Ata që luftojnë kundër Perëndisë nuk do të triumfojnë!
Ata që luftojnë kundër Perëndisë nuk do të triumfojnë!
«Ata do të luftojnë me siguri kundër teje, por nuk do të triumfojnë mbi ty.»—JEREMIA 1:19, BR.
1. Cilin caktim mori Jeremia dhe për sa kohë vazhdoi vepra e tij?
JEHOVAI e caktoi të riun Jeremia që të ishte profet për kombet. (Jeremia 1:5) Kjo ndodhi në kohën kur në Judë mbretëronte mbreti i mirë Josia. Shërbimi i Jeremisë si profet vazhdoi gjatë gjithë periudhës së trazuar që i parapriu pushtimit të Jerusalemit nga Babilonia dhe kur popullin e Perëndisë e çuan në mërgim.—Jeremia 1:1-3.
2. Si i dha Jehovai guxim Jeremisë dhe çfarë do të nënkuptonte të luftoje kundër atij profeti?
2 Mesazhet e gjykimit që duhej të shpallte Jeremia do të provokonin me siguri kundërshtim. Prandaj, Perëndia e forcoi atë për gjërat që e pritnin. (Jeremia 1:8-10) Për shembull, gjendja shpirtërore e profetit u forcua nga fjalët: «Ata do të luftojnë me siguri kundër teje, por nuk do të triumfojnë mbi ty, sepse ‘unë jam me ty,—është thënia e Jehovait,—për të të çliruar’.» (Jeremia 1:19, BR) Të luftoje kundër Jeremisë do të nënkuptonte të luftoje kundër Perëndisë. Sot Jehovai ka një grup shërbëtorësh ngjashëm një profeti, vepra e të cilëve është e ngjashme me atë të Jeremisë. Ashtu si ai, ata shpallin me guxim fjalën profetike të Perëndisë. Ky mesazh ndikon te të gjithë individët dhe kombet, për mirë ose për keq, në varësi të reagimit të tyre ndaj tij. Si në kohën e Jeremisë, ka nga ata që luftojnë kundër Perëndisë, duke iu kundërvënë shërbëtorëve të tij dhe aktiviteteve të tyre të caktuara në mënyrë hyjnore.
Shërbëtorët e Jehovait, objekt sulmi
3. Përse kanë qenë objekt sulmi shërbëtorët e Jehovait?
3 Që në fillim të shekullit të 20-të populli i Jehovait ka qenë objekt sulmi. Në shumë vende, njerëz me qëllime të liga janë përpjekur ta pengojnë, po, ta bëjnë të heshtë, shpalljen e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Ata i ka nxitur Kundërshtari ynë kryesor, Djalli, i cili «sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë». (1. Pjetrit 5:8) Pas përfundimit të ‘kohëve të caktuara të kombeve’ në vitin 1914, Perëndia e vendosi Birin e tij si Mbretin e ri të tokës, duke i dhënë urdhrin: «Shko e nënshtro në mes të armiqve të tu.» (Luka 21:24, BR; Psalmi 110:2, BR) Duke ushtruar pushtetin e tij, Krishti e dëboi Satanain nga qielli dhe e kufizoi në afërsi të tokës. Duke e ditur se koha që i ka mbetur është e shkurtër, Djalli e shfryn zemërimin e tij mbi të krishterët e mirosur dhe shokët e tyre. (Zbulesa 12:9, 17) Cilat kanë qenë rezultatet e sulmeve të përsëritura të atyre që luftojnë kundër Perëndisë?
4. Çfarë sprovash pati populli i Jehovait gjatë periudhës së Luftës I Botërore, por çfarë ndodhi në vitet 1919 dhe 1922?
4 Gjatë Luftës I Botërore, shërbëtorët e mirosur të Jehovait hasën shumë sprova besimi. I tallën, shpifën kundër tyre, i ndoqën turma të egërsuara njerëzish dhe i rrahën. Siç kishte parathënë Jezui, ata u bënë «objekt urrejtjeje Mateu 24:9, BR) Në valën e histerisë së luftës, armiqtë e Mbretërisë së Perëndisë përdorën një taktikë që ishte përdorur edhe kundër Jezu Krishtit. Në mënyrë të rreme ata e damkosën popullin e Jehovait si nxitës kryengritjesh dhe goditën drejt e në zemër të organizatës së dukshme të Perëndisë. Në maj të vitit 1918, u lëshuan mandate federale për arrestimin e presidentit të Shoqatës Watch Tower, Xh. F. Radhërford dhe të shtatë bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Këtyre tetë burrave u dhanë dënime të rënda me burgim dhe i dërguan në burgun federal të Atlantës, në Xhorxhia, SHBA. Nëntë muaj më vonë i liruan. Në majin e 1919-s gjykata qarkore e apelit deklaroi se të pandehurve nuk u ishte bërë gjykim i paanshëm dhe për këtë arsye vendimi u anulua. Çështja u shty për një herë tjetër, por më vonë qeveria e tërhoqi padinë dhe vëllai Radhërford me bashkëpunëtorët e tij u shfajësuan plotësisht. Ata i rifilluan aktivitetet e tyre, dhe kongreset e mbajtur në Sidër-Point, Ohajo, në vitet 1919 dhe 1922 i dhanë një shtysë të re veprës së predikimit të Mbretërisë.
nga të gjitha kombet». (5. Çfarë mund të themi për Dëshmitarët e Jehovait që jetonin në Gjermaninë naziste?
5 Në vitet 30 të shekullit të 20-të u shfaqën diktaturat, dhe Gjermania, Italia e Japonia u bashkuan për të formuar fuqitë e Boshtit. Në fillim të asaj dekade, persekutimi barbar kundër popullit të Perëndisë mori hov, veçanërisht në Gjermaninë naziste. U vunë ndalime. Persekutuesit kontrollonin shtëpitë dhe arrestonin banorët e tyre. Mijëra prej tyre i degdisnin në kampet e përqendrimit, për faktin se refuzonin të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Lufta kundër Perëndisë dhe popullit të tij kishte si qëllim të zhdukte Dëshmitarët e Jehovait nga vendet ku vepronte ai sundim totalitar. * Kur Dëshmitarët iu drejtuan gjykatave në Gjermani për të mbrojtur të drejtat e tyre, Ministria e Drejtësisë e Rajhut, për t’u siguruar që ata të mos fitonin, përgatiti një raport të stërgjatë. Aty thuhej: «Gjykatat nuk duhet të dështojnë në punën e tyre për shkak të gjërave që duken thjesht formalitete ligjore, por duhet të kërkojnë dhe të gjejnë mënyra, me gjithë vështirësitë formale, për të përmbushur detyrat e tyre të larta.» Kjo do të thoshte se nuk mund të kishte drejtësi. Nazistët pohonin se aktivitetet e Dëshmitarëve të Jehovait ishin të dëmshme ose armiqësore dhe ‘turbullonin strukturën nacional-socialiste’.
6. Çfarë përpjekjesh u bënë për të ndalur veprën tonë gjatë Luftës II Botërore dhe pas saj?
6 Gjatë Luftës II Botërore, ndaj popullit të Perëndisë u vendosën ndalime dhe kufizime në Australi, në Kanada dhe në vende të tjera që përfshiheshin në Komonuelthin Britanik: në Afrikë, në Azi dhe në ishuj të Karaibeve e të Paqësorit. Në Shtetet e Bashkuara, armiqtë me influencë dhe njerëzit e keqinformuar sollën ‘trazira të kurdisura me anë të dekretit’. (Psalmi 94:20, BR) Por, çështjet që kishin të bënin me nderimin e flamurit dhe dekretet e komuniteteve që ndalonin predikimin shtëpi më shtëpi u mbrojtën nëpër gjykata, dhe vendimet e favorshme gjyqësore në Shtetet e Bashkuara ndërtuan një mur mbrojtës në mbështetje të lirisë së adhurimit. Falë Jehovait, përpjekjet e armiqve nuk triumfuan. Kur mbaroi lufta në Evropë, ndalimet u hoqën. Mijëra Dëshmitarë të mbajtur robër në kampet e përqendrimit u liruan, por lufta nuk kishte mbaruar. Menjëherë pas Luftës II Botërore filloi Lufta e Ftohtë. Vendet e Evropës Lindore ushtruan presion të mëtejshëm mbi popullin e Jehovait. U ndërmorën veprime zyrtare për të ndërhyrë dhe për të ndaluar aktivitetet tona të dhënies së dëshmisë, për të ndaluar qarkullimin e literaturës biblike dhe për të penguar mbajtjen e asambleve publike. Shumë u burgosën ose u dërguan në kampet e punës.
Përpara me veprën e predikimit!
7. Çfarë kanë përjetuar Dëshmitarët e Jehovait vitet e fundit në Poloni, në Rusi dhe në vende të tjera?
7 Me kalimin e dekadave, vepra e predikimit të Mbretërisë u hap përsëri. Në vitin 1982, ndonëse ishte akoma nën regjimin komunist, Polonia
lejoi të mbaheshin kongrese njëditore. Në vitin 1985 atje u mbajtën kongrese ndërkombëtare. Më 1989 pasuan kongrese ndërkombëtare jashtëzakonisht të mëdha, me mijëra pjesëmarrës nga Rusia dhe nga Ukraina. Po atë vit Hungaria dhe Polonia i njohën ligjërisht Dëshmitarët e Jehovait. Në vjeshtën e 1989-s ra Muri i Berlinit. Disa muaj më vonë, u njohëm ligjërisht edhe në Gjermaninë Lindore dhe jo shumë kohë pas kësaj, në Berlin u mbajt një kongres ndërkombëtar. Në fillim të dekadës së fundit të shekullit të 20-të filluan të bëheshin përpjekje për t’i kontaktuar personalisht vëllezërit në Rusi. U kontaktuan disa zyrtarë në Moskë dhe në vitin 1991 Dëshmitarët e Jehovait u regjistruan ligjërisht. Që nga ajo kohë, në Rusi dhe në republikat që kishin qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik, vepra është rritur jashtëzakonisht.8. Çfarë ndodhi me popullin e Jehovait në 45 vjetët që pasuan përfundimin e Luftës II Botërore?
8 Ndërkohë që në disa vende persekutimi pushoi, në disa të tjera ai u shtua. Gjatë 45 vjetëve që pasuan fundin e Luftës II Botërore shumë vende refuzuan t’i njihnin ligjërisht Dëshmitarët e Jehovait. Veç kësaj, ndaj nesh ose ndaj aktiviteteve tona u vendosën ndalime në 23 vende në Afrikë, 9 në Azi, 8 në Evropë, 3 në Amerikën Latine dhe 4 në disa vende ishullore.
9. Çfarë kanë pësuar shërbëtorët e Jehovait në Malavi?
9 Duke filluar që nga viti 1967, Dëshmitarët e Jehovait në Malavi përjetuan një persekutim të egër. Për shkak të qëndrimit të tyre asnjanës si të krishterë të vërtetë, bashkëbesimtarët tanë në atë vend nuk blinin tesera partie. (Gjoni 17:16) Pas një mbledhjeje të Partisë Kongresi i Malavisë në vitin 1972, pati një rigjallërim të mizorisë. Vëllezërit u dëbuan nga shtëpitë dhe nuk u jepej më punë. Mijëra prej tyre u larguan nga vendi që të mos i vritnin. Por, a triumfuan ata që luftonin kundër Perëndisë dhe kundër popullit të tij? Aspak! Me ndryshimin e rrethanave, më 1999 në Malavi raportoi shërbimin një maksimum prej 43 767 lajmëtarësh të Mbretërisë dhe më shumë se 120 000 veta ishin të pranishëm në kongreset krahinore të mbajtura atje. Në kryeqytet është ndërtuar një zyrë e re dege.
Kërkojnë një pretekst
10. Siç ndodhi në rastin e Danielit, çfarë kanë bërë kundërshtarët e sotëm të popullit të Perëndisë?
10 Apostatët, klerikët dhe të tjerë nuk mund ta durojnë dot mesazhin tonë që vjen nga Fjala e Perëndisë. Nën presionin e disa qarqeve fetare të të ashtuquajturit krishterim, kundërshtarët kërkojnë ndonjë mënyrë të ashtuquajtur ligjore për të justifikuar luftën e tyre kundër nesh. Çfarë taktikash përdoren disa herë? Mirë, pra, çfarë bënë komplotistët për të sulmuar profetin Daniel? Te Danieli 6:4, 5 lexojmë: «Atëherë prefektët dhe satrapët kërkuan të gjenin një pretekst kundër Danielit lidhur me administrimin e mbretërisë, por nuk mundën të gjejnë asnjë pretekst apo korruptim, sepse ai ishte besnik dhe nuk mundën të gjejnë tek ai asnjë gabim apo korruptim. Atëherë këta njerëz thanë: ‘Nuk do të gjejmë kurrë ndonjë pretekst kundër Danielit, veçse po ta gjejmë kundër tij në vetë ligjin e Perëndisë të tij.’» Sot në mënyrë të ngjashme, kundërshtarët kërkojnë një pretekst. Ata bëjnë shumë zhurmë në lidhje me «kultet e rrezikshme» dhe përpiqen t’ua ngjitin këtë etiketë Dëshmitarëve të Jehovait. Duke përdorur paraqitje të shtrembëruara, trillime dhe mashtrime, sulmojnë adhurimin tonë dhe besnikërinë tonë ndaj parimeve hyjnore.
11. Çfarë pohimesh të rreme kanë bërë disa kundërshtarë të Dëshmitarëve të Jehovait?
11 Në disa vende, elementë fetarë e politikë nuk duan ta pranojnë faktin që ne praktikojmë ‘formën e adhurimit që është e pastër dhe e pandotur nga këndvështrimi i Perëndisë’. (Jakovit 1:27, BR) Edhe pse aktivitetet tona të krishtere kryhen në 234 vende, kundërshtarët pohojnë se ne nuk jemi një «fe e njohur». Pak para se të fillonte një kongres ndërkombëtar në vitin 1998, në një gazetë athinase citohej kleri ortodoks grek, i cili pohonte se «[Dëshmitarët e Jehovait] nuk janë një ‘fe e njohur’», megjithëse vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut flet për të kundërtën. Disa ditë më pas, në një gazetë tjetër, në të njëjtin qytet, citohej zëdhënësi i kishës që pohonte: «[Dëshmitarët e Jehovait] nuk mund të jenë ‘një kongregacion i krishterë’, pasi nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin e krishterë te personi i Jezu Krishtit.» Kjo është e habitshme, sepse, përveç Dëshmitarëve të Jehovait, asnjë grup tjetër fetar nuk e vë kaq shumë theksin tek imitimi i Jezuit.
12. Çfarë duhet të bëjmë, ndërsa zhvillojmë luftën tonë frymore?
12 Ne përpiqemi ta mbrojmë dhe ta vendosim lajmin e mirë me rrugë ligjore. (Filipianëve 1:7) Për më tepër, nuk do të bëjmë kompromis dhe nuk do ta dobësojmë besnikërinë tonë të patundur ndaj normave të Perëndisë për drejtësinë. (Titit 2:10, 12) Ashtu si Jeremia, ne ‘ngjeshim ijët tona dhe themi tërë ato që na urdhëron Perëndia’, duke mos lënë të na trembin ata që luftojnë kundër Perëndisë. (Jeremia 1:17, 18) Në Fjalën e Shenjtë të Jehovait na është treguar qartë rruga e duhur që duhet të ndjekim. Nuk duam kurrë të mbështetemi në «krahun prej mishi» që është i dobët ose të kërkojmë «strehë në hije të Egjiptit», domethënë, në këtë botë. (2. Kronikave 32:8; Isaia 30:3; 31:1-3) Ndërsa zhvillojmë luftën frymore, duhet të vazhdojmë të kemi besim te Jehovai me gjithë zemër, ta lëmë të drejtojë hapat tanë dhe të mos mbështetemi në kuptueshmërinë tonë. (Fjalët e urta [Proverbat] 3:5-7) Po të mos kemi mbështetjen e Jehovait dhe po të mos jetë ai vetë që të na mbrojë, e gjithë puna jonë do të jetë «e kotë».—Psalmi 127:1.
Të persekutuar, por nuk bëjnë kompromis
13. Përse mund të thuhet që sulmi satanik kundër Jezuit dështoi?
13 Shembulli më i madh për sa i përket devocionit pa kompromis ndaj Jehovait, është Jezui, të cilin e akuzuan në mënyrë të rreme për nxitje kryengritjeje dhe për prishje të rendit. Pasi e shqyrtoi çështjen e Jezuit, Pilati ishte i gatshëm ta lironte. Por turma, e shtyrë nga udhëheqësit fetarë, bërtiti duke kërkuar që Jezui të vihej në shtyllë, megjithëse ishte i pafajshëm. Ata kërkuan që në vend të tij të lirohej Baraba, një njeri që ishte futur në burg për nxitje kryengritjeje dhe për vrasje. Pilati u përpoq Luka 23:2, 5, 14, 18-25) Ndonëse Jezui vdiq në shtyllë, sulmi i urryer satanik kundër Birit të pafajshëm të Perëndisë dështoi plotësisht, sepse Jehovai e ringjalli Jezuin dhe e lartësoi në të djathtën e Tij. Pastaj, në Festën e Ditës së Pesëdhjetë në vitin 33 të e.s., me anë të Jezuit të lavdëruar u derdh fryma e shenjtë, duke themeluar kongregacionin e krishterë: ‘një krijim të ri’.—2. Korintasve 5:17, BR; Veprat 2:1-4.
përsëri t’ua kthente mendjen kundërshtarëve të paarsyeshëm, por më në fund u dorëzua para britmave të popullit. (14. Çfarë erdhi si rezultat kur elementët fetarë judenj vepruan kundër ithtarëve të Jezuit?
14 Pak kohë më pas, elementët fetarë i kërcënuan apostujt, por ata ithtarë të Krishtit nuk pushuan së foluri për gjërat që kishin parë e që kishin dëgjuar. Dishepujt e Jezuit u lutën: «Dhe tani, Zot, shqyrto kërcënimet e tyre dhe lejo që shërbëtorët e tu të kumtojnë fjalën tënde me plot çiltërsi [guxim, BR].» (Veprat 4:29) Jehovai iu përgjigj përgjërimit të tyre, duke i mbushur me frymën e shenjtë dhe duke i forcuar për të vazhduar shpalljen pa u trembur. Shpejt, apostujve iu dha përsëri urdhër të ndalnin predikimin, por Pjetri dhe apostujt e tjerë u përgjigjën: «Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.» (Veprat 5:29) Kërcënimet, arrestimet dhe fshikullimet nuk mund t’i pengonin që të zgjeronin aktivitetin e tyre të Mbretërisë.
15. Kush ishte Gamalieli dhe çfarë këshille u dha kundërshtarëve fetarë të ithtarëve të Jezuit?
15 Si reaguan krerët fetarë? «Ata u tërbuan dhe vendosën t’i vrasin [apostujt].» Por i pranishëm ishte një mësues i Ligjit me emrin Gamaliel, një farise, të cilin tërë populli e vlerësonte shumë. Duke i nxjerrë apostujt për disa çaste nga salla e Sinedrit, ai i këshilloi ata kundërshtarë fetarë: «Burra të Izraelit, mendohuni mirë për atë që do t’u bëni këtyre njerëzve. . . . Tani unë po ju them t’u rrini larg këtyre njerëzve dhe t’i lironi, sepse në qoftë se ky plan ose kjo vepër është prej njerëzve, ajo do të prishet, por nëse është prej Perëndisë, ju nuk mund ta prishni, sepse do të gjendeshit në luftë kundër vetë Perëndisë!»—Veprat 5:33-39.
Asnjë armë e sajuar kundër nesh nuk do të ketë sukses
16. Si do ta shprehnit me fjalët tuaja sigurinë që i jep Jehovai popullit të tij?
16 Këshilla e Gamalielit ishte me vend dhe ne e vlerësojmë kur dikush flet në dobinë tonë. Gjithashtu, e pranojmë se liria e adhurimit është mbështetur nga vendimet gjyqësore të marra nga gjykatës të paanshëm. Sigurisht, besnikëria jonë ndaj Fjalës së Perëndisë i sjell pakënaqësi klerit të të ashtuquajturit krishterim dhe udhëheqësve të tjerë të Babilonisë së Madhe, perandorisë botërore të fesë së rreme. (Zbulesa 18:1-3) Ndonëse ata dhe personat e ndikuar prej tyre, luftojnë kundër nesh, kemi këtë siguri: «‘Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje, ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Zotit [Jehovait, BR] dhe drejtësia e tyre vjen nga unë’,—thotë Zoti.»—Isaia 54:17.
17. Edhe pse kundërshtarët luftojnë kundër nesh, përse jemi të guximshëm?
17 Armiqtë tanë luftojnë pa shkak kundër nesh, por ne nuk e humbim guximin. (Psalmi 109:1-3) Nuk do t’i lejojmë kurrë ata që e urrejnë mesazhin tonë biblik të na frikësojnë për të bërë kompromis me besimin që kemi. Ndonëse presim që lufta jonë frymore të intensifikohet, e dimë rezultatin. Ashtu si Jeremia, do të përjetojmë përmbushjen e fjalëve profetike: «Ata do të luftojnë me siguri kundër teje, por nuk do të triumfojnë mbi ty, sepse ‘unë jam me ty,—është thënia e Jehovait,—për të të çliruar’.» (Jeremia 1:19, BR) Po, ne e dimë se ata që luftojnë kundër Perëndisë nuk do të triumfojnë!
[Shënimi]
^ par. 5 Shiko artikullin «Besimplotë e të patrembur përballë shtypjes naziste», faqet 24-28.
Si do të përgjigjeshit?
• Përse shërbëtorët e Jehovait kanë qenë objekt sulmi?
• Në cilat mënyra kanë luftuar kundërshtarët kundër popullit të Jehovait?
• Përse mund të jemi të sigurt se ata që luftojnë kundër Perëndisë nuk do të triumfojnë?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 17]
Jehovai e siguroi Jereminë se do të ishte me të
[Figura në faqen 18]
Të mbijetuar nga kampet e përqendrimit
[Figura në faqen 18]
Dhunë e turmave kundër Dëshmitarëve të Jehovait
[Figura në faqen 18]
Xh. F. Radhërford dhe bashkëpunëtorët e tij
[Figura në faqen 21]
Në rastin e Jezuit, ata që luftonin kundër Perëndisë nuk triumfuan