit 23: 3-9 gusht 2020. Cila çështje ka një rëndësi jetësore për gjithë njerëzit dhe engjëjt? Pse është kaq e rëndësishme kjo çështje, dhe çfarë roli luajmë ne në zgjidhjen e saj? Ndërsa kuptojmë përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të të tjerave që lidhen me to, do të na forcohet miqësia me Jehovain.

«Më jep një zemër të vetme që të nderoj thellësisht emrin tënd»

Artikulli i studimit 24: 10-16 gusht 2020. Në këtë artikull, do të përqendrohemi te një pjesë e lutjes së mbretit David që gjendet në Psalmin 86:11, 12. Ç’do të thotë të kesh nderim të thellë për emrin e Jehovait? Çfarë arsyesh kemi për ta nderuar thellësisht këtë emër të madh? Dhe si mund të na mbrojë nderimi i thellë për Perëndinë kur tundohemi të bëjmë diçka të gabuar?

Pyetje nga lexuesit

A janë cilësitë e renditura te Galatasve 5:22, 23 të vetmet aspekte të ‘frytit të frymës’?

«Unë vetë do t’i kërkoj delet e mia»

Artikulli i studimit 25: 17-23 gusht 2020. Pse disa që i kanë shërbyer me besnikëri Jehovait për vite largohen dalëngadalë nga kongregacioni? Si ndihet Perëndia për ta? Ky artikull shqyrton përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ai tregon edhe çfarë mund të mësojmë nga mënyra si i ndihmoi Jehovai në lashtësi disa që u larguan përkohësisht prej tij.

‘Kthehu tek unë’

Artikulli i studimit 26: 24-30 gusht 2020. Jehovai dëshiron që ata që nuk shoqërohen më me kongregacionin, të kthehen tek ai. Ne mund të bëjmë shumë për t’i inkurajuar ata që duan ta pranojnë ftesën e Jehovait: ‘Kthehu tek unë.’ Në këtë artikull do të shqyrtojmë si mund t’i ndihmojmë të kthehen.