Histori personale
Dhembshuri për të gjithë
Një ditë, një motër në Zelandën e Re pa videon ‘Kini kujdes për njëri-tjetrin’, e cila tregon se Jehovai jo vetëm ndien dhembshuri, por edhe e shfaq me vepra. (Isa. 63:7-9) Ajo vendosi ta zbatonte atë që mësoi duke dhënë ndihmë praktike. Më vonë po atë ditë doli në pazar ku takoi një grua të pastrehë dhe ofroi që t’i blinte një vakt. Gruaja pranoi. Kur u kthye me ushqimet që kishte blerë, motra i dha shkurtimisht dëshmi duke përdorur fletushkën A do të kemi gjithmonë vuajtje?
Gruaja s’i mbajti dot lotët. Ajo i shpjegoi se ishte rritur si Dëshmitare, por e kishte lënë të vërtetën para shumë vjetësh. Mirëpo, kohët e fundit i ishte lutur Jehovait që ta ndihmonte të kthehej tek Ai. Motra i dha një Bibël dhe mori masa që të fillonte një studim. a
Mund ta imitojmë dhembshurinë e Jehovait duke treguar edhe ne dhembshuri për të tjerët, ku përfshihen të afërmit dhe vëllezërit e motrat në kongregacion. Gjithashtu mund të tregojmë dhembshuri duke kërkuar mundësi për t’u dhënë dëshmi të tjerëve.
a Për të mësuar si t’i ndihmosh joaktivët, shih artikullin «Kthehu tek unë» në Kullën e Rojës të qershorit 2020.