Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ide për studimin

Ide për studimin

A të pëlqen të lexosh jetëshkrimet e vëllezërve e motrave?

Një çift që lexon çdo mëngjes një jetëshkrim thotë: «Këto jetëshkrime na japin zemër dhe na mbushin me gëzim! Na kujtojnë se edhe ne mund të qëndrojmë besnikë në çdo rrethanë.» Një motër që ndihet po njësoj shkroi: «Jetëshkrimet më ngushëllojnë, më prekin thellë dhe më ngrohin zemrën. Sa domethënëse është jeta e këtyre vëllezërve e motrave! Historitë e tyre më motivojnë të bëj akoma më shumë në shërbim dhe më ndihmojnë t’i inkurajoj fëmijët e mi të zgjedhin t’i shërbejnë Jehovait në kohë të plotë.»

Jetëshkrimet mund të të nxitin të vësh synime në adhurimin e Jehovait, të mposhtësh dobësitë dhe t’i përballosh sprovat e rënda me gëzim e dinjitet. Ku mund t’i gjesh këto jetëshkrime?

  • Eksploro serinë me artikuj «Jetëshkrime të Dëshmitarëve të Jehovait» në jw.org ose në JW Library®.

  • Kërko «Jetëshkrimet e Dëshmitarëve të Jehovait» në BIBLIOTEKËN ONLINE Watchtower ose në Bibliotekën Watchtower.