Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SHPREHJE NGA BIBLA

A ke besim?

A ke besim?

Që t’i kënaqim zemrën Jehovait, duhet të kemi besim. Megjithatë, Bibla thotë se «besimi nuk zotërohet nga të gjithë». (2 Sel. 3:2) Këtu apostulli Pavël po fliste për përndjekësit e tij, njerëz ‘të mbrapshtë e të ligj’, nga të cilët donte të shpëtonte. Por ajo që tha Pavli për besimin, është e vërtetë edhe për njerëz të tjerë. Disa zgjedhin t’i injorojnë provat e qarta se ekziston një Krijues, një Perëndi. (Rom. 1:20) Të tjerë mund të thonë se kanë njëfarë besimi te një fuqi e mbinatyrshme. Por nuk është ky besimi që i pëlqen Jehovait.

Duhet të jemi të bindur se Jehovai ekziston dhe se është «shpërblyesi» i atyre që kanë besim të palëkundur. (Hebr. 11:6) Besimi është një aspekt i frytit të frymës, dhe një mënyrë si e marrim frymën e shenjtë është duke ia kërkuar Jehovait në lutje. (Luka 11:9, 10, 13) Një mënyrë tjetër e rëndësishme është duke lexuar Fjalën e frymëzuar të Perëndisë. Më pas mund të mendojmë thellë për gjërat që kemi mësuar dhe të përpiqemi t’i zbatojmë. Kështu fryma e Jehovait do të ndikojë në jetën tonë dhe do të na ndihmojë të kemi atë lloj besimi që i pëlqen Jehovait.