Mund të triumfojmë mbi urrejtjen!
A ke qenë ndonjëherë viktimë e urrejtjes?
Nëse jo, pa dyshim e ke vënë re të manifestohet në një formë a një tjetër. Lajmet janë plot me kronika racizmi, homofobie dhe ksenofobie—forma të urrejtjes që bazohen te raca, orientimi seksual dhe etnia. Si rezultat, shumë qeveri po nxjerrin ligje kundër krimeve të urrejtjes.
Urrejtja sjell fare lehtë urrejtje. Shpesh viktimat i përgjigjen urrejtjes me hakmarrje, e kështu i kontribuojnë gjithnjë e më shumë rrethit vicioz të urrejtjes.
Ndoshta ke ndier në lëkurë paragjykim, stereotipizim, tallje, fyerje dhe kërcënime. Por urrejtja përfshin shumë më tepër. Ajo zakonisht shfaqet me shpërthime mizore agresiviteti, si bullizëm, vandalizëm, sulme fizike e verbale, përdhunime, vrasje e madje gjenocide.
Kjo revistë do të trajtojë pyetjet vijuese dhe do të tregojë si mund të triumfojmë mbi urrejtjen:
Pse ekziston kaq shumë urrejtje?
Si t’i japim fund rrethit vicioz të urrejtjes?
A do të vijë një kohë kur të mos ketë më urrejtje?