Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

3 | Hiqe urrejtjen nga mendja

3 | Hiqe urrejtjen nga mendja

Mësimi i Biblës:

«Transformohuni duke përtërirë mendjen, që të siguroheni cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.»ROMAKËVE 12:2.

Ç’do të thotë:

Mendimet tona janë të rëndësishme për Perëndinë. (Jeremia 17:10) Nuk mjafton vetëm të mos themi a të mos bëjmë gjëra të urryera. Rrethi vicioz i urrejtjes zë fill në mendje dhe në zemër. Prandaj duhet të heqim çdo grimcë urrejtjeje nga mendimet dhe ndjenjat. Vetëm atëherë ‘do të transformohemi’ vërtet dhe do t’i japim fund rrethit vicioz të urrejtjes.

Ç’mund të bësh:

Shqyrtoji me pastërti ndjenjat dhe mendimet që ke për të tjerët, sidomos për ata të një race ose etnie tjetër. Pyet veten: «Ç’mendim kam për ta? A është i bazuar në paragjykime apo ngaqë i kam njohur personalisht?» Shmang mediat sociale, filmat ose zbavitjet që promovojnë urrejtjen dhe dhunën.

Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë ta luftojmë urrejtjen në mendje dhe në zemër

Nuk është gjithnjë e lehtë të vlerësojmë me objektivitet mendimet dhe ndjenjat tona. Por Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë ‘të dallojmë mendimet dhe qëllimet e zemrës’. (Hebrenjve 4:12) Prandaj vazhdo të shqyrtosh Biblën. Krahasoji mësimet e saj me mendimet e tua dhe bëj gjithë sa ke në dorë të mendosh ashtu si i pëlqen Perëndisë. Fjala e Perëndisë mund të na ndihmojë të luftojmë urrejtjen që është ‘fortifikuar mirë’ në mendjen dhe në zemrën tonë.—2 Korintasve 10:4, 5.