PROJEKT STUDIMI
Kush drejtohet nga fryma, merr vendime të mençura
Lexo Zanafillën 25:29-34 për të parë nëse vendimet e Esaut dhe të Jakobit ishin të mençura.
Gërmo më thellë në kontekst. Çfarë kishte ndodhur më përpara? (Zan. 25:20-28) Çfarë ndodhi më pas?—Zan. 27:1-46.
Gërmo më thellë për hollësi. Cilat të drejta dhe përgjegjësi kishte në atë kohë djali i parëlindur?—Zan. 18:18, 19; w10 1/5 13.
-
Nëse dikush ishte i parëlindur, a do të bëhej medoemos paraardhës i Mesisë? (w17.12 14-15)
Nxirr mësime dhe zbatoji. Pse Jakobi e vlerësonte të drejtën e të parëlindurit më shumë se Esau? (Hebr. 12:16, 17; w03 15/10 28-29) Si ndihej Jehovai për dy vëllezërit dhe pse? (Mal. 1:2, 3) Çfarë mund të kishte bërë Esau që të merrte vendime më të mençura?
-
Pyet veten: «Si mund ta tregoj çmueshmërinë për adhurimin e Jehovait kur bëj programin javor, si për shembull kur sigurohem të lë kohë për adhurimin familjar?»