«Kërkoni Jehovain dhe forcën e tij»
«Kërkoni Jehovain dhe forcën e tij»
«Për sa i përket Jehovait, sytë e tij enden nëpër të gjithë tokën, për të treguar forcën e tij në dobi të atyre, zemra e të cilëve është e plotë ndaj tij.»—2. KRONIKAVE 16:9, BR.
1. Çfarë është fuqia dhe si e kanë përdorur njerëzit atë?
FUQIA mund të nënkuptojë disa gjëra, si për shembull: të kesh kontroll, autoritet ose ndikim mbi të tjerët; të kesh aftësi për të vepruar ose për të prodhuar një efekt; të kesh forcë fizike, pushtet; ose të kesh efektshmëri mendore a morale. Njerëzit nuk kanë kujtime të mira, për sa i përket ushtrimit të fuqisë. Lord Akton, një historian, duke folur për fuqinë që kanë në duar politikanët, tha: «Pushteti ka prirjen t’i korruptojë njerëzit dhe, kur ai është absolut, korrupton tërësisht.» Historia moderne ka plot shembuj që tregojnë të vërtetën universale të fjalëve të Lord Aktonit. Gjatë shekullit të 20-të, ‘njeriu ka sunduar mbi tjetrin për ta dëmtuar’ si kurrë më parë. (Predikuesi [Eklisiastiu] 8:9) Diktatorë të korruptuar kanë abuzuar rëndë me pushtetin e tyre dhe kanë marrë miliona jetë njerëzish. Fuqia është e rrezikshme, nëse nuk kontrollohet nga dashuria, nga mençuria dhe nga drejtësia.
2. Shpjegoni se si ndikojnë cilësitë e tjera hyjnore në mënyrën se si e përdor Jehovai fuqinë e tij.
2 Ndryshe nga shumë njerëz, Perëndia e përdor gjithnjë për mirë fuqinë e vet. «Për sa i përket Jehovait, sytë e tij enden në të gjithë tokën, për të treguar forcën e tij në dobi të atyre, zemra e të cilëve është e plotë ndaj tij.» (2. Kronikave 16:9, BR) Jehovai e drejton fuqinë e vet në mënyrë të kontrolluar. Durimi po e përmban Perëndinë nga ekzekutimi që do t’u bëjë të ligjve, për t’u dhënë atyre mundësi që të pendohen. Dashuria e shtyn atë që ta bëjë diellin të shndritë mbi çdo lloj njeriu: mbi të drejtët dhe mbi të padrejtët. Drejtësia do ta shtyjë atë, përfundimisht, që ta përdorë fuqinë e tij të pakufishme për të asgjësuar atë që ka mjetin për të shkaktuar vdekje, Satana Djallin.—Mateu 5:44, 45; Hebrenjve 2:14; 2. Pjetrit 3:9.
3. Përse fuqia e plotfuqishme e Perëndisë është një arsye për të pasur besim tek ai?
3 Fuqia mahnitëse e Atit tonë qiellor është një arsye për të pasur besim dhe siguri në premtimet dhe në mbrojtjen e tij. Kur është mes njerëzve të panjohur, një fëmijë i vogël ndihet i sigurt duke i kapur dorën të atit, pasi e di që babai nuk do të lejojë që ndokush ta dëmtojë. Në mënyrë të ngjashme, Ati ynë qiellor, ai që është «i fuqishëm për të shpëtuar», do të na mbrojë nga dëmtimet e përhershme, nëse ecim me të. (Isaia 63:1; Mikea 6:8) Gjithashtu, si një Atë i mirë, Jehovai i përmbush gjithnjë premtimet e veta. Fuqia e tij e pakufishme është garanci se ‘fjala e tij do të ketë sukses të sigurt në atë për të cilën e ka dërguar’.—Isaia 55:11, BR; Titit 1:2.
4, 5. (a) Cili qe rezultati kur mbreti Asa pati besim të patundur te Jehovai? (b) Çfarë mund të ndodhë, nëse mbështetemi në zgjidhje njerëzore për problemet tona?
4 Përse është kaq e rëndësishme që të jemi të vendosur për të mos e harruar mbrojtjen e Atit tonë qiellor? Sepse ka mundësi që rrethanat të na e zënë frymën dhe të harrojmë se ku gjendet siguria jonë e vërtetë. Kjo shihet nga shembulli i mbretit Asa, një njeri që, në përgjithësi, kishte besim te Jehovai. Gjatë mbretërimit të Asës, Judën e sulmoi një forcë ushtarake me një milion etiopas. Duke e kuptuar se armiqtë e tij kishin epërsi nga ana ushtarake, Asa u lut: «O Zot, nuk ka njeri veç teje që mund të ndihmojë në luftimet midis një të fuqishmi dhe atij që i mungon forca. Na ndihmo, o Zot, Perëndia ynë, sepse 2. Kronikave 14:11) Jehovai ia plotësoi kërkesën Asës dhe i dha një fitore vendimtare.
ne mbështetemi te ti dhe dalim kundër kësaj shumice në emrin tënd. O Zot, ti je Perëndia ynë; mos lejo që njeriu të ta kalojë [të ruajë forcë kundër teje, BR]!» (5 Gjithsesi, pas shumë vjetësh shërbimi besnik, siguria e Asës në fuqinë shpëtuese të Jehovait u lëkund. Për të shmangur një kërcënim ushtarak nga mbretëria veriore e Izraelit, ai iu drejtua Sirisë për ndihmë. (2. Kronikave 16:1-3) Ndonëse ryshfeti që i dha mbretit sirian Ben-Hadad solli si rezultat heqjen e kërcënimit që i bëri Izraeli Judës, besëlidhja e Asës me Sirinë tregoi se atij i mungonte siguria te Jehovai. Qëllimisht, profeti Hanan e pyeti: «A nuk ishin vallë Etiopasit dhe Libianët një ushtri e pamasë me një numër shumë të madh qerresh dhe kalorësish? Megjithatë, meqenëse ishe mbështetur te Zoti, ai i dha në duart e tua.» (2. Kronikave 16:7, 8) Gjithsesi, Asa e refuzoi këtë qortim. (2. Kronikave 16:9-12) Kur hasim probleme, le të mos mbështetemi në zgjidhje njerëzore. Në vend të kësaj, le të shfaqim siguri te Perëndia, sepse besimi në fuqinë e njerëzve do të na çojë në mënyrë të pashmangshme në zhgënjim!—Psalmi 146:3-5.
Të kërkojmë fuqinë që jep Jehovai
6. Përse duhet të ‘kërkojmë Jehovain dhe forcën e tij’?
6 Jehovai mund t’u japë fuqi dhe mund t’i mbrojë shërbëtorët e tij. Bibla na nxit të ‘kërkojmë Zotin dhe forcën e tij’. (Psalmi 105:4) Përse? Sepse kur i bëjmë gjërat me forcën e Perëndisë, fuqia jonë do të përdoret në dobi e jo në dëm të të tjerëve. Asgjëkundi nuk gjejmë një shembull më të mirë të kësaj, sesa shembullin e Jezu Krishtit, i cili kreu shumë mrekulli me ‘fuqinë e Zotit’. (Luka 5:17) Jezui fare mirë mund t’i ishte përkushtuar synimit për t’u bërë i pasur, i famshëm ose edhe një mbret i gjithëfuqishëm. (Luka 4:5-7) Në vend të kësaj, fuqinë që i dha Perëndia ai e përdori për të stërvitur e për të mësuar, për të ndihmuar e për të shëruar. (Marku 7:37; Gjoni 7:46) Sa shembull i shkëlqyer për ne!
7. Çfarë cilësie jetësore zhvillojmë, kur i bëjmë gjërat me forcën e Perëndisë, në vend që t’i bëjmë me forcën tonë?
7 Për më tepër, kur i bëjmë gjërat me «forcën që jep Perëndia», kjo do të na ndihmojë që të mbetemi të përulur. (1. Pjetrit 4:11) Njerëzit që e kërkojnë fuqinë te vetja bëhen arrogantë. Një rast i tillë është mbreti asirian Esar-Hadoni, i cili me mburrje deklaroi: «Jam i fuqishëm, jam i gjithëfuqishëm, jam hero, jam gjigand, jam kolosal.» Në kontrast, Jehovai «zgjodhi gjërat e dobëta të botës, që të turpërojë gjërat e forta». Prandaj, nëse një i krishterë i vërtetë mburret, ai mburret për Jehovain, sepse e di që nuk i ka bërë me forcat e tij ato që ka arritur. ‘Përulja nën dorën e fuqishme të Perëndisë’ do të na sjellë lartësim të vërtetë.—1. Korintasve 1:26-31, BR; 1. Pjetrit 5:6.
8. Çfarë duhet të bëjmë së pari për të marrë fuqi nga Jehovai?
8 Si marrim forcë nga Perëndia? Para së gjithash, duhet ta kërkojmë këtë forcë në lutje. Jezui i siguroi dishepujt se Ati do t’u jepte frymën e shenjtë atyre që do t’ia kërkonin. (Luka 11:10-13) Shqyrtoni se si kjo i mbushi me fuqi dishepujt e Krishtit, kur zgjodhën t’i bindeshin Perëndisë në vend të udhëheqësve fetarë, që i kishin urdhëruar të mos dëshmonin më për Jezuin. Kur u lutën për ndihmën e Jehovait, lutja e sinqertë që bënë u dëgjua, dhe fryma e shenjtë u dha fuqi që të vazhdonin ta predikonin lajmin e mirë me guxim.—Veprat 4:19, 20, 29-31, 33.
9. Përmendni një burim të dytë force frymore dhe citoni një shembull biblik për të treguar sa i efektshëm është ky burim.
9 Së dyti, mund të marrim forcë frymore nga Bibla. (Hebrenjve 4:12) Fuqia e fjalës së Perëndisë u bë e dukshme gjatë ditëve të mbretit Josia. Edhe pse ky mbret jude i kishte hequr tashmë idhujt paganë nga vendi, zbulimi i papritur i Ligjit të Jehovait në tempull e motivoi atë që ta intensifikonte këtë program pastrimi. * Pasi Josia ia kishte lexuar personalisht Ligjin popullit, i tërë kombi bëri një besëlidhje me Jehovain dhe u fillua një fushatë e dytë, më e fuqishme, kundër idhujtarisë. Rezultati i shkëlqyer i reformës së Josisë ishte se gjatë «gjithë jetës së tij ata nuk hoqën dorë së ndjekuri Zotin».—2. Kronikave 34:33.
10. Cila është një mënyrë e tretë për të marrë forcë nga Jehovai dhe përse është jetësore ajo?
10 Së treti, marrim forcë nga Jehovai me anë të shoqërisë së krishterë. Pavli i inkurajoi të krishterët që t’i ndiqnin rregullisht mbledhjet, për t’u «nxitur për dashuri dhe vepra të mira», si edhe për të inkurajuar njëri-tjetrin. (Hebrenjve 10:24, 25) Kur Pjetri u lirua nga burgu me anë të një mrekullie, ai dëshironte të ishte me vëllezërit e tij, kështu që shkoi drejt e te shtëpia e nënës së Gjon Markut, ku «shumë vëllezër ishin mbledhur dhe po luteshin». (Veprat 12:12) Sigurisht, secili prej tyre mund të kishte qëndruar në shtëpinë e vet dhe të ishte lutur. Por ata kishin zgjedhur të ishin bashkë për t’u lutur dhe për të inkurajuar njëri-tjetrin, gjatë asaj periudhe të vështirë. Afër fundit të udhëtimit të tij të gjatë e të rrezikshëm për në Romë, Pavli u takua me disa vëllezër në Puteoli dhe më vonë me të tjerë që kishin udhëtuar për t’u takuar me të. Reagimi i tij? «Pali, kur i pa [këta të fundit], e falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.» (Veprat 28:13-15) Ai u forcua duke qenë përsëri me të bashkëkrishterët. Edhe ne marrim forcë nga shoqërimi me të bashkëkrishterët. Për sa kohë që kemi lirinë dhe mundësinë për t’u shoqëruar me njëri-tjetrin, nuk duhet të përpiqemi të ecim të vetëm përgjatë rrugës së ngushtë që të çon në jetë.—Fjalët e urta (Proverbat) 18:1; Mateu 7:14.
11. Përmendni disa rrethana ku nevojitet veçanërisht «fuqia përtej asaj që është normale».
11 Kur, në mënyrë të rregullt, lutemi, studiojmë Fjalën e Perëndisë dhe shoqërohemi me bashkëbesimtarët, ne «vazhdojmë të marrim fuqi në Zotërinë dhe në fuqinë e forcës së tij». (Efesianëve 6:10, BR) Pa dyshim, që të gjithë kemi nevojë për «fuqi në Zotërinë». Disa vuajnë nga sëmundjet dobësuese, të tjerë nga efektet dërrmuese të moshës së thyer ose nga humbja e shokut të jetës. (Psalmi 41:3) Të tjerë akoma durojnë kundërshtimin e një bashkëshorti jobesimtar. Prindërve, e sidomos atyre të vetëm, mund t’u duket një përgjegjësi sfilitëse të bëjnë një punë 8-orëshe, ndërsa rritin fëmijët e tyre. Të krishterët e rinj në moshë kanë nevojë për forcë që t’i bëjnë ballë presionit të bashkëmoshatarëve dhe t’i thonë jo drogës e imoralitetit. Askush nuk duhet të ngurrojë t’i kërkojë Jehovait ‘fuqinë përtej asaj që është normale’, për të përballuar sfida të tilla.—2. Korintasve 4:7, BR.
«I jep forcë të lodhurit»
12. Si na mbështet Jehovai në shërbimin e krishterë?
12 Më tej, Jehovai u jep fuqi shërbëtorëve të tij, kur kryejnë shërbimin e tyre. Në profecinë e Isaisë lexojmë: «Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. . . . Ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur.» (Isaia 40:29-31) Vetë apostulli Pavël mori fuqi për të kryer shërbimin e tij. Si rezultat, shërbimi i tij ishte i efektshëm. Ai u shkroi të krishterëve në Selanik: «Ungjilli ynë nuk erdhi deri te ju vetëm me fjalë, por edhe me fuqi dhe me frymë të shenjtë.» (1. Thesalonikasve [Selanikasve] 1:5) Predikimi dhe mësimdhënia e tij kishin fuqi për të bërë ndryshime të mëdha në jetën e atyre që e dëgjonin.
13. Çfarë e forcoi Jereminë që të ngulmonte, me gjithë kundërshtimin?
Jeremia 20:9) Çfarë i dha atij fuqi të përtërirë, përballë kaq shumë vështirësive? «Jehovai ishte me mua si një i fuqishëm i tmerrshëm»,—tha Jeremia. (Jeremia 20:11, BR) Çmueshmëria e Jeremisë për rëndësinë jetësore të mesazhit të tij dhe për caktimin që i kishte dhënë Perëndia, e bëri që të reagonte ndaj inkurajimit të Jehovait.
13 Kur ballafaqohemi me një frymë indiferente në territor, ku mund të kemi predikuar vazhdimisht për vite të tëra dhe ku ka pasur pak reagim, mund të na lëshojë zemra. Në mënyrë të ngjashme, Jeremia u ndie i shkurajuar nga kundërshtimi, nga talljet dhe nga apatia që ndeshi. «Nuk do ta përmend më [Perëndinë] dhe nuk do të flas më në emër të tij»,—tha ai me vete. Por nuk mund të rrinte në heshtje. Mesazhi i tij «ishte . . . si një zjarr flakërues, i mbyllur në kockat [e tij]». (Fuqi për të lënduar dhe fuqi për të shëruar
14. (a) Sa e fuqishme është gjuha? (b) Jepni shembuj për të treguar dëmin që mund të shkaktojë gjuha.
14 Jo çdo fuqi që kemi, vjen drejtpërdrejt nga Perëndia. Gjuha, për shembull, ka fuqi si për të lënduar, ashtu edhe për të shëruar. «Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës»,—paralajmëron Solomoni. (Fjalët e urta 18:21) Pasojat që rrodhën nga biseda e shkurtër e Satanait me Evën tregojnë se sa shkretim mund të sjellin fjalët. (Zanafilla 3:1-5; Jakobit 3:5) Edhe ne mund të shkaktojmë shumë dëme me gjuhën. Vërejtjet përçmuese për peshën e një vajze mund ta çojnë atë në rrugën e anoreksisë. Përsëritja e pamenduar e ndonjë shpifjeje mund të prishë një miqësi të gjatë. Tamam, gjuha ka nevojë për kontroll.
15. Si mund ta përdorim gjuhën për të ndërtuar dhe për të shëruar?
15 Megjithatë, gjuha mund edhe të ndërtojë, përveçse të rrënojë. Proverbi biblik thotë: «Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.» (Fjalët e urta 12:18) Të krishterët e mençur e përdorin fuqinë e gjuhës për të ngushëlluar të dëshpëruarit dhe ata, të cilëve u ka vdekur një njeri i dashur. Fjalët me empati mund të inkurajojnë adoleshentët që po luftojnë kundër presionit të dëmshëm të bashkëmoshatarëve. Një gjuhë që flet me maturi mund t’i sigurojë vëllezërit e moshuar dhe motrat e moshuara se kemi ende nevojë për ta dhe i duam ende. Fjalët dashamirëse mund t’ua ndriçojnë ditën atyre që janë të sëmurë. Mbi të gjitha, gjuhën mund ta përdorim për të ndarë mesazhin e fuqishëm të Mbretërisë me tërë ata që do të kenë dëshirë ta dëgjojnë. Të shpallim Fjalën e Perëndisë është brenda fuqive tona, nëse vëmë zemrën në këtë vepër. Bibla thotë: «Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.»—Fjalët e urta 3:27.
Përdorimi i duhur i fuqisë
16, 17. Kur ushtrojnë autoritetin që u ka dhënë Perëndia, si mund ta imitojnë Jehovain pleqtë, prindërit, burrat dhe gratë?
16 Edhe pse është i plotfuqishëm, Jehovai sundon me dashuri mbi kongregacionin. (1. Gjonit 4:8) Duke e imituar atë, mbikëqyrësit e krishterë kujdesen me dashuri për kopenë e Perëndisë, duke e përdorur autoritetin e tyre e jo duke abuzuar me të. Vërtet, disa herë mbikëqyrësve u duhet të ‘qortojnë me prova, të heqin vërejtje, të nxitin’, por këtë e bëjnë «me çdo shpirtmadhësi dhe art mësimdhënieje». (2. Timoteut 4:2, BR) Prandaj, pleqtë meditojnë vazhdimisht rreth fjalëve që u shkroi apostulli Pjetër atyre me autoritet në kongregacion: «Kulloteni kopenë e Perëndisë që është lënë në kujdesin tuaj, jo me detyrim, por vullnetarisht; as nga dashuria për fitim të pandershëm, por me zell; as sikur të jeni zotër mbi ata që janë trashëgimi e Perëndisë, por duke u bërë shembuj për kopenë.»—1. Pjetrit 5:2, 3, BR; 1. Thesalonikasve 2:7, 8.
17 Prindërit dhe burrat kanë, gjithashtu, autoritet nga Jehovai dhe kjo fuqi duhet përdorur për të ndihmuar, për të ushqyer e për të ruajtur. (Efesianëve 5:22, 28-30; 6:4) Shembulli i Jezuit tregon se autoriteti mund të ushtrohet me efektshmëri në një mënyrë të dashur. Nëse disiplina është e ekuilibruar dhe e vazhdueshme, fëmijët nuk i lëshon zemra. (Kolosianëve 3:21) Martesa forcohet, kur një burrë i krishterë e ushtron me dashuri kryesinë e tij dhe kur një grua e respekton thellësisht burrin, kreun e saj, në vend që të shkojë përtej fushës së ndikimit që i ka caktuar Perëndia, për të sunduar ose që t’i dalë e saja.—Efesianëve 5:28, 33; 1. Pjetrit 3:7.
18. (a) Si duhet ta imitojmë shembullin e Jehovait në kontrollimin e zemërimit? (b) Çfarë duhet të përpiqen të nxitin personat me autoritet tek ata që janë nën kujdesin e tyre?
18 Ata që kanë autoritet në familje dhe në kongregacion duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për ta kontrolluar zemërimin e tyre, pasi zemërimi nxit frikën e jo dashurinë. Profeti Naum tha: «Zoti është i ngadalshëm në zemërim dhe pushtetmadh.» (Nahumi [Naumi, BR] 1:3; Kolosianëve 3:19) Kur e kontrollojmë zemërimin tonë, kjo është shenjë force, kurse kur e shfrejmë zemërimin, kjo është provë dobësie. (Fjalët e urta 16:32) Si në familje, ashtu edhe në kongregacion, synimi është të nxitim dashurinë: dashurinë për Jehovain, dashurinë për njëri-tjetrin dhe dashurinë për parimet e drejta. Dashuria është lidhja më e fortë e bashkimit dhe motivi më i fortë për të bërë atë që është e drejtë.—1. Korintasve 13:8, 13; Kolosianëve 3:14.
19. Çfarë sigurie ngushëlluese na jep Jehovai dhe si duhet të reagojmë ne?
19 Të njohim Jehovain do të thotë të kuptojmë fuqinë e tij. Nëpërmjet Isaisë, Jehovai tha: «Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës, nuk mundohet dhe nuk lodhet.» (Isaia 40:28) Fuqia e Jehovait është e pashtershme. Nëse mbështetemi tek ai dhe jo te vetja jonë, ai nuk do të na braktisë. Ai na siguron: «Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë të drejtësisë sime.» (Isaia 41:10) Si duhet të reagojmë ndaj kujdesit të tij të dashur? Ashtu si Jezui, le ta përdorim gjithnjë për të ndihmuar dhe për të ndërtuar, çfarëdolloj fuqie që na jep Jehovai! Ta kontrollojmë gjuhën tonë, që ajo të shërojë e jo të lëndojë! Po, qëndrofshim gjithnjë zgjuar frymësisht, të palëkundur në besim dhe u bëfshim të fuqishëm me fuqinë e Krijuesit tonë të Madh, Perëndisë Jehova!—1. Korintasve 16:13.
[Shënimi]
^ par. 9 Me sa duket, judenjtë zbuluan kopjen origjinale të Ligjit të Moisiut, e cila ishte vendosur në tempull shekuj më parë.
A mund të shpjegoni?
• Si e përdor Jehovai fuqinë e tij?
• Në cilat mënyra mund ta marrim fuqinë e Jehovait?
• Si duhet ta përdorim fuqinë e gjuhës?
• Si mund të jetë një bekim autoriteti që jep Perëndia?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 15]
Jezui e përdori forcën që i dha Jehovai për të ndihmuar të tjerët
[Figurat në faqen 17]
Të shpallim Fjalën e Perëndisë është brenda fuqive tona, nëse vëmë zemrën në këtë vepër