Viktima të urrejtjes kudo
Njerëzimin e ka mbërthyer një pandemi urrejtjeje.
Lajmet dhe mediat sociale flasin gjithnjë e më shumë për gjuhën e urrejtjes, letrat kërcënuese, urrejtjen kibernetike dhe krimet e urrejtjes. Përfshi këtu aktet e panumërta të paragjykimeve, steriotipizimeve, talljeve, fyerjeve, kërcënimeve e të vandalizmit. Viktima të akteve çnjerëzore dhe të urrejtjes ka kudo!
Kjo revistë tregon si t’i japim fund rrethit vicioz të urrejtjes. Jo, nuk është fantazi. Është një transformim i vërtetë dhe i përjetshëm, që tashmë ka nisur në gjithë botën.