Ide për studimin
Si ta përdorësh kategorinë «Materiale të reja»
Në kategorinë «Materiale të reja» në JW Library® dhe në jw.org tregohen materialet më të fundit. Si ta përdorësh këtë kategori që të jesh gjithmonë i përditësuar?
JW Library
Kur përditësohet një seri me artikuj, atëherë mund të shohësh artikujt e rinj të serisë. Prandaj, kur shfaqet një seri me artikuj te kategoria «Materiale të reja», mund ta shkarkosh këtë version të fundit. Kështu mund të lexosh artikullin e ri që del në krye të listës kur artikujt radhiten sipas datës.
Botimet me më shumë faqe, si revistat, mund të duan më shumë kohë për t’u lexuar. Që të kujtosh cilat materiale nuk ke lexuar deri në fund, mund ta shtosh revistën te «Të preferuarat» deri sa ta kesh përfunduar.
JW.ORG
Disa materiale, ku përfshihen lajme ose njoftime, dalin vetëm në sitin jw.org dhe jo në JW Library. Kujtohu ta kontrollosh rregullisht kategorinë «Materiale të reja» te siti jw.org për të lexuar artikujt më të fundit.