Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A ju kujtohet?

A ju ka pëlqyer leximi i numrave të fundit të Kullës së Rojës? Mirë, atëherë, provoni nëse mund t’u përgjigjeni pyetjeve vijuese:

Çfarë e bëri të lehtë që Krishtlindjet të adoptohen si festë në Kore?

Në Kore dhe në disa vende të tjera, ekzistonte një besim i lashtë për një perëndi të kuzhinës, për të cilin mendonin se në dhjetor vinte që nga oxhaku dhe sillte dhurata. Gjithashtu, pas Luftës II Botërore, ushtarët amerikanë shpërndanë dhurata dhe ndihma nëpër kishat vendëse.​—15/12, faqet 4, 5.

Në përmbushje të Isaisë 21:8, cilën «rojë» ka pasur Perëndia në kohën tonë?

Të krishterët e mirosur me frymë, duke shërbyer si klasa e rojës, i kanë vënë në dijeni njerëzit për domethënien e ngjarjeve botërore që përmbushin profecitë biblike. Gjithashtu, ata i kanë ndihmuar studentët e Biblës të identifikojnë dhe të shmangin doktrinat e praktikat jobiblike.​—1/1, faqet 8, 9.

Kush ishin «Vëllezërit Polakë»?

Ishin një grup i vogël fetar në Poloni, në shekujt e 16-të dhe të 17-të, të cilët i inkurajonin njerëzit që t’i përmbaheshin Biblës e prandaj hidhnin poshtë doktrina kryesore të kishës, siç janë: Triniteti, pagëzimi i foshnjave dhe zjarri i ferrit. Me kalimin e kohës, ata i persekutuan rëndë dhe i detyruan të shpërndaheshin në vende të tjera.​—1/1, faqet 21-23.

Përse duhen besuar profecitë biblike e jo parashikimet e astrologëve ose të shkencëtarëve të quajtur futurologë?

Njerëzit që pretendojnë se janë profetë dalin se janë të pasaktë, sepse shpërfillin Jehovain dhe Biblën. Vetëm profecitë e Biblës mund t’ju ndihmojnë të njihni si përputhen ngjarjet në qëllimin e Perëndisë, duke nxjerrë dobi të përhershme për veten dhe për familjen tuaj.​—15/1, faqja 3.

Cilat janë disa linja dëshmish që provojnë se po jetojmë në ditët e fundit?

Mund të shohim pasojat që vijnë pasi është hedhur Satanai nga qielli. (Zbulesa 12:9) Jetojmë në kohën e «mbretit» të fundit që përmendet në Zbulesën 17:9-11. Numri i të krishterëve vërtet të mirosur po zvogëlohet, e megjithatë, duket se disa prej tyre do të jenë ende në tokë kur të fillojë mjerimi i madh.​—15/1, faqet 12, 13.

Kur u shkrua libri i Habakukut dhe përse duhet të na interesojë ky libër?

Libri biblik u shkrua rreth vitit 628 p.e.s. Ai përmban gjykimin e Jehovait kundër Judës së lashtë dhe kundër Babilonisë. Gjithashtu, tregon gjykimin hyjnor që do të vijë së shpejti mbi sistemin e tanishëm të lig.​—1/2, faqe 8.

Në cilin vend në Bibël mund të gjejmë këshillat e mençura të një nëne për gratë e afta?

Kapitulli i fundit i librit të Fjalëve të urta, kapitulli 31, është një burim i shkëlqyer me këshilla të tilla.​—1/2, faqet 30, 31.

Përse mund të jemi mirënjohës që Jehovai na ka zbuluar «mendjen e Krishtit»? (1. Korintasve 2:16)

Nëpërmjet dokumentimit të Ungjijve, Jehovai na ka dhënë mundësi të mësojmë mendimet, ndjenjat, aktivitetet dhe përparësitë e Jezuit. Kjo mund të na ndihmojë t’i ngjajmë më shumë Jezuit, veçanërisht në theksin që i vëmë veprës jetëshpëtuese të predikimit.​—15/2, faqe 25.

A u përgjigjet sot Perëndia lutjeve?

Po. Edhe pse Bibla tregon se Perëndia nuk u përgjigjet të gjitha lutjeve, përvojat e ditëve tona tregojnë se shpesh ai u është përgjigjur njerëzve që janë lutur për ngushëllim dhe për ndihmë në çështje të tilla, si për të zgjidhur problemet martesore.​—1/3, faqet 3-7.

Çfarë mund të bëjmë për të marrë forcë nga Perëndia?

Mund ta kërkojmë këtë forcë në lutje, mund t’i drejtohemi Biblës për forcë frymore dhe mund të forcohemi me anë të shoqërisë së krishterë.​—1/3, faqet 15, 16.

Si mund t’i ndihmojnë prindërit fëmijët e tyre që të nxjerrin më shumë dobi nga mbledhjet e krishtere?

Mund t’i ndihmojnë fëmijët që të qëndrojnë zgjuar, ndoshta duke i vënë të marrin një sy gjumë më përpara. Mund t’i inkurajojnë fëmijët që të marrin «shënime», si për shembull, të shënojnë në një fletë sa herë përmenden fjalë ose emra të njohur.​—15/3, faqet 17, 18.

Cilat janë disa gjëra që mund të mësojmë nga shembulli i Jobit?

Jobi e vinte në radhë të parë marrëdhënien e tij me Perëndinë, ishte i drejtë kur trajtonte të tjerët, përpiqej të ishte besnik ndaj bashkëshortes së tij, tregoi interesim për gjendjen frymore të familjes dhe qëndroi besnik nën sprova.​—15/3, faqet 25-27.

A ka Bibla ndonjë kod të fshehtë që na jep mendjehollësi për mesazhet e koduara aty?

Jo. Pohimet për një kod të fshehtë imagjinar mund të bëhen, po ashtu, edhe për disa libra jofetarë. Kodet imagjinare në Bibël do të bëheshin të pakuptimtë nga ndryshimet drejtshkrimore në dorëshkrimet hebraike.​—1/4, faqet 30, 31.