Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

PROJEKT STUDIMI

Besnikët i mbajnë betimet

Besnikët i mbajnë betimet

Lexo Gjykatësit 11:30-40 që të mësosh nga historia e Jefteut dhe vajzës së tij për mbajtjen e betimeve.

Analizo kontekstin. Si i shihnin izraelitët besnikë zotimet që i bënin Jehovait? (Num. 30:2) Si e treguan Jefteu dhe vajza e tij se kishin besim te Jehovai?—Gjyk. 11:9-11, 19-24, 36.

Gërmo më thellë. Çfarë duhet të ketë pasur ndër mend Jefteu kur bëri betimin? (w16.04 7 ¶12) Çfarë sakrificash bënë Jefteu dhe vajza e tij për ta mbajtur betimin? (w16.04 7-8 ¶14-16) Çfarë betimesh mund të bëjnë adhuruesit e Jehovait sot?—w17.04 5-8 ¶10-19.

Nxirr mësime. Pyet veten:

  • «Ç’mund të më ndihmojë ta mbaj betimin e kushtimit?» (w20.03 13 ¶20)

  • «Çfarë sakrificash mund të bëj për t’i shërbyer Jehovait më plotësisht?»

  • «Si mund ta forcoj vendosmërinë për ta mbajtur betimin e martesës?» (Mat. 19:5, 6; Efes. 5:28-33)