Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SI T’I JAPËSH FUND RRETHIT VICIOZ TË URREJTJES

4 | Triumfo mbi urrejtjen me ndihmën e Perëndisë

4 | Triumfo mbi urrejtjen me ndihmën e Perëndisë

Mësimi i Biblës:

«Fryti i frymës së shenjtë është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, zemërmirësia, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli.»GALATASVE 5:22, 23.

Ç’do të thotë:

Rrethin vicioz të urrejtjes mund ta luftojmë me ndihmën e Perëndisë. Falë frymës së tij të shenjtë mund të zhvillojmë cilësi që s’mund t’i zhvillojmë kurrsesi vetë. Prandaj është më mirë të mbështetemi te ndihma që siguron Perëndia për të luftuar urrejtjen, sesa te forcat tona. Nëse veprojmë kështu, do të përjetojmë atë që provoi vetë apostulli Pavël: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.» (Filipianëve 4:13) Atëherë do të themi me plot gojën: «Ndihma më vjen nga Jehovai.»—Psalmi 121:2.

Ç’mund të bësh:

«Jehovai më ka transformuar nga njeri të dhunshëm në njeri paqësor.» —VALDO

Lutju Jehovait dhe kërkoji me gjithë shpirt frymën e shenjtë. (Luka 11:13) Kërkoji ndihmë të shfaqësh cilësi hyjnore në jetë. Studio çfarë thotë Bibla për cilësitë që luftojnë urrejtjen, si dashuria, paqja, durimi dhe vetëkontrolli. Kërko mënyra si t’i kultivosh këto cilësi në jetën tënde dhe shoqërohu me ata që bëjnë po njësoj. Miq të tillë ‘të motivojnë të shfaqësh dashuri dhe të bësh vepra të shkëlqyera’.—Hebrenjve 10:24; shënimi.