Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sa fuqi ka një buzëqeshje!

Sa fuqi ka një buzëqeshje!

NË NJË zonë biznesi në qytetin e Baguios, në Filipine, dy gra vunë re një stendë literature, por nuk iu afruan. Helena, motra që po rrinte pranë stendës, u buzëqeshi me shumë përzemërsi. Gratë vazhduan rrugën, por u bëri përshtypje buzëqeshja e ngrohtë e Helenës.

Pastaj, kur po ktheheshin në shtëpi me autobus, u ra në sy një tabelë e madhe JW.ORG te një Sallë Mbretërie. Grave iu kujtua se ishte e njëjta logo që kishin parë te stenda. Zbritën të dyja nga autobusi dhe lexuan programin për mbledhjet e kongregacioneve, që ishte vënë te porta e Sallës së Mbretërisë.

Më vonë, ato shkuan së bashku në një nga mbledhjet më të afërta. E kë u zunë sytë kur hynë në Sallën e Mbretërisë? Helenën! Iu kujtua menjëherë se ishte gruaja që u kishte buzëqeshur përzemërsisht. Helena thotë: «U sikletosa pak kur i pashë të vinin drejt meje, se mendova mos kisha bërë ndonjë gabim.» Por gratë i shpjeguan gjithçka që kishte ndodhur.

Ato u kënaqën me mbledhjen e me shoqërinë dhe u ndien si në shtëpi. Kur panë se të tjerët po pastronin sallën pas mbledhjes, pyetën nëse mund të ndihmonin. Njëra nga gratë iku më pas jashtë shtetit. Por tjetra filloi të ndiqte mbledhjet dhe nisi të studionte Biblën. Sa fuqi ka një buzëqeshje!