Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nxirr dobi nga drejtimi i Jehovait sot

Nxirr dobi nga drejtimi i Jehovait sot

NJË ZGJEDHJE E MENÇUR NË POLONI

«ISHA 15 vjeçe kur u pagëzova dhe gjashtë muaj më vonë fillova të shërbeja si pioniere ndihmëse. Pas një viti, bëra kërkesën për të shërbyer si pioniere e rregullt. Kur mbarova shkollën e mesme, shpreha dëshirën të shërbeja ku kishte më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë. Doja të largohesha nga qyteti i lindjes dhe nga gjyshja ime me të cilën kisha jetuar, por që nuk ishte Dëshmitare e Jehovait. Sa u mërzita kur mbikëqyrësi qarkor më tha se territori ku isha caktuar ishte pikërisht në qytetin tim të lindjes! U përpoqa të mos e jepja veten para tij. U largova kokëvarur që të mendoja për atë që më tha. I thashë shoqes së shërbimit: ‘Më duket se po sillem si Jonai. Ama, në fund Jonai shkoi në Ninevi. Kështu, edhe unë do të shërbej ku jam caktuar.’

Tani bëhen katër vjet që shërbej si pioniere në qytetin tim dhe e kuptoj sa e mençur ishte të ndiqja drejtimin që m’u dha. Problemi kryesor ishte qëndrimi im negativ. Tani provoj një gëzim të jashtëzakonshëm. Brenda një muaji arrita të drejtoja 24 studime biblike. Falë Jehovait, fillova madje një studim biblik me gjyshen time që dikur më kundërshtonte.»

NJË PËRFUNDIM I GËZUESHËM NË FIXHI

Në Fixhi, një studenteje të Biblës iu desh të zgjidhte nëse do të ndiqte një kongres apo do të shkonte me të shoqin te ditëlindja e një të afërmi të tij. Burri ra dakord që ajo të ndiqte kongresin, dhe ajo i tha se më pas mund të shkonte tek ai në festë. Megjithatë, kur u kthye në shtëpi pas kongresit, iu duk më mirë që as të mos e vinte veten në një situatë që mund t’i rrezikonte marrëdhënien me Jehovain. Prandaj nuk shkoi.

Ndërkohë, i shoqi u tha disa të afërmve se i kishte kërkuar gruas të vinte edhe ajo pas «mbledhjes së Dëshmitarëve» dhe ajo kishte pranuar. Por ata ia kthyen: «S’ka për të ardhur. Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë ditëlindjet *

Si përfundim, i shoqi u ndie shumë krenar që ajo mbajti një qëndrim të vendosur në përputhje me bindjet dhe ndërgjegjen e saj. Më vonë, besnikëria që tregoi, i dha mundësi asaj gruaje t’i dëshmonte të shoqit dhe të tjerëve. Rezultati? Burri i saj pranoi të studionte Biblën dhe nisi të ndiqte mbledhjet bashkë me të.

^ par. 7 Shih «Pyetje nga lexuesit» në Kullën e Rojës të 15 dhjetorit 2001.