Shënim për lexuesin
I dashur lexues
Kjo Kullë Roje ka pesë artikuj për studim që u përgjigjen këtyre pyetjeve:
Së pari, çfarë bëri Jehovai për t’i ndihmuar njerëzit që të luftonin mëkatin?
Së dyti, çfarë është pendimi i sinqertë dhe si i ka ndihmuar Jehovai mëkatarët të pendohen?
Së treti, çfarë udhëzimesh mori kongregacioni i Korintit për mënyrën si të trajtonte çështjen e një mëkatari të papenduar?
Së katërti, si duhet t’i trajtojnë pleqtë çështjet e mëkateve të rënda?
Së pesti, pasi një mëkatar i papenduar është hequr nga kongregacioni, si mund të vazhdojnë pleqtë dhe vëllezërit e motrat ta trajtojnë me mëshirë dhe dashuri?