Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

IDE PËR STUDIMIN

Vizatimet ndihmojnë kujtesën

Vizatimet ndihmojnë kujtesën

Ndoshta edhe ti, si shumë prej nesh, e ke të vështirë t’i mbash mend gjërat që studion. Por, a e ke vënë re se me ilustrimet e Jezuit ndodh ndryshe? E kemi të lehtë t’i kujtojmë, sepse krijojnë imazhe të qarta në mendje. Po njësoj, edhe ti mund t’i kujtosh më mirë gjërat që studion duke i imagjinuar. Si mund ta bësh këtë? Duke bërë vizatime ndërsa studion.

Zakonisht, ata që i skicojnë gjërat e reja që mësojnë, i mbajnë mend më kollaj. Kjo i ndihmon të kuptojnë më mirë jo vetëm fjalët, por edhe idetë e pikat kryesore. Vizatimet e tyre nuk janë vepra arti, por skica të thjeshta. Faktet tregojnë se kjo metodë është e dobishme sidomos për të moshuarit.

Herën tjetër që do të studiosh, pse të mos provosh të bësh një skicë të asaj që po mëson? Ka të ngjarë të surprizohesh se sa shumë arrin të kujtosh!