Të kultivojmë vetëkontroll
«Fryti i frymës është . . . vetëkontrolli.»—GAL. 5:22, 23.
1, 2. (a) Cilat mund të jenë pasojat e mungesës së vetëkontrollit? (b) Pse sot vetëkontrolli është një temë e ditës?
VETËKONTROLLI është një cilësi hyjnore. (Gal. 5:22, 23) Jehovai ka vetëkontroll në masë të përsosur. Kurse për njerëzit, si të papërsosur, është një luftë të mbajnë vetëkontrollin. Në fakt shumë nga problemet që ndeshen sot e kanë zanafillën te mungesa e vetëkontrollit. Kur nuk kanë vetëkontroll, njerëzit mund t’i zvarritin gjërat e të kenë rezultate të dobëta në shkollë ose në punë. Pasoja të tjera mund të jenë të folurit e vrazhdë, dehja, dhuna, divorci, borxhet e kota, varësia ndaj drogës, burgosja, traumat emocionale, sëmundjet e transmetuara me rrugë seksuale dhe shtatzënitë e padëshiruara, për të përmendur vetëm disa.—Psal. 34:11-14.
2 S’ka dyshim se njerëzit që nuk kanë vetëkontroll i hapin telashe vetes dhe të tjerëve. Dhe problemi i mungesës së vetëkontrollit sa vjen e keqësohet. Për çështjen e vetëdisiplinës u bënë studime në vitet 40, por studimet e kohëve të fundit kanë treguar se njerëzit sot janë katandisur shumë më keq kur është fjala për të treguar vetëdisiplinë. Kjo nuk i çudit ata që studiojnë Fjalën e Perëndisë, sepse Bibla parathoshte se një nga dëshmitë që jetojmë në «ditët e fundit» është se njerëzit do të ishin «pa vetëkontroll».—2 Tim. 3:1-3.
3. Pse shërbëtorët e Perëndisë duhet të duan të kultivojnë vetëkontroll?
3 Pse duhet të kesh dëshirë të kultivosh vetëkontroll? Mendo pak Zan. 3:6) Mendo edhe për pasojat e mjerueshme që kanë korrur qysh atëherë të tjerë që nuk arritën ta shfaqnin këtë cilësi të rëndësishme.
për dy arsye të rëndësishme. Së pari, është vërejtur se njerëzit që janë në gjendje t’i mbajnë nën kontroll impulset e tyre, në përgjithësi kanë më pak probleme të mëdha. Janë më të qëndrueshëm nga ana emocionale, më të aftë të formojnë marrëdhënie të shëndosha dhe nuk kanë aq shumë zemërim e prirje ndaj ankthit dhe dëshpërimit sa njerëzit impulsivë. Së dyti, aftësia që t’i rezistojmë tundimit dhe t’i mbajmë nën kontroll impulset e papërshtatshme është thelbësore që të vazhdojmë të gëzojmë miratimin e Perëndisë. Dështimi i Adamit dhe Evës në këtë pikë ilustron sa e vërtetë është kjo. (4. Çfarë duhet t’i japë zemër kujtdo që lufton për të treguar vetëkontroll?
4 Asnjë njeri i papërsosur nuk mund të ushtrojë vetëkontroll të përsosur. Jehovai e di mirë çfarë lufte është kjo për shërbëtorët e tij, dhe dëshiron t’i ndihmojë që t’i bëjnë zap prirjet mëkatare. (1 Mbret. 8:46-50) Si një Mik i dashur, i inkurajon me ngrohtësi ata individë të sinqertë që duan t’i shërbejnë, por që u duhet të luftojnë për të treguar vetëkontroll në ndonjë aspekt të jetës. Le të shqyrtojmë tani shembullin e përsosur të Jehovait. Pastaj do të mësojmë nga disa shembuj të mirë e të këqij që gjenden në Bibël. Gjithashtu do të shohim sugjerime praktike që mund të na ndihmojnë ta forcojmë vetëkontrollin.
JEHOVAI LË SHEMBULLIN
5, 6. Çfarë shembulli na lë Jehovai në lidhje me vetëkontrollin?
5 Jehovai ushtron vetëkontroll në mënyrë të përsosur, sepse është i përsosur në gjithçka bën. (Ligj. 32:4) Mirëpo, ne jemi të papërsosur. Prapëseprapë, për të kuptuar cilësinë e vetëkontrollit, duhet të shqyrtojmë shembullin e Jehovait që të arrijmë ta imitojmë më mirë. Cilat janë disa raste të spikatura kur Jehovai shfaqi vetëkontroll?
6 Mendo si ushtroi vetëkontroll Jehovai përballë rebelimit të pafytyrë të Satanait. Asaj sfide i duhej dhënë përgjigje. Pa dyshim që sfida e Djallit u ngjalli indinjatë, zemërim dhe përbuzje krijesave qiellore besnike të Perëndisë. Ndoshta ti provon ndjenja të ngjashme kur mendon për gjithë vuajtjet që ka shkaktuar Satanai. Megjithatë, Jehovai nuk reagoi rrëmbyer. Përgjigjja e tij ishte e matur mirë dhe plotësisht me vend. Ai ka treguar se nuk zemërohet shpejt dhe ka qenë i drejtë në mënyrën si i është përgjigjur revoltës së Satanait. (Dal. 34:6; Jobi 2:2-6) Pse ka lejuar të kalojë kohë Jehovai? Sepse nuk do që të shkatërrohet asnjë, por «dëshiron që të gjithë të arrijnë pendimin».—2 Pjet. 3:9.
7. Ç’mund të mësojmë nga shembulli i Jehovait?
7 Vetëkontrolli që tregon Jehovai na mëson se edhe ne duhet t’i peshojmë fjalët tona dhe t’i shqyrtojmë me kujdes hapat tanë; nuk duhet t’i marrim gjërat me ngut. Kur je para një çështjeje të rëndësishme, lëri vetes kohën e nevojshme për të vepruar me mençuri. Lutu për mençuri që të thuash ose të bësh atë që duhet. (Psal. 141:3) Në nerva e sipër, është fare kollaj të reagojmë me gjaknxehtësi. Shumë prej nesh na ka ndodhur të bëhemi pishman për disa fjalë të rrëmbyera ose veprime të nxituara.—Prov. 14:29; 15:28; 19:2.
SHEMBUJ—TË MIRË E TË KËQIJ—MES SHËRBËTORËVE TË PERËNDISË
8. (a) Ku mund të gjejmë shembuj të cilësive hyjnore? (b) Çfarë e ndihmoi Jozefin të reagonte siç duhej kur gruaja e Potifarit u orvat ta joshte? (Shih figurën hapëse.)
8 Cilët shembuj nga Bibla theksojnë sa vlerë ka të kontrollojmë mënyrën si reagojmë? Patjetër që të vijnë ndër mend disa personazhe biblike që treguan vetëpërmbajtjen e duhur Zan. 39:6, 9; lexo Proverbat 1:10.
kur ishin nën sprova. Një shembull është Jozefi, biri i Jakobit. Ai tregoi vetëpërmbajtje kur shërbente në shtëpinë e Potifarit, kreut të truprojës së faraonit. Gruaja e Potifarit ia vuri syrin Jozefit, që ishte «me trup të bukur dhe i pashëm», e u orvat ta joshte. Çfarë e ndihmoi Jozefin që të mos dorëzohej para propozimeve të saj të pareshtura? Pa dyshim që ai la kohë të meditonte për pasojat që do të kishte po ta ulte vigjilencën. Dhe kur situata u bë kritike ia mbathi larg asaj gruaje. Jozefi arsyetoi: «Si mund ta bëj këtë të keqe të madhe e të mëkatoj kundër Perëndisë?»—9. Si mund të përgatitesh që t’u rezistosh tundimeve?
9 Çfarë na mëson shembulli i Jozefit? Një mësim është se mund të na duhet t’ia mbathim larg tundimit për të thyer një ligj të Perëndisë. Disa që janë sot Dëshmitarë, dikur nuk i rezistonin dot teprimit në të ngrënë, pirjes së tepërt, duhanit, drogës, imoralitetit seksual dhe gjërave të ngjashme. Madje edhe tani që janë të pagëzuar, mund të ketë raste kur tundohen t’u kthehen veseve të mëparshme. Sidoqoftë, nëse tundohesh ndonjëherë të thyesh një ligj të Jehovait, forcoje vendosmërinë duke lënë kohë të bluash në mend pasojat shkatërrimtare që mund të kesh në marrëdhënien me Jehovain nëse nuk i mban nën fre impulset mëkatare. Mund të përpiqesh të parashikosh ato situata ku ka gjasa të përballesh me tundime dhe të vendosësh në ç’mënyrë t’i shmangësh. (Psal. 26:4, 5; Prov. 22:3) E nëse ndodh të hasësh një sprovë të tillë, kërkoji Jehovait të të japë mençuri dhe vetëkontroll që të rezistosh.
10, 11. (a) Me cilin realitet përballen në shkollë shumë adoleshentë? (b) Çfarë mund t’i ndihmojë të rinjtë Dëshmitarë t’i rezistojnë presionit për t’u përfshirë në sjellje të gabuar?
10 Shumë të rinj Dëshmitarë përballen me sprova si ajo e Jozefit. Të marrim rastin e Kimit. Shumica e shoqeve të saj të klasës kryenin marrëdhënie seksuale dhe zakonisht pas fundjavës mburreshin me përvojat më të fundit seksuale. Kurse Kimi nuk kishte histori të tilla për të treguar. Ajo pranon se fakti që ishte e ndryshme hera-herës e bënte të ndihej «e braktisur dhe e vetmuar» dhe se moshataret e quanin budallaqe ngaqë nuk dilte me djem. Ama, Kimi ishte aq e zgjuar sa ta dinte se për shumë të rinj tundimi për të bërë seks është i madh. (2 Tim. 2:22) Shoqet e shkollës shpesh e pyesnin nëse ishte akoma e virgjër. Kjo i jepte rast t’u shpjegonte pse kishte zgjedhur të mos kryente marrëdhënie seksuale. Ndihemi krenarë për të rinjtë Dëshmitarë që janë të vendosur t’i rezistojnë presionit për të bërë imoralitet seksual! Edhe Jehovai është krenar për ta!
11 Në Bibël gjejmë shembuj paralajmërues për individë që nuk kishin vetëkontroll në lidhje me sjelljen seksuale. Gjithashtu tregohen pasojat e vajtueshme që mund të vijnë nga kjo sjellje e pafre. Kushdo që ndodhet në një situatë të ngjashme me atë të Kimit bën mirë të reflektojë për rastin e të riut naiv që përshkruhet në kapitullin 7 të Proverbave. Mendo edhe për mënyrën si veproi Amnoni dhe për pasojat e tmerrshme të sjelljes së tij. (2 Sam. 13:1, 2, 10-15, 28-32) Prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë vetëkontroll dhe mençuri në lidhje me marrëdhëniet romantike duke e diskutuar këtë temë gjatë adhurimit familjar nëpërmjet fragmenteve biblike të sapopërmendura.
12. (a) Si u vuri fre Jozefi ndjenjave të veta në marrëdhëniet me vëllezërit? (b) Në cilat situata duhet t’u vëmë fre ndjenjave tona?
12 Jozefi la një shembull të shkëlqyer vetëkontrolli edhe në një rast tjetër. Që të kuptonte se ç’kishin në zemër vëllezërit e tij, Jozefi ua fshehu identitetin e vet kur u paraqitën para tij në Egjipt për të blerë ushqime. Dhe Zan. 43:30, 31; 45:1) Nëse një bashkëbesimtar a një njeri i dashur shfaq gjykim të dobët dhe ti e përmban veten ashtu si Jozefi, kjo mund të të ndihmojë të mos reagosh në mënyrë impulsive. (Prov. 16:32; 17:27) Nëse ke të afërm të përjashtuar, mund të të duhet t’i mbash nën kontroll ndjenjat që të shmangësh komunikimin e panevojshëm me ta. Edhe pse nuk na vjen natyrshëm të tregojmë vetëpërmbajtje në situata të tilla, kjo bëhet më e lehtë nëse mbajmë parasysh se veprimet tona janë në harmoni me shembullin e Perëndisë dhe me këshillat e tij.
kur po i vlonin ndjenjat përbrenda, u tërhoq në një vend të veçuar që të mos e shihnin të qante. (13. Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga tregimet për mbretin David?
13 Brenda Biblës gjejmë shembullin mbresëlënës të mbretit David. Ai kishte në dorë pushtet të madh, por u përmbajt dhe nuk e përdori i shtyrë nga zemërimi kur e provokuan Sauli dhe Shimei. (1 Sam. 26:9-11; 2 Sam. 16:5-10) Kjo s’do të thotë se Davidi e përmbante veten gjithmonë, siç e dimë nga mëkati që kreu me Betshebën dhe nga mënyra si reagoi në fillim ndaj lakmisë së Nabalit. (1 Sam. 25:10-13; 2 Sam. 11:2-4) Gjithsesi, nga shembulli i Davidit mund të nxjerrim mësime me vlerë. Së pari, mbikëqyrësit mes popullit të Perëndisë duhet të kenë veçanërisht kujdes të ushtrojnë vetëkontroll, që të mos e keqpërdorin autoritetin e tyre. Së dyti, askush nuk duhet ta flejë mendjen, duke menduar se është i paprekshëm nga tundimi.—1 Kor. 10:12.
GJËRA PRAKTIKE QË MUND TË BËSH TI
14. Çfarë përvoje pati një vëlla, dhe pse ka rëndësi mënyra si reagojmë në situata të ngjashme?
14 Ç’mund të bësh që të punosh me vetëkontrollin? Mendo pak për këtë situatë reale. Një automjet goditi nga pas makinën e Luixhit. Shoferi tjetër, edhe pse ishte fajtor, e ofendoi Luixhin dhe u përpoq të hapte sherr. Luixhi u lut, i kërkoi ndihmë Jehovait që të ruante gjakftohtësinë dhe u përpoq ta qetësonte shoferin tjetër, por më kot. Luixhi mbajti shënim disa hollësi që do të duheshin për siguracionet dhe u largua ndërkohë që tjetri vazhdonte të bërtiste. Një javë më vonë, Luixhi po rivizitonte gjatë shërbimit një grua dhe doli se burri i saj ishte shoferi tjetër. Burri u ndie i turpëruar dhe kërkoi falje për shpërthimin e tij. U tregua i gatshëm të kontaktonte me kompaninë e sigurimeve të Luixhit që të përshpejtonte procedurën. Ai mori pjesë në bisedën rreth Shkrimeve dhe u kënaq nga ajo që dëgjoi. Duke sjellë ndër mend atë që kish ndodhur, Luixhi e kuptoi sa e rëndësishme ishte që ruajti qetësinë pas aksidentit dhe sa dëm do të kishte bërë po të reagonte me gjaknxehtësi.—Lexo 2 Korintasve 6:3, 4.
15, 16. Si mund t’ju ndihmojë studimi i Biblës ty dhe familjen tënde që të kultivoni vetëkontroll?
15 Studimi i zellshëm dhe i thellë i Biblës mund t’i ndihmojë shërbëtorët e Perëndisë të kultivojnë vetëkontroll. Kujto çfarë i tha Perëndia Josiut: «Ky libër i ligjit të mos ndahet nga goja jote. Lexoje nën zë ditë e natë, që të veprosh me kujdes në përputhje me atë që është shkruar aty, sepse atëherë do të kesh sukses në udhën tënde, atëherë do të veprosh me mençuri.» (Jos. 1:8) Po si mund të të ndihmojë studimi i Biblës të kultivosh vetëkontroll?
16 Siç e pamë më sipër, Shkrimet ilustrojnë me shembuj të gjallë edhe dobitë, edhe pasojat e veprimeve tona. Jehovai bëri që këto tregime të hidheshin me shkrim për një qëllim. (Rom. 15:4) Sa e mençur është t’i lexojmë, të meditojmë rreth tyre dhe t’i studiojmë! Përpiqu të kuptosh si zbatohen për ty dhe për familjen tënde. Kërkoji Jehovait të të ndihmojë ta zbatosh Fjalën e tij. Nëse dallon se çalon në ndonjë aspekt të vetëkontrollit, pranoje këtë. Pastaj lutu rreth kësaj dhe bëj çmos të kuptosh si të përmirësohesh. (Jak. 1:5) Pa dyshim, duke bërë kërkime në botimet tona mund të gjesh materiale praktike që do të të ndihmojnë.
17. Në cilat mënyra mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët që të kultivojnë vetëkontroll?
17 Si mund t’i ndihmosh fëmijët e tu të zhvillojnë vetëkontroll? Prindërit e dinë se fëmijëve nuk u vjen natyrshëm të ushtrojnë vetëkontroll. E ashtu siç ndodh me gjithë cilësitë e tjera që duhet të mësojnë fëmijët, prindërit duhet të lënë shembullin edhe në këtë rast. (Efes. 6:4) Prandaj, nëse vëren se fëmijët e kanë tepër të vështirë t’i mbajnë nën kontroll impulset, pyet veten nëse po u lë një shembull të shkëlqyer. Mos e nënvlerëso ndikimin e mirë që ka rregullsia jote në shërbim, në ndjekjen e mbledhjeve dhe në drejtimin e adhurimit familjar. Mos ki frikë t’u thuash «jo» kërkesave të fëmijëve po të jetë e nevojshme. Jehovai vuri kufij për Adamin dhe Evën—kufij që mund të kishin rrënjosur tek ata respektin e duhur për autoritetin e tij. Në mënyrë të ngjashme, disiplina dhe shembulli i prindërve kanë si synim t’u mësojnë fëmijëve vetëkontrollin. Dashuria për autoritetin e Perëndisë dhe respekti për normat e tij janë ndër gjërat më të çmuara që mund të kultivosh te fëmijët e tu.—Lexo Proverbat 1:5, 7, 8.
18. Pse mund të jesh i sigurt se shoqëritë e mira do të jenë një bekim?
18 Pa diskutim, pavarësisht në je prind apo jo, nuk duhet të harrosh sa e nevojshme është ta zgjedhësh me mençuri shoqërinë. Kërko shoqërinë e atyre që do të të inkurajojnë të ndjekësh synime me vlerë dhe të shmangësh telashet. (Prov. 13:20) Miqtë që kanë një marrëdhënie të ngushtë me Jehovain do të ndikojnë për mirë te ti, pasi do të nxitin të imitosh jetën e tyre që karakterizohet nga vetëkontrolli. Dhe pa dyshim që miqtë e tu do të inkurajohen nga sjellja jote e mirë. Vetëkontrolli që kultivojmë është jetësor për të shijuar jetën çdo ditë duke pasur miratimin e Perëndisë dhe për të gëzuar marrëdhënie të mira me njerëzit e dashur.