Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës

Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës

Anëtarë të rinj të Trupit Udhëheqës

MBLEDHJA vjetore e Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania, e mbajtur të shtunën, më 2 tetor 1999, u mbyll me një njoftim surprizë. Të 10.594 të pranishmit në auditor ose të lidhur me linjë telefonike, u rrëqethën kur dëgjuan se Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait i ishin shtuar katër anëtarë të rinj. Anëtarët e rinj,​—që të gjithë të krishterë të mirosur,​—janë: Samuel F. Herd; M. Stephen Lett; Guy H. Pierce dhe David H. Splane.

• Samuel Herd filloi të shërbente si pionier në vitin 1958 dhe nga viti 1965 deri në vitin 1997, ishte në veprën qarkore dhe krahinore. Pas kësaj, së bashku me gruan e tij, Glorian, kanë qenë pjesë e familjes Bethel në Shtetet e Bashkuara, ku vëllai Herd ka punuar në Repartin e Shërbimit. Gjithashtu, ai ka shërbyer si ndihmës i Komitetit të Shërbimit.

• Stephen Lett filloi të shërbente si pionier në dhjetor të vitit 1966 dhe nga viti 1967 deri në vitin 1971, shërbeu në Bethelin e Shteteve të Bashkuara. Në tetor të vitit 1971, u martua me Suzanën dhe së bashku filluan shërbimin si pionierë specialë. Nga viti 1979 deri në vitin 1998, shërbeu si mbikëqyrës qarkor. Që nga prilli i vitit 1998, së bashku me Suzanën, kanë qenë pjesë e familjes Bethel në Shtetet e Bashkuara. Atje, ai ka punuar në Repartin e Shërbimit dhe si ndihmës i Komitetit të Mësimit.

• Guy Pierce rriti fëmijët e tij dhe pastaj, në prill të vitit 1982, filloi të shërbente si pionier së bashku me të shoqen. Shërbeu si mbikëqyrës qarkor nga viti 1986 deri në vitin 1997, kur së bashku me gruan, Penin, u bënë pjesë e familjes Bethel të Shteteve të Bashkuara. Vëllai Pierce ka shërbyer si ndihmës i Komitetit të Personelit.

• David Splane filloi të shërbente si pionier në shtator të vitit 1963. Pasi u diplomua në klasën e 42-të të Galaadit, shërbeu si misionar në Senegal të Afrikës dhe pastaj për 19 vjet në veprën qarkore, në Kanada. Që nga viti 1990, së bashku me gruan, Lindën, kanë qenë në Bethelin e Shteteve të Bashkuara, ku vëllai Splane ka punuar në repartet e Shërbimit dhe të Shkrimit. Që nga viti 1998, ka qenë ndihmës i Repartit të Shkrimit.

Përveç katër anëtarëve të rinj, Trupi Udhëheqës tani përbëhet nga C. W. Barber, J. E. Barr, M. G. Henschel, G. Lösch, T. Jaracz, K. F. Klein, A. D. Schroeder, L. A. Swingle dhe D. Sydlik. Të gjithë ne lutemi që Jehovai të vazhdojë ta bekojë e ta forcojë Trupin Udhëheqës, tani të zgjeruar, ndërsa ky trup vazhdon të mbikëqyrë aktivitetet e popullit të Perëndisë anë e mbanë botës dhe ndërsa vazhdon t’u shërbejë interesave frymore të këtij populli.