Edhe sa kohë për të ligjtë?
Edhe sa kohë për të ligjtë?
«Pse . . . [o Jehova] hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai?»—HABAKUKU 1:13.
1. Kur do të mbushet plotësisht toka me njohurinë e lavdisë së Jehovait?
A DO t’i shkatërrojë ndonjëherë Perëndia të ligjtë? Nëse po, edhe sa kohë duhet të presim? Njerëzit kudo përreth tokës bëjnë pyetje të tilla. Ku mund t’i gjejmë përgjigjet? Mund t’i gjejmë në fjalët profetike të frymëzuara në mënyrë hyjnore, që kanë të bëjnë me kohën e caktuar të Perëndisë. Ato na sigurojnë se së shpejti Jehovai do të ekzekutojë gjykimin mbi të gjithë të ligjtë. Vetëm atëherë toka do të jetë plotësisht ‘e mbushur me diturinë e lavdisë së Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin’. Ky është premtimi profetik që gjejmë në Fjalën e Shenjtë të Perëndisë, te Habakuku 2:14.
2. Cilat janë tre gjykimet ndëshkuese hyjnore që përmban libri i Habakukut?
2 Libri i Habakukut, i shkruar rreth vitit 628 p.e.s., përbëhet nga një seri prej tre gjykimesh ndëshkuese të Perëndisë Jehova. Dy prej këtyre gjykimeve tashmë janë ekzekutuar. I pari ishte gjykimi që i bëri Jehovai kombit rebel të Judës së lashtë. Po i dyti? Ishte gjykimi i Perëndisë i ekzekutuar mbi Babiloninë shtypëse. Pra, sigurisht që kemi çdo arsye për të qenë të bindur se edhe gjykimi i tretë hyjnor do të ekzekutohet. Në fakt, ne mund të presim që ai të përmbushet shumë shpejt. Për hir të të drejtëve që jetojnë në këto ditë të fundit, Perëndia do të sjellë shkatërrimin mbi të gjithë njerëzit e ligj. Të fundit prej këtyre do të vdesin në «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm», e cila po afrohet me të shpejtë.—Zbulesa 16:14, 16.
3. Çfarë do t’u ndodhë me siguri të ligjve në kohën tonë?
3 Lufta e ditës së madhe të Perëndisë po afrohet gjithnjë e më shumë. Veç kësaj, ekzekutimi i gjykimit hyjnor mbi të ligjtë e kohës sonë është po aq i sigurt sa edhe përmbushja e gjykimeve të Jehovait kundër Judës dhe Babilonisë. Por, përse të mos imagjinojmë tani sikur jemi në Judë, në ditët e Habakukut? Çfarë po ndodh në atë vend?
Një vend me trazira
4. Cilin lajm tronditës dëgjon Habakuku?
4 Imagjino profetin Habakuk të ulur mbi tarracën e sheshtë të shtëpisë së tij, duke u kënaqur me flladin e freskët të mbrëmjes. Në krah të tij gjendet një vegël muzikore. (Habakuku 1:1; 3:19, mbishkrimi) Por Habakuku dëgjon lajme tronditëse. Mbreti Jehojakim i Judës ka vrarë Uriahun dhe ka urdhëruar që kufomën e profetit ta hidhnin në varrezat e njerëzve të thjeshtë. (Jeremia 26:23) Është e vërtetë që Uriahu nuk e mbajti besimin e tij te Jehovai, duke u frikësuar dhe duke ikur në Egjipt. Gjithsesi, Habakuku e di se dhuna e Jehojakimit nuk ishte nxitur nga ndonjë dëshirë për të mbajtur lart nderin e Jehovait. Kjo është e dukshme nga shpërfillja e plotë e mbretit për ligjin hyjnor dhe nga urrejtja e tij për profetin Jeremia dhe për shërbëtorët e tjerë të Jehovait.
5. Si është gjendja frymore e Judës dhe si reagon Habakuku ndaj kësaj?
5 Habakuku sheh tymin e temjanit që ngrihet lart nga çatitë e shtëpive fqinje. Njerëzit Habakuku 1:2-4, BR.
nuk po e djegin këtë temjan si adhurues të Jehovait. Ata po kryejnë akte të fesë së rreme, të mbështetura nga mbreti i lig i Judës, Jehojakimi. Çfarë turpi! Habakukut i mbushen sytë me lot dhe lutet: «Deri kur, o Jehova, duhet të thërras për ndihmë dhe ti të mos dëgjosh? Deri kur do të të thërras për ndihmë kundër dhunës dhe ti të mos shpëtosh? Përse më bën të shoh atë që është e dëmshme dhe vazhdon të shikosh veçse mundimin? Dhe pse janë përpara meje plaçkitja e dhuna, pse ndodh grindja dhe pse ka konflikt? Për pasojë, ligji bëhet i mpirë dhe drejtësia nuk del kurrë. Duke qenë se i ligu rrethon të drejtin, për këtë arsye drejtësia del e shtrembër.»—6. Çfarë ka ndodhur me ligjin dhe me drejtësinë në Judë?
6 Po, plaçkitja dhe dhuna ziejnë. Kudo që Habakuku hedh sytë, shikon shqetësime, grindje, konflikte. ‘Ligji është mpirë’, është paralizuar. Po drejtësia? E pra, ajo «nuk del kurrë» fitimtare! Nuk triumfon kurrë. Përkundrazi, ‘të ligjtë rrethojnë të drejtët’, duke u bërë bisht masave ligjore të vendosura për të mbrojtur të pafajshmit. Tamam, «drejtësia del e shtrembër». Ajo është e korruptuar. Çfarë gjendjeje e vajtueshme!
7. Çfarë është i vendosur të bëjë Habakuku?
7 Habakuku ndalet dhe mediton rreth situatës. A do të dorëzohet ai? Kurrsesi! Pasi rikujton gjithë persekutimin që u është bërë
shërbëtorëve besimplotë të Perëndisë, ky burrë besnik e forcon vendosmërinë e tij për të qëndruar i patundur, i palëkundur si një profet i Jehovait. Habakuku do të vazhdojë të shpallë mesazhin e Perëndisë, edhe sikur bërja e kësaj të nënkuptojë vdekje për të.Jehovai kryen një «vepër» të pabesueshme
8, 9. Çfarë ‘vepre’ të pabesueshme po kryen Jehovai?
8 Në vizion, Habakuku sheh fetarët e rremë, të cilët turpërojnë Perëndinë. Dëgjo se çfarë u thotë Jehovai atyre: «Shikoni midis kombeve dhe këqyrni, do të mbeteni të habitur dhe të shastisur.» Ndoshta Habakuku pyet veten se përse Perëndia po u drejtohet atyre njerëzve të ligj në këtë mënyrë. Atëherë, dëgjon Jehovain Habakuku 1:5) Faktikisht, Jehovai vetë po e kryen këtë vepër që ata nuk mund ta besojnë. Por, çfarë është kjo vepër?
që u thotë atyre: «[Do të mbeteni] të shastisur, sepse unë do të kryej në ditët tuaja një vepër, që ju nuk do ta besonit edhe sikur t’jua tregonin.» (9 Habakuku dëgjon me vëmendje fjalët e mëtejshme të Perëndisë, të dokumentuara te Habakuku 1:6-11. Ky është mesazhi i Jehovait dhe asnjë perëndi i rremë ose idhull i pajetë nuk mund ta pengojë përmbushjen e tij: «Sepse, ja, unë po ngre kaldeasit, kombin e egër dhe të furishëm, i cili shkon në vendet fare të hapura të tokës, me qëllim që të marrë në zotërim vendbanimet që nuk i përkasin. Është i frikshëm dhe i llahtarshëm. Vetë drejtësia e tij dhe vetë dinjiteti i tij dalin nga ai vetë. Kuajt e tij kanë dalë se janë më të shpejtë se leopardët dhe kanë dalë se janë më të egër se ujqërit e mbrëmjes. Kuajt e tij të luftës kanë rrahur me thundra dheun dhe ata vijnë nga shumë larg. Fluturojnë si shqiponjat kur lëshohen si shigjetë për të ngrënë diçka. Ai vjen me gjithë tërësinë e tij për të bërë thjesht dhunë. Mbledhja e fytyrave të tyre është si era e lindjes dhe ai i mbledh robërit tamam si rërën. Nga ana e vet, tallet me vetë mbretërit dhe zyrtarët e lartë janë diçka qesharake për të. Nga ana e vet, ai qesh madje me çdo vend të fortifikuar, grumbullon pluhur dhe e pushton atë. Në atë kohë ai do të lëvizë patjetër përpara si era dhe do të kalojë përmes dhe do të bëhet faktikisht fajtor. Kjo fuqi e tij është për shkak të perëndisë së vet.»—BR.
10. Cilët po ngre Jehovai?
10 Çfarë paralajmërimi profetik që vjen nga Shumë i Larti! Jehovai po ngre kaldeasit, kombin e egër të Babilonisë. Në marshimin e tij nëpër ‘vendet fare të hapura të tokës’, ky komb do të pushtojë shumë e shumë vendbanime. Sa gjë e tmerrshme! Hordhia kaldease është ‘e frikshme dhe e llahtarshme’, e tmerrshme dhe frikësuese. Ajo i bën ligjet e veta të pandryshueshme. ‘Vetë drejtësia del nga ajo vetë.’
11. Si do ta përshkruaje ardhjen e forcave babilonase kundër Judës?
11 Kuajt e Babilonisë janë më të shpejtë se leopardët e shkathët. Kavaleria e saj është më e egër se ujqërit e uritur që gjuajnë natën. Të paduruar për të ikur, ‘kuajt e saj rrahin me thundra dheun’. Që nga Babilonia e largët, ata drejtohen për në Judë. Duke fluturuar si shqiponjat kur lëshohen si shigjetë për të ngrënë diçka të shijshme, kaldeasit së shpejti do të vërsulen mbi prenë e tyre. Por, a do të jetë kjo vetëm një plaçkitje e vogël, thjesht një sulm i bërë nga disa ushtarë? Aspak! «Në tërësinë e tij ai vjen thjesht për të bërë dhunë», si një hordhi gjigante që gëlon për të shkaktuar shkretim. Fytyrat e tyre rrezatojnë zell, ata kalërojnë në drejtim të perëndimit drejt Judës dhe Jerusalemit, duke lëvizur me shpejtësinë e erës së lindjes. Forcat babilonase zënë kaq shumë të burgosur, saqë i ‘mbledhin robërit si rërën’.
12. Çfarë qëndrimi kanë babilonasit dhe për çfarë ‘bëhet faktikisht fajtore’ kjo ushtri e frikshme armike?
12 Ushtria kaldease tallet dhe i vë në lojë zyrtarët e lartë, të cilët janë të gjithë të pafuqishëm për të ndalur avancimin e saj të pamëshirshëm. Ajo ‘qesh me çdo vend të fortifikuar’, sepse çdo fortesë bie kur babilonasit «grumbullojnë pluhur» duke ndërtuar një kodër dheu, nga e cila sulmojnë fortesën. Në kohën e caktuar të Jehovait, armiku i frikshëm «do të lëvizë patjetër përpara si era». Kur të sulmojë Judën dhe Jerusalemin, ai «do të bëhet faktikisht fajtor» për dëmet që do të shkaktojë mbi popullin e Perëndisë. Pas fitores si një shakullinë, komandanti kaldeas do të mburret: ‘Kjo fuqi është për shkak të perëndisë sonë.’ Por, sa pak di ai në të vërtetë!
Një bazë e fortë për shpresë
13. Përse Habakuku mbushet me shpresë e me siguri?
13 Me rritjen e kuptueshmërisë për qëllimin e Jehovait, në zemrën e Habakukut rritet shpresa. I mbushur plot me siguri, ai flet duke adhuruar Jehovain. Siç vërehet te Habakuku , profeti thotë: «A nuk je nga shumë kohë më parë, o Jehova? O Perëndia im, i Shenjti im, ti nuk vdes.» (BR) Tamam, Jehovai është Perëndi «nga koha e pacaktuar në kohë të pacaktuar», po, përgjithmonë.— 1:12Psalmi 90:1, 2, BR.
14. Çfarë drejtimi kanë ndjekur apostatët e Judës?
14 Duke medituar për vizionin që i dha Perëndia dhe duke u gëzuar për mendjehollësinë që siguroi ky vizion, profeti vazhdon: «O Jehova, e ke vendosur për një gjykim dhe o Shkëmb, e ke themeluar për një qortim.» (BR) Perëndia i ka gjykuar në mënyrë të pafavorshme apostatët e Judës dhe ata po presin qortimin, ndëshkimin e rëndë nga Jehovai. Ata duhej ta kishin konsideruar atë si Shkëmbin, si të vetmen kështjellë, strehim dhe burim real shpëtimi. (Psalmi 62:7; 94:22; 95:1) Por udhëheqësit apostatë të Judës nuk i afrohen Perëndisë dhe vazhdojnë të shtypin adhuruesit e pafajshëm të Jehovait.
15. Në cilin kuptim Jehovai i ka «sytë tepër të pastër për të parë të keqen»?
15 Kjo situatë e shqetëson së tepërmi profetin e Jehovait. Prandaj, ai thotë: «Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.» (Habakuku 1:13) Po, Jehovai i ka «sytë tepër të pastër për të parë të keqen», domethënë për të toleruar keqbërjen.
16. Si do ta përmblidhje atë që është dokumentuar te Habakuku 1:13-17?
16 Për këtë arsye, Habakukut i vijnë në mendje disa pyetje që të nxitin të mendosh. Ai pyet: «Pse rri dhe shikon ata që veprojnë me hile dhe hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai? Pse i bën njerëzit si peshqit e detit dhe si rrëshqanorët, që nuk kanë zot? Ai i zë të gjithë me grep, i zë me rrjetën e tij dhe i mbledh me rrjetën e tij të peshkimit, pastaj kënaqet dhe ngazëllon. Prandaj, i bën flijime rrjetës së tij dhe djeg temjan për rrjetën e tij, sepse me to pjesa e tij është e madhe dhe ushqimi i tij i bollshëm. A do të vazhdojë ai, pra, ta zbrazë rrjetën e tij dhe të masakrojë kombet pa mëshirë?»—Habakuku 1:13-17.
17. (a) Si i shërbejnë babilonasit qëllimit të Perëndisë kur sulmojnë Judën dhe Jerusalemin? (b) Çfarë do t’i zbulojë Jehovai Habakukut?
17 Kur të sulmojnë Judën dhe kryeqytetin e saj, Jerusalemin, babilonasit do të veprojnë sipas dëshirave të tyre. Ata nuk do ta dinë se po shërbejnë si mjeti i Perëndisë për të ekzekutuar gjykimin e tij të drejtë kundër një populli jobesnik. E kemi të lehtë ta dallojmë se përse Habakuku e kishte të vështirë ta kuptonte që Perëndia do të përdorte babilonasit e ligj për të ekzekutuar gjykimin e tij. Ata kaldeas mizorë nuk janë adhurues të Jehovait. Ata i shohin njerëzit thjesht si ‘peshq dhe si rrëshqanorë’ që duhen kapur e nënshtruar. Por hutimi i Habakukut nuk do të zgjatë për shumë kohë. Shpejt, Jehovai do t’i zbulojë profetit të tij se babilonasit nuk do të mbeten pa u ndëshkuar për plaçkitjen e tyre lakmitare dhe për fajin e gjakut që kanë derdhur pa mëshirë.—Habakuku 2:8.
Gati për fjalët e mëtejshme të Jehovait
18. Çfarë mund të mësojmë nga qëndrimi i Habakukut, i pasqyruar te Habakuku 2:1?
18 Por, tani Habakuku pret të dëgjojë fjalët e mëtejshme që do t’i thotë Jehovai. Profeti thotë i vendosur: «Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t’i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë duhet t’i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë.» (Habakuku 2:1) Habakuku është shumë i interesuar për atë që do të thotë akoma Perëndia, duke e përdorur si profet. Besimi te Jehovai si një Perëndi që nuk e toleron të keqen, e bën atë të pyesë veten se përse ligësia mbizotëron, por ai është i gatshëm për të ndrequr mënyrën e tij të të menduarit. Po ne? Kur pyesim veten se përse tolerohen disa gjëra të liga, siguria në drejtësinë e Perëndisë Jehova duhet të na ndihmojë për të mbajtur ekuilibrin tonë dhe për ta pritur atë.—Psalmi 42:5, 11.
19. Në vërtetim të fjalës që i tha Perëndia Habakukut, çfarë u ndodhi judenjve rebelë?
19 Duke vërtetuar fjalën që i tha Habakukut, Jehovai e ekzekutoi gjykimin mbi kombin rebel 2. Kronikave 36:17-20) Pas një mërgimi të gjatë në Babiloni, një mbetje besnike judaike u kthye në vendlindje dhe me kalimin e kohës e rindërtoi tempullin. Por, pas kësaj, judenjtë u treguan përsëri jobesnikë ndaj Jehovait, në mënyrë të veçantë, kur e hodhën poshtë Jezuin si Mesia.
judaik, duke i lejuar babilonasit që ta pushtonin Judën. Në vitin 607 p.e.s. ata e shkatërruan Jerusalemin dhe tempullin, vranë të rinj e të moshuar dhe morën shumë robër. (20. Si e përdori Pavli Habakukun 1:5, lidhur me hedhjen poshtë të Jezuit?
20 Sipas Veprave 13:38-41, apostulli Pavël u tregoi judenjve në Antioki se çfarë do të thoshte të hidhje poshtë Jezuin dhe të refuzoje flijimin e tij shpërblyes. Duke cituar Habakukun 1:5 nga versioni grek i Septuagintës, Pavli paralajmëroi: «Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët: ‘Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër të cilën ju nuk do ta besonit po t’jua tregonte dikush.’» Në përputhje me citimin e Pavlit, një përmbushje e dytë e Habakukut 1:5 ndodhi kur ushtritë romake shkatërruan Jerusalemin dhe tempullin e tij, në vitin 70 të e.s.
21. Si e konsideronin judenjtë e kohës së Habakukut ‘veprën’ e Perëndisë, domethënë që babilonasit të shkatërronin Jerusalemin?
21 Për judenjtë e ditëve të Habakukut, ‘vepra’ e Perëndisë, pra, që babilonasit të shkatërronin Jerusalemin, ishte e pamendueshme sepse ai qytet ishte qendra e adhurimit të Jehovait dhe vendi ku kurorëzohej mbreti i tij i mirosur. (Psalmi 132:11-18) Si i tillë, Jerusalemi nuk ishte shkatërruar kurrë më parë. Tempulli i tij nuk ishte djegur kurrë. Shtëpia mbretërore e Davidit nuk ishte përmbysur kurrë. Ishte e pabesueshme që Jehovai të lejonte të ndodhnin këto gjëra. Por, nëpërmjet Habakukut Perëndia dha një paralajmërim të qartë se këto ngjarje tronditëse do të ndodhnin. Dhe historia provon se ato ndodhën siç ishin parathënë.
«Vepra» e pabesueshme e Perëndisë në ditët tona
22. Çfarë do të përfshijë në ditët tona ‘vepra’ e pabesueshme e Jehovait?
22 A do të bëjë Jehovai ndonjë «vepër» të pabesueshme në ditët tona? Të jemi të sigurt se po, edhe pse atyre që dyshojnë u duket e pabesueshme. Kësaj radhe, vepra e pabesueshme e Jehovait do të jetë shkatërrimi i të ashtuquajturit krishterim. Ashtu si Juda e lashtë, ky pohon se adhuron Perëndinë, por është bërë tërësisht i korruptuar. Jehovai do të bëjë që çdo gjurmë e sistemit fetar të të ashtuquajturit krishterim të zhduket së shpejti, ashtu siç do të ndodhë edhe me gjithë «Babiloninë e Madhe», perandorinë botërore të fesë së rreme.—Zbulesa 18:1-24.
23. Çfarë do të bënte Habakuku më tej, i shtyrë nga fryma e Perëndisë?
23 Jehovai i kishte caktuar ende punë për të bërë Habakukut, para se të shkatërrohej Jerusalemi në vitin 607 p.e.s. Çfarë do t’i thoshte ende Perëndia profetit të tij? E pra, Habakuku do të dëgjonte gjëra që do ta shtynin të merrte veglën e tij muzikore dhe t’i këndonte Jehovait në lutje me këngë vaji. Megjithatë, së pari fryma e Perëndisë do ta shtynte profetin të shpallte mjerime dramatike. Sigurisht, ne do ta vlerësonim shumë po të fitonim mendjehollësi për domethënien e thellë të këtyre fjalëve profetike për kohën e caktuar nga Perëndia. Pra, le t’i kushtojmë vëmendje të mëtejshme profecisë së Habakukut!
A të kujtohet?
• Çfarë kushtesh ekzistonin në Judë në ditët e Habakukut?
• Cilën «vepër» të pabesueshme kreu Jehovai në kohën e Habakukut?
• Çfarë baze për shpresë kishte Habakuku?
• Cilën «vepër» të pabesueshme do të kryejë Perëndia në ditët tona?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 9]
Habakuku pyeti veten se përse Perëndia lejonte që ligësia të mbizotëronte. Ti, a e bën këtë pyetje?
[Figura në faqen 10]
Habakuku paratha një katastrofë nga dora e babilonasve për vendin e Judës
[Figura në faqen 10]
Rrënoja arkeologjike të Jerusalemit, i cili u shkatërrua në vitin 607 p.e.s.