Qëndroni jashtë zonës së rrezikut!
Qëndroni jashtë zonës së rrezikut!
DETYRA e vullkanologëve është që të bëjnë vëzhgime, të shqyrtojnë dëshmitë dhe pastaj të paralajmërojnë për afrimin e shpërthimeve vullkanike. (Pas shpërthimit në malin Fugen, policisë iu desh t’i mbante njerëzit jashtë zonës së rrezikut.) Në mënyrë të ngjashme, studentët e Biblës vëzhgojnë shenjën e «përfundimit të sistemit të gjërave» dhe i paralajmërojnë të tjerët për rrezikun që u kanoset.—Mateu 24:3, BR.
Te i njëjti kapitull i Biblës ku paralajmërohet katastrofa globale që po kanoset, mund të lexojmë këtë përshkrim të zhvillimeve paraprake: «Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie, do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme. . . . Do të dalin shumë profetë të rremë dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. Dhe duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria. . . . Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.»—Mateu 24:7-14.
Nuk është e nevojshme të jemi komentues lajmesh, për të kuptuar se kjo profeci është duke u përmbushur aktualisht. Këtë përmbushje e kemi përjetuar në veçanti që nga viti 1914. Ky shekull ka parë dy luftëra botërore, një numër të madh luftërash civile, luftime lokale dhe konflikte raciale e fetare. Njerëzimi ka vuajtur nga mungesa e ushqimit që ka ardhur si pasojë e këtyre luftërave, përveç mungesave të shkaktuara nga katastrofat natyrore. Tërmetet kanë gëlltitur shumë jetë njerëzish. Kanë dalë shumë kulte me udhëheqës të dyshimtë dhe me ithtarë fanatikë. ‘Rritja e paudhësisë’ i ka bërë njerëzit që të mos tregojnë më dashuri dhe nuk është më një normë të jesh i përzemërt me të tjerët.
Pa dyshim që po përmbushet edhe një aspekt tjetër i shenjës: vepra mbarëbotërore e predikimit. Mjafton të shikoni kopertinën e kësaj reviste dhe do të vëreni si pjesë të titullit fjalët «Lajmëron Mbretërinë e Jehovait». Kulla e Rojës, e botuar në 132 gjuhë dhe me një tirazh prej 2. Timoteut 3:1-5; 2. Pjetrit 3:3, 4; Zbulesën 6:1-8.
më shumë se 22 milionë kopjesh, është një nga mjetet kryesore që përdorin ata që shpallin ‘këtë ungjill të mbretërisë’ në gjithë tokën e banuar. Ky ungjill ose lajm i mirë përfshin mesazhin se Krijuesi i universit, Perëndia Jehova, ka vendosur Mbretërinë qiellore, e cila do të shkatërrojë sistemin e lig të gjërave dhe do të sjellë një parajsë në tokë. Në të vërtetë, shenja se Perëndia do të veprojë së shpejti mund të vërehet tani dhe kjo gjë tregon se jeta e njerëzve në këtë sistem gjërash është në rrezik.—KrahasoDita frikësuese e Jehovait
Çfarë do të ndodhë kur të ketë mbërritur koha që Jehovai të ekzekutojë gjykimin e tij? Dëgjoni përshkrimin e gjallë që i ka bërë ai vetë asaj që do të ndodhë atëherë: «Do të bëj mrekulli në qiejt dhe mbi tokë: gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi. Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.»—Joeli 2:30, 31.
Ajo ditë, më e frikshme dhe më shkretuese se çdo shpërthim vullkani ose çdo tërmet lokal, është shumë e afërt. Profeti Sofonia thotë: «Dita e Zotit është e afërt. Është e afërt dhe po vjen me shpejtësi të madhe. . . . Tërë vendi do të gllabërohet nga zjarri i xhelozisë së tij, sepse ai do të kryejë me siguri një shkatërrim të plotë të të gjithë banorëve të vendit.» Ndonëse «as argjendi i tyre, as ari i tyre nuk do të mund t’i çlirojë ditën e zemërimit të Zotit [të Jehovait, BR]», ekziston një mënyrë për të mbijetuar në atë ditë frikësuese.—Sofonia 1:14-18.
Duke treguar se si mund të mbijetojmë, Sofonia thotë: «Para se të bjerë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Zotit, para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Zotit. Kërkoni Zotin ju të gjithë të përulurit e dheut. . . . Kërkoni drejtësinë, kërkoni përulësinë. Ndofta do të jeni të mbrojtur në ditën e zemërimit të Zotit.» (Sofonia 2:2, 3) Mund të gjejmë strehim, duke ‘kërkuar Jehovain, duke kërkuar drejtësinë dhe duke kërkuar përulësinë’. Cilët po e kërkojnë sot Jehovain?
Pa dyshim, ju e lidhni fjalën «Jehova» me Dëshmitarët e Jehovait, për shkak të veprës së tyre të predikimit. Këtë revistë mund ta keni marrë nga ndonjë prej tyre. Ata njihen si qytetarë të virtytshëm që bëjnë jetë të ndershme. Ata po përpiqen të veshin një ‘personalitet të ri’, i cili përfshin kultivimin e përulësisë. (Kolosianëve 3:8-10, BR) Ata e pranojnë se kjo vjen si rezultat i arsimimit nga organizata e dukshme e Jehovait, e cila përfaqësohet anembanë tokës nga kongregacionet lokale të Dëshmitarëve të Jehovait. Pikërisht, ju mund të gjeni strehim së bashku me ‘të gjithë shoqërinë e vëllezërve’ mes Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën.—1. Pjetrit 5:9, BR.
Gjeni strehim tani!
Që të gjejmë strehim duke kërkuar Jehovain, ne duhet të jemi miq të tij. Çfarë përfshin kjo? Bibla përgjigjet: «A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.» (Jakobit 4:4) Për të qenë miq të Perëndisë, ne duhet të çlirohemi nga çdo lidhje emocionale që kemi me botën e sotme të ligë, të karakterizuar nga një qëndrim rebel ndaj Perëndisë.
Bibla na këshillon: «Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë.» (1. Gjonit 2:15-17) Shumica e njerëzve sot udhëhiqen nga dëshirat mishore, siç janë: oreksi i pakontrolluar seksual, rendja lakmitare pas parave dhe përdorimi abuziv i pushtetit. Por, që një person të jetë në anën e Jehovait, duhet t’i mposhtë dëshira të tilla.—Kolosianëve 3:5-8.
Ndoshta e keni lexuar herë pas here këtë revistë dhe mund të jeni dakord me shpjegimin që i bën ajo profecive të Biblës. Megjithatë, ndoshta ngurroni të bëni hapin e mëtejshëm për t’u shoqëruar me Dëshmitarët e Jehovait. Por, nëse na kanoset një katastrofë, a mjafton vetëm ta dëgjojmë paralajmërimin? Siç mund ta shohim nga rasti i shpërthimit në malin Fugen,
ne duhet të veprojmë në bazë të paralajmërimit. Mos harroni se të paktën 15 reporterë dhe kameramanë që donin të siguronin një lajm të bujshëm, humbën jetën. Në fakt, një fotograf vdiq me gishtin te butoni i diafragmës së aparatit të tij fotografik. Një vullkanolog, i cili kishte deklaruar: «Nëse një ditë duhet të vdes, dua që kjo të ndodhë në majën e një vullkani», e humbi jetën pikërisht ashtu siç kishte dëshiruar. Që të gjithë ata i ishin përkushtuar punës së tyre dhe synimeve të tyre. Por e paguan me jetën dhe ky ishte çmimi për shpërfilljen e paralajmërimit.Shumë njerëz sot e dëgjojnë mesazhin në lidhje me vendimin e Perëndisë për të shkatërruar këtë sistem të lig gjërash dhe e dallojnë në njëfarë mase vlefshmërinë e paralajmërimit. ‘Ndoshta do të vijë një ditë,—mund të arsyetojnë ata,—por jo sot.’ Meqë u volit, ata e shtyjnë ditën e Jehovait për më vonë, që të mos shpërqendrohen nga ajo që u duket më e rëndësishme për momentin.
Baruku kishte një problem të tillë. Duke qenë sekretari i profetit të lashtë Jeremia, Baruku i paralajmëronte me guxim izraelitët për katastrofën që i kanosej Jerusalemit. Megjithatë, në një rast ai u mërzit me detyrën e tij. Në këtë moment, Jehovai e korrigjoi: «Ti kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko.» Çfarëdo që të ishte—pasuri, spikatje ose siguri materiale,—Baruku nuk duhej të ‘kërkonte gjëra të mëdha për vete’. Ai duhej të interesohej për një gjë: të bënte vullnetin e Perëndisë, duke i ndihmuar njerëzit që të qëndronin në anën e Tij. Si rezultat, ai do të merrte ‘jetën e tij si pre’. (Jeremia 45:1-5) Në mënyrë të ngjashme, në vend që të ‘kërkojmë gjëra të mëdha për vete’, ne duhet të kërkojmë Jehovain, gjë që mund të na sjellë si rezultat shpëtimin e jetës.
Në malin Fugen, më shumë se një duzinë policësh dhe zjarrfikësish vullnetarë ishin në detyrë, kur i goditi rrjedhja e mbinxehur vullkanike. Ata po përpiqeshin të ndihmonin e të mbronin njerëzit që ishin në rrezik. Ata ishin si burrat e gratë me qëllime të mira që janë përfshirë në përpjekjet për të përmirësuar këtë botë. Sado të larta që të jenë motivet e tyre, «ajo që është e shtrembër nuk mund të drejtohet». (Predikuesi [Eklisiastiu] 1:15) Sistemi i shtrembër i gjërave nuk mund të drejtohet. A është e arsyeshme të bëhemi ‘miq të botës’, duke u përpjekur të shpëtojmë një sistem botëror që Perëndia është i vendosur ta eliminojë?
Pasi të keni ikur, qëndroni larg!
Një gjë është të ikësh nga sistemi i rrezikuar, por është krejt tjetër të qëndrosh në kujdesin mbrojtës të ‘të gjithë shoqërisë së vëllezërve’. (1. Pjetrit 2:17, BR) Le të mos harrojmë fermerët që pasi ishin shpërngulur, u kthyen për të kontrolluar arat e tyre afër malit Fugen. Ndoshta mezi pritnin të ktheheshin në jetën «normale» që bënin më parë. Por e kuptojmë se vendimi i tyre për t’u kthyer nuk ishte i mençur. Ndoshta ajo nuk ishte përpjekja e parë për të kaluar vijën e ndaluar. Mund të kenë hyrë në zonën e rrezikut vetëm për pak kohë dhe nuk ka ndodhur gjë. Herën tjetër, mund të kenë qëndruar pak më shumë dhe prapë nuk ka ndodhur gjë. Ka të ngjarë që pas pak ata të ishin mësuar ta kalonin vijën mbrojtëse dhe kishin marrë guxim për të qëndruar më gjatë në zonën e rrezikuar.
Jezu Krishti iu referua një situate të ngjashme që do të vërehej gjatë «përfundimit të sistemit të gjërave». Ai tha: «Siç ishin ata në ato ditë përpara përmbytjes, tek hanin e pinin, burrat martoheshin e gratë jepeshin në martesë, deri në ditën që Noeja hyri në arkë dhe nuk ia vunë veshin, derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu tej të gjithë ata, kështu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.»—Mateu 24:3, 38, 39, BR.
Vini re se Jezui përmendi ngrënien, pirjen dhe martesën. Asnjë nga këto gjëra në vetvete nuk është e gabuar në sytë e Jehovait. Atëherë çfarë ishte e gabuar? Njerëzit në ditët e Noes «nuk ia vunë veshin», duke bërë një jetë të përqendruar në rutinën e tyre normale. Në kohë urgjence, nuk mund të bëhet një jetë «normale». Pasi të keni ikur ose të jeni shkëputur nga bota e sotme e dënuar, duhet të luftoni çdo 1. Korintasve 7:31) Ndoshta do të keni mundësi të endeni jashtë zonës së sigurt frymësisht dhe të ktheheni prapë pa u dëmtuar e madje pa e vënë re njeri. Por kjo mund t’ju jepte guxim dhe të bënte që të ktheheshit prapë në botë, duke qëndruar në të një çikë më shumë. Shpejt, mund të zhvillohej te ju qëndrimi: «Fundi s’ka për të ardhur sot.»
nxitje për t’u kthyer prapa, për të përfituar nga ndonjë gjë që mund të nxirret prej saj. (Gjithashtu, mendoni për tre shoferët e taksive që humbën jetën duke pritur reporterët dhe kameramanët, kur rrjedha vullkanike vërshoi nëpër shpatin e malit. Sot disa veta mund të shoqërohen me të tjerë që kanë guxuar të kthehen prapë në botë. Cilado qoftë arsyeja, është e qartë se nuk ia vlen të rrezikojmë duke i lejuar vetes të ndikohemi për t’u kthyer në zonën e rrezikut.
Që të gjitha viktimat e shpërthimit në malin Fugen e kaluan vijën mbrojtëse dhe hynë në zonën e rrezikut. Edhe pse pritnin që mali të shpërthente një ditë, askush nuk mendoi se do të ndodhte pikërisht atë ditë. Duke vërejtur shenjën e përfundimit të sistemit të gjërave, shumë presin që dita e Jehovait të vijë ndonjë ditë, por ndoshta jo shpejt. Disa madje mendojnë se ajo ditë nuk mund të jetë kurrë «sot». Një qëndrim i tillë është vërtet i rrezikshëm.
«Dita e Jehovait do të vijë si një vjedhës»,—paralajmëroi apostulli Pjetër. Duhet të jemi syçelë, «duke pritur e duke mbajtur mirë në mend praninë e ditës së Jehovait», duke ‘bërë të pamundurën që së fundi të gjendemi prej tij të panjollë, të patëmetë e në paqe’. (2. Pjetrit 3:10-14, BR) Pas shkatërrimit të sistemit të tanishëm të lig të gjërave, na pret një tokë parajsore nën Mbretërinë e Perëndisë. Mos u tundofshim kurrë që të guxojmë të hyjmë në zonën e rrezikut, për çfarëdo arsye që mund të sajojë mendja jonë, pasi dita kur do të kalojmë vijën për t’u kthyer prapë në botë, mund të jetë dita e Jehovait!
Gjeni strehim te populli i Jehovait dhe qëndroni me ta.
[Figurat në faqen 7]
Gjeni strehim te populli i Jehovait dhe qëndroni me ta
[Burimi i figurës në faqen 4]
Iwasa/Sipa Press