Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Trego besim te premtimet e Jehovait

Trego besim te premtimet e Jehovait

«Besimi është . . . dëshmia e dukshme e realiteteve ndonëse të papara.»​—HEBR. 11:1.

KËNGËT: 54, 125

1. Si duhet ta shohim besimin e krishterë?

BESIMI i krishterë është një cilësi e vyer, që nuk e zotërojnë të gjithë. (2 Sel. 3:2) Megjithatë, Jehovai i ka dhënë ‘një masë besimi’ secilit prej adhuruesve të tij. (Rom. 12:3; Gal. 5:22) Ç’mirënjohje të thellë duhet të ndiejnë të gjithë ata që e kanë!

2, 3. (a) Cilat bekime mund të gëzojë ai që ka besim? (b) Cilat pyetje do të shqyrtojmë tani?

2 Jezu Krishti shpjegoi se Ati i tij qiellor i tërheq njerëzit drejt vetes me anë të Birit të Tij. (Gjoni 6:44, 65) Pastaj, falë besimit që zhvillojmë te Jezui, bëhet e mundur të na falen mëkatet. Kjo hap rrugën që të shijojmë në përjetësi miqësinë me Jehovain. (Rom. 6:23) Çfarë bëmë për ta merituar këtë bekim të mrekullueshëm? Si mëkatarë, e vetmja gjë që meritojmë është vdekja. (Psal. 103:10) Mirëpo Jehovai pa te ne një potencial për të bërë të mirën. Nga dashamirësia e pamerituar, ai hapi zemrën tonë që ta pranonim lajmin e mirë. Kështu filluam të tregonim besim te Jezui dhe të kishim perspektivën për të gëzuar jetën e përhershme.​—Lexo 1 Gjonit 4:9, 10.

3 Por, çfarë është saktësisht besimi? A përfshin vetëm t’i kuptojmë nga ana mendore bekimet që ka rezervuar Perëndia për ne? E ç’është më e rëndësishmja, në cilat mënyra duhet të tregojmë besim?

‘TREGO BESIM NË ZEMËR’

4. Shpjegoni pse besimi nuk është thjesht një proces mendor.

4 Besimi përfshin shumë më tepër se thjesht ta kuptojmë nga ana mendore qëllimin e Perëndisë. Ai është një forcë e fuqishme motivuese që e shtyn njeriun të veprojë në harmoni me vullnetin e Perëndisë. Besimi te mjeti me anë të të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin, e nxit një besimtar t’ia japë lajmin e mirë edhe të tjerëve. Apostulli Pavël shpjegoi: «Po të shpallësh publikisht atë ‘fjalë në gojën tënde’, se Jezui është Zotëri dhe po të tregosh besim në zemrën tënde se Perëndia e ngriti atë nga të vdekurit, do të shpëtosh. Në të vërtetë, me zemër njeriu tregon besim, që të çon në drejtësi, por me gojë bën publikisht shpalljen, që të çon në shpëtim.»​—Rom. 10:9, 10; 2 Kor. 4:13.

5. Pse është kaq i rëndësishëm besimi, dhe si mund ta mbajmë të fortë? Ilustrojeni.

5 Pa dyshim që për të gëzuar jetën e përhershme në botën e re të Perëndisë është e domosdoshme të kemi besim dhe ta mbajmë të fortë. Për të kuptuar sa nevojë kemi ta mbajmë besimin të shëndoshë mund ta krahasojmë me nevojën e një bime për ujë. Ndryshe nga bimët artificiale, një bimë e gjallë është vazhdimisht në ndryshim. Ajo ose vyshket nga mungesa e ujit, ose vazhdon të lulëzojë kur ka ujë rregullisht. Po të mos ketë mjaft ujë, me kalimin e kohës një bimë dikur e shëndetshme do të vdesë. Kështu ndodh edhe me besimin tonë. Po ta lëmë pas dore, ai do të venitet e do të marrë fund. (Luka 22:32; Hebr. 3:12) Por nëse i kushtojmë vëmendjen e duhur, besimi ynë do të mbetet i gjallë e ‘do të rritet’, dhe ne do të jemi «të shëndoshë në besim».​—2 Sel. 1:3; Titit 2:2.

PËRSHKRIMI I BIBLËS PËR BESIMIN

6. Cilat janë dy mënyra se si përshkruhet besimi te Hebrenjve 11:1?

6 Përshkrimin që jep Bibla për besimin e gjejmë te Hebrenjve 11:1. (Lexoje.) Besimi përqendrohet te dy lloj gjërash që për ne janë të padukshme: (1) ‘Gjërat e shpresuara’. Kjo mund të përfshijë ngjarje të së ardhmes që është premtuar se do të ndodhin, por që s’janë bërë akoma realitet, si fundi i gjithë ligësisë dhe ardhja e botës së re. (2) ‘Realitetet e papara’. Në këtë kontekst, fjala greke që është përkthyer «dëshmia e dukshme» ka kuptimin «dëshmia bindëse» e një realiteti të padukshëm, siç është ekzistenca e Perëndisë Jehova, e Jezu Krishtit, e engjëjve dhe e Mbretërisë qiellore që po vepron. (Hebr. 11:3) Si e tregojmë me prova se shpresa jonë është e gjallë dhe se besojmë te gjërat e padukshme për të cilat flasin Shkrimet? E tregojmë me fjalët dhe me veprat tona​—pa to besimi ynë nuk do të ishte i plotë.

7. Si na ndihmon shembulli i Noesë të kuptojmë se ç’do të thotë të kemi besim? (Shih figurën hapëse.)

7 Hebrenjve 11:7 thekson besimin e Noesë që, «pasi u paralajmërua hyjnisht për gjëra që ende nuk shiheshin, tregoi frikë Perëndie dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së vet». Noeja tregoi besim duke ndërtuar atë arkë gjigante. Doemos që komshinjtë duhet ta kenë pyetur pse po e ndërtonte atë strukturë kolosale. Mos vallë Noeja ndenji në heshtje ose u tha të shihnin punën e tyre? Në asnjë mënyrë! Besimi e nxiti të dëshmonte me guxim dhe t’i paralajmëronte bashkëkohësit për gjykimin e afërt nga Perëndia. Ka shumë të ngjarë që Noeja t’ua ketë përsëritur një më një këto fjalë që i kishte thënë Jehovai: «E shoh që çdo mishi i ka ardhur fundi, sepse toka është plot dhunë për shkak të tyre . . . Unë do të derdh në tokë ujërat e përmbytjes, që të shkatërroj çdo mish që gjendet nën qiej dhe në të cilin vepron forca e jetës. Çdo gjë që është në tokë, do të japë frymë.» Gjithashtu, pa dyshim që Noeja u shpjegoi njerëzve cila ishte e vetmja mënyrë për të shpëtuar, duke përsëritur urdhrin që i dha Perëndia: «Futu në arkë.» Pra, Noeja tregoi besim edhe duke qenë ‘një predikues i drejtësisë’.​—Zan. 6:13, 17, 18; 2 Pjet. 2:5.

8. Çfarë shpjegoi nën frymëzim dishepulli Jakov për kuptimin e besimit të vërtetë të krishterë?

8 Letra e Jakovit ka mundësi të jetë shkruar pak pasi apostulli Pavël shkroi nën frymëzim përshkrimin e tij për besimin. Ashtu si Pavli, Jakovi shpjegoi se besimi i vërtetë i krishterë nuk përfshin thjesht ta besosh diçka; duhen edhe vepra. Ai shkroi: «Ma trego besimin tënd pa vepra, dhe unë do të ta tregoj besimin tim me vepra.» (Jak. 2:18) Më tej Jakovi tregoi dallimin e qartë mes besimit thjesht në teori dhe besimit që tregohet me vepra. Demonët besojnë se Perëndia ekziston, ama nuk kanë besim të vërtetë. Përkundrazi, pa treguar aspak besim, punojnë kundër plotësimit të qëllimeve të Perëndisë. (Jak. 2:19, 20) Në kontrast me këtë, Jakovi përmendi një njeri plot besim të lashtësisë dhe pyeti: «Abrahami, ati ynë, a nuk u shpall i drejtë nga veprat, pasi e paraqiti Isakun, birin e tij, në altar? Ti e sheh që besimi i tij vepronte bashkë me veprat, dhe me anë të veprave, besimi iu përsos.» Pastaj, për ta theksuar mirë pikën se besimi duhet treguar me vepra, Jakovi shtoi: «Ashtu si trupi pa frymë është i vdekur, edhe besimi pa vepra është i vdekur.»​—Jak. 2:21-23, 26.

9, 10. Si na ndihmon apostulli Gjon të kuptojmë se sa e rëndësishme është të tregojmë besim?

9 Më shumë se tri dekada më vonë, apostulli Gjon shkroi Ungjillin dhe tri letrat e tij. A e kapi ai kuptimin e thellë të besimit të vërtetë të krishterë, që e kishin shpjeguar nën frymëzim shkrimtarët e tjerë të Biblës? Gjoni e përdori më shumë se çdo shkrimtar tjetër i Biblës foljen greke që hera-herës përkthehet «trego besim».

10 Për shembull, Gjoni shpjegoi: «Ai që tregon besim te Biri, ka jetë të përhershme, kurse ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë mbetet mbi të.» (Gjoni 3:36) Besimi i krishterë përfshin t’u bindemi urdhrave të Jezuit. Gjoni citoi shpesh fjalët e Jezuit që e bëjnë të qartë se të tregojmë besim është një proces i vazhdueshëm.​—Gjoni 3:16; 6:29, 40; 11:25, 26; 14:1, 12.

11. Si mund ta tregojmë çmueshmërinë që njohim të vërtetën?

11 Sa mirënjohës duhet të jemi që Jehovai përdori frymën e tij të shenjtë për të na zbuluar të vërtetën dhe për të na ndihmuar të tregojmë besim te lajmi i mirë! (Lexo Lukën 10:21.) Duhet ta falënderojmë pareshtur Jehovain që na tërhoqi pranë vetes me anë të Birit të tij, ‘Kryepërfaqësuesit dhe Përsosësit të besimit tonë’. (Hebr. 12:2) Si ta tregojmë çmueshmërinë për këtë dashamirësi të pamerituar? Duke vazhduar ta forcojmë besimin nëpërmjet lutjeve dhe studimit të Fjalës së Perëndisë.​—Efes. 6:18; 1 Pjet. 2:2.

Tregoje besimin duke u dhënë të tjerëve lajmin e mirë sa herë të kesh rast (Shih paragrafin 12.)

12. Në cilat mënyra duhet të tregojmë besim?

12 Duhet të vazhdojmë të tregojmë besim te premtimet e Jehovait. Këtë duhet ta bëjmë në mënyra që edhe të tjerët i shohin qartë. Për shembull, ne vazhdojmë të predikojmë për Mbretërinë e Perëndisë dhe të marrim pjesë në veprën e bërjes së dishepujve. Gjithashtu, vazhdojmë të bëjmë «atë që është e mirë ndaj të gjithëve, por sidomos ndaj atyre që janë të lidhur me ne në besim». (Gal. 6:10) Veç kësaj, përpiqemi fort ‘të zhveshim personalitetin e vjetër me praktikat e tij’, duke u ruajtur nga çdo gjë që mund të na e dobësojë marrëdhënien me Jehovain.​—Kolos. 3:5, 8-10.

BESIMI TE PERËNDIA ËSHTË PJESË E THEMELIT TONË

13. Sa i rëndësishëm është ‘besimi te Perëndia’, dhe me çfarë krahasohet e pse?

13 Fjala e Perëndisë thotë: «Pa besim është e pamundur t’i pëlqesh atij, sepse kush i afrohet Perëndisë, duhet të besojë se ai është dhe se bëhet shpërblyesi i atyre që e kërkojnë me ngulm.» (Hebr. 11:6) Bibla e përshkruan «besimin te Perëndia» si pjesë të ‘themelit’ që nevojitet për t’u bërë i krishterë i vërtetë dhe për të mbetur i tillë. (Hebr. 6:1) Mbi këtë themel, duhet ‘t’i shtojmë besimit tonë’ cilësi të tjera të rëndësishme, që ‘të ruajmë veten në dashurinë e Perëndisë’.​—Lexo 2 Pjetrit 1:5-7; Jud. 20, 21.

14, 15. Krahasuar me dashurinë, sa i rëndësishëm është besimi?

14 Shkrimtarët e Shkrimeve të Krishtere Greke e përmendën me qindra herë besimin, duke theksuar kështu sa i rëndësishëm është. Asnjë cilësi tjetër e krishterë nuk përmendet kaq dendur. A do të thotë kjo se besimi është cilësia e krishterë më e rëndësishme?

15 Duke e krahasuar besimin me dashurinë, Pavli shkroi: «Edhe sikur të kem gjithë besimin, sa të zhvendos malet, por të mos kem dashuri, nuk do të jem asgjë.» (1 Kor. 13:2) Jezui e vuri theksin te cilësia jetësore e dashurisë për Perëndinë kur iu përgjigj pyetjes: «Cili është urdhërimi më i madh i Ligjit?» (Mat. 22:35-40) Dashuria përfshin shumë cilësi të domosdoshme të krishtere, ku futet edhe besimi. Bibla thotë: «Dashuria . . . beson çdo gjë.» Ajo beson te gjërat që ka thënë Perëndia në Fjalën e së vërtetës.​—1 Kor. 13:4, 7.

16, 17. Si theksohen përkrah njëra-tjetrës në Shkrime besimi dhe dashuria? Cila nga këto cilësi është më e rëndësishmja, dhe pse?

16 Për shkak të rëndësisë që kanë besimi dhe dashuria, shkrimtarët e Shkrimeve të Krishtere Greke i theksuan sa e sa herë këto cilësi përkrah njëra-tjetrës, shpesh brenda të njëjtës fjali ose shprehje. Pavli i nxiti vëllezërit ‘të mbanin veshur parzmoren e besimit e të dashurisë’. (1 Sel. 5:8) Pjetri shkroi: «Edhe pse nuk e keni parë kurrë [Jezuin], ju e doni atë. Edhe pse tani për tani nuk e shihni, prapëseprapë ju tregoni besim tek ai.» (1 Pjet. 1:8) Jakovi i pyeti vëllezërit e tij të mirosur: «A nuk i zgjodhi Perëndia ata që janë të varfër për sa i përket botës, që të jenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë, të cilën ua premtoi atyre që e duan?» (Jak. 2:5) Gjoni shkroi: «Urdhërimi [i Perëndisë] është që ne të kemi besim në emrin e Birit të tij, Jezu Krishtit, dhe të duam njëri-tjetrin.»​—1 Gjon. 3:23.

17 Edhe pse besimi është i domosdoshëm, disa aspekte të kësaj cilësie nuk do të ekzistojnë më pasi të shohim plotësimin e premtimeve të Perëndisë dhe ta shijojmë në realitet shpresën tonë të krishterë. Ama, gjithmonë do të kemi nevojë të thellojmë dashurinë për Perëndinë dhe për të tjerët. Prandaj, Pavli shkroi: «Tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria.»​—1 Kor. 13:13.

NJË SHFAQJE E FUQISHME BESIMI

18, 19. Cilën shfaqje të fuqishme besimi shohim sot, dhe kujt i takon merita për këtë?

18 Në ditët tona, populli i Jehovait ka treguar besim te Mbretëria e Perëndisë që po qeveris. Si rezultat, është krijuar një parajsë frymore mbarëbotërore, që ka mbi tetë milionë banorë. Atje vërshon fryti i frymës së Perëndisë. (Gal. 5:22, 23) Çfarë shfaqje e fuqishme e besimit dhe e dashurisë së vërtetë të krishterë!

19 Merita për këtë nuk i takon asnjë njeriu. Këtë vepër të mrekullueshme e ka kryer Perëndia ynë. Ajo po i jep ‘emër [lavdi] Jehovait dhe do të jetë një shenjë e përjetshme që nuk do të zhduket’. (Isa. 55:13) Vërtet, është «dhuratë e Perëndisë» që ne ‘të shpëtojmë nëpërmjet besimit’. (Efes. 2:8) Kjo parajsë do të vazhdojë të rritet e të lulëzojë derisa mbarë toka të mbushet me njerëz të përsosur, të drejtë e të lumtur, duke i dhënë kështu lavdi përjetësisht emrit të Jehovait. Vazhdofshim të tregojmë besim te premtimet e Jehovait!