Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ide për kërkime

Ide për kërkime

Mjete mësimore për fëmijët e tu

Prindërit kanë përgjegjësinë me peshë që t’i mësojnë fëmijët për Jehovain. (Efes. 6:4) Për t’i ndihmuar prindërit, organizata e Jehovait ka botuar një larmi materialesh. Si mund t’i përdorësh këto materiale për të mësuar fëmijët e tu?

  • Zbulo materialet që janë në dispozicion. Te JW.ORG mund të gjesh gjithçka që është botuar enkas për fëmijët e të rinjtë, si video dhe fletë studimi. a Për t’i gjetur, shkruaj «Fëmijët» ose «Adoleshentët» në hapësirën e kërkimit.

  • Zgjidh materialet më të përshtatshme. Te kategoria «Fëmijët», mund të zgjedhësh video, këngë e fletë studimi që të duken të përshtatshme për fëmijën tënd. Për të gjetur disa prej tyre, shkruaj «Ide për adhurimin familjar» në hapësirën e kërkimit.

  • Diskuto me fëmijët. Mos i përdor videot ose fletët e studimit thjesht për ta mbajtur të zënë fëmijën. Në vend të kësaj, bisedo për to me fëmijën dhe ndihmoje të forcojë miqësinë me Jehovain.

aJW Library® gjenden të gjitha videot për fëmijë e të rinj, por vetëm një numër i kufizuar i fletëve të punës.